Gazeta Shqiptare

Ramizi: Romani i Gjergj Zhejit, ndyrësirë, imoral, reaksionar, autori armik i partisë

Zbulohet letra e Ramiz Alisë e vitit 1978 për instruktor­ët e Komitetit Qendror, lidhur me romanin "Mosha e burrave", të shkrimtari­t Gjergj Zheji Diskutimi i Dritëroit: Romani i Zhejit është i gabuar që në embrion, ka ndikime frojdiste

- Dashnor Kaloçi

Gjergj Zheji me origjinë nga Zagoria e Gjirokastr­ës, njeri me kulturë të gjerë dhe njohës i disa gjuhëve të huaja, përkthyes e studiuesi i njohur i letërsisë, kritik dhe redaktor letrar në revistën "Nëntori" të Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, libretist në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe autor i disa librave si: "Rusha", "Muret e Krujës", "Pupagjeli dhe shokët e tij", etj., në fillimin e vitit 1979, u gjend përball një "cikloni" të paparë të ardhur prej kolegëve të tij të Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve, Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri" dhe personalis­ht Ramiz Alisë, sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH- së që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë­n e Partisë. Shkak për këtë gjë u bë romani i tij "Mosha e burrave", që ai e kishte dorëzuar në dorëshkrim në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Në qendër të këtij romani, apo më saktë "heroi kryesor i tij", ishte një djalë i ri gjimnazist, ( Kreshniku), i cili nga problemet familjare, pëson një krizë shpirtëror­e të rëndë, gjë e cila e çon atë pas alkoolit, duhanit, madje edhe duke tentuar të përdhunojë shoqen e tij të klasës. Mirëpo kjo gjë, pra vënia e një personazhi si Kreshniku me të tilla probleme si heroi kryesor i romanit, binte ndesh jo vetëm me realizmin socialist e moralin komunist, por edhe me gjithçka tjetër që propagando­nte Partia ( PPSH- ja), për "edukimin e masave". Dhe si rezultat, romani "Mosha e burrave" jo vetëm që nuk ka parë dritën e botimit, por Ramiz Alia e ka cilësuar atë libër si: "ndyrësirë, imoral, reaksionar" dhe autorin e tij, Gjergj Zhejin, si "armik të partisë" dhe ka kërkuar me ngulm, që Zheji të hiqet nga puna dhe të dërgohet si mësues në ndonjë fshat të largët. Duket që tërbimi i Ramizit ndaj Zhejit ka qenë mjaft i madh, pasi si rrallë në ndonjë dokument tjetër, ku ai ka shënuar dy tre fjalë, për Zhejin ka shkruar plot dy faqe blloku, duke dhënë porositë dhe orientimet përkatëse me detaje edhe për demaskimin e tij. Përveç kësaj, janë marrë masa dhe janë larguar nga puna edhe disa recensentë të librit të Zhejit. Problemi për Zhejin duket se ka qenë mjaft i madh, saqë për të është biseduar edhe me Hysni Kapon, sekretarin e Komitetit Qendror që mbulonte organet e "diktaturës së proletaria­tit". Çka do të thoshte, ( po të deshifrohe­t "kodi" mbi të cilin funksionon­te ai regjim), burgu për të ka qenë vetëm një hap larg. Të gjitha këto bëhen të ditura nga disa dokumente arkivore që i përkasin fillimit të vitit 1978 dhe që publikohen për herë të parë në këtë kapitull të këtij libri. Ashtu si pjesa më e madhe e dokumentev­e të këtij libri, edhe këto jepen të plota, me përjashtim të informacio­nit të drejtorit të Shtëpisë Botuese, "Naim Frashëri", që publikohet me shkurtime.

INFORMACIO­NI I JAKUP MATOS DHE MEHMET KARAKUSHIT PER RAMIZ ALINE

Shënim Diskutimi i romanit "Mosha e burrave" të Gjergj Zhejit është bërë me ndërhyrjen tonë, sipas porosive që na dha shoku Ramiz me qëllim që të kritikohet ashpër kjo vepër.

Në mbledhjen e parë që u bë në Lidhjen e Shkrimtarë­ve, ku merr- nin pjesë disa shkrimtarë, punonjës nga Shtëpia Botuese, si dhe shoku Xhelil Gjoni, romani u kritikua rëndë për gabime ideollogji­ke, shtrembëri­me të realitetit e imitime të huaja.

Gjatë diskutimit përgjithës­isht të gjithë shkrimtarë­t që e morrën fjalën, kritikuan ashpër romanin. Konkretish­t në këtë mbledhje folën Dritëro Agolli, Agim Cerga, Naum Prifti, Jakov Xoxa, Hasan Petrela etj.

Dritëro Agolli, midis të tjerave vuri në dukje se romani është i gabuar që në embrion dhe ka ndikime të huaja frojdiste e pika takimi me ekzistenci­alizmin. Heroi është i sëmurë psiqik. Tërhoqi vëmëndjen se autori edhe më parë ka lejuar teorizime të huaja dhe gabime ideore në revistën "Nëntori". Agim Cerga e Hasan Petrela e kanë kritikuar rëndë romanin duke e quajtur atë të gabuar në esencë dhe jashtë realitetit tonë. Heroi i veprës është huazuar nga letërsia e huaj, vunë në dukje ata.

Në mbledhje diskutuan dhe Thanas Leci, Stavri Kristo e Myftar Memia, punonjës të Shtëpisë Botuese, të cilët kritikuan rëndë romanin.

Në esencë kritika të forta bënë dhe Naum Prifti dhe Jakov Xoxa, por në disa raste duke i justifikua­r gabimet ose duke i zbutur ato. Naum Prifti, ndonëse e kritikoi për frojdizëm, sensualizë­m, paqartësi dhe dobësi të tjera, ai e justifikoi ndonjë herë duke vënë në dukje se autori tjetër gjë ka dashur të thotë, tjetër ka thënë dhe se romani mund të rregullohe­t.

Gjergj Zheji, midis të tjerave tha se ishte nisur nga qëllimi për të vënë në dukje se në shoqërinë tonë ka edhe raste si Kreshniku. Personazhi kryesor bëhet i tillë, pasi në shtëpinë e tij e mbajnë të ndrydhur, nuk e lënë në kontakt me jetën. Pranoi se "mund të ketë shkarë në shumë fraza e stërhollim­e në analizën frojdiste", por kundërshto­i mendimin se mund të jetë nisur nga koncepti i Frojdit. Vuri në dukje se heroin kryesor e ka konceptuar "si qënie shoqërore dhe jo biologjike, siç u tha". Shtoi se është dakord me shumë nga vërejtjet që iu bënë.

Në fund të diskutimit shoku Xhelil Gjoni, pasi analizoi gabimet ideologjik­e të romanit, e dënoi atë për shtrembëri­min e realitetit dhe tregoi se këto e kanë burimin në ndikimet nga autorët e literatura­t e huaj, në dobsitë ideore në formimin e autorit dhe në mosnjohjen e jetës.

Autori i romanit, Gjergj Zheji, ndonëse pranoi disa nga vërejtjet ai nuk u thellua si duhet në fajin e tij, prandaj shokët që diskutuan e kritikuan për këtë dhe theksuan se ai duhet të reflektojë.

Dhe nga leximi që i kemi bërë ne këtij romani, shihet se në të shtrembëro­het realite-

Së shpejti libri më i ri, "Shkrimtarë­t dhe artistët nën diktatin komunist", i gazetarit dhe studiuesit të njohur, Dashnor Kaloçi

ti dhe janë të qarta disa konceptime ekzistenci­aliste, si vuajtja e pakuptuesh­me e personazhi­t, protesta e pikpamjet anarshiste për lirinë, vetmia, fajësia e të gjithëve për gabimet e heroit, veprimet e pamotivuar­a, si dhe disa koncepte frojdiste.

Porositë që jep shoku Ramiz në shënimin për informacio­nin që dërgonte Shtëpia Botuese "Naim Frashëri", sa na u dha materiali, ne ua kemi trasmetuar shokëve të Komitetit të Partisë, të Ministrisë dhe Lidhjes. Veç diskutimit të posaçëm, përt të cilin bëhet fjalë në informacio­n, romani u kritikua edhe në një mbledhje të gjërë me shkrimtarë­t kur u bë diskutimi krijues për romanin "Në kërkim të së vërtetës", prandaj nuk u bë mbledhje tjetër.

Reçenzentë të romanit kanë qenë: Floresha Haxhiaj, punonjëse në Institutin e Gjuhësisë, e cila e ka quajtur vepër dekadente dhe e kritikonte rëndë në reçensioni­n e saj.

Naum Guxho gjithashtu bënte vërejtje thelbësore për gabimet që kishte romani në trajtimin e problemeve të familjes dhe të personazhi­t kryesor.

Reçenzenti i tretë, Bashkim Kyçyku, i cili bënte vërejtje, por nuk godiste në shënjë. Thoshte se ka mendime të gabuara, por mund të ripunohej e të bëhej i botueshëm. Më vonë, kur mori vesh që për romanin ka vërejte esenciale, shkoi, morri reçensioni­n dhe e korigjoi atë. Për

 ??  ??
 ??  ?? Gjergj Zheji
Gjergj Zheji
 ??  ?? Ramiz Alia
Ramiz Alia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania