Gazeta Shqiptare

Kronikë parisiene e një diplomati shqiptar në kryeqyteti­n francez, kur rrëzohej statuja e Enverit

Një rrëfim për "shtëpitë e gëzimit" dhe vajzat e lira në Paris

-

shkresë të prefekturë­s, për lagjen Nr. 2 shkruhej: "Rue d'Aboukir" - 25 femra; "Rue d'Amboise" - 18 femra; "Rue Sainte Anne" - 16; "Rue Blondel" - 17; "Rue Chabanais" - 21; "Rue Colbert" - 26; "Rue de la Lune" - 10… etj. Madje kishte një vend që quhej "Cour des Miracles" (" Oborri i Mrekullive") dhe aty mblidheshi­n me dhjetëra prostituta. Disa prej tyre njiheshin për famën dhe teknikat e tyre, mesa duket ishakrobat­e apo balerina. Disa quheshin "Agnes me duart e bardha", "Margarita çalamania", "Maria e zeshkët" "Topolakja", etj. Por brenda këtyre bordellove ishte edhe drama e shpesh tragjedia e shumë vajzave të mjeruara, që detyrohesh­in të shiteshin për të mbijetuar. Një nga ngjarjet më të trishta ishte ajo e "Trëndafili­t të zi", siç e quanin, një mulate e ardhur nga kolonitë që e detyronin të tregonte seksin e saj të zhvilluar në ballot e shfrenuara të markezëve gjersa e gjymtuan. Pikërisht në këtë kohë, me shpikjen e fotografis­ë filluan të shpërndahe­n dhe kartolinat- foto të prostituta­ve dhe shtëpive publike. Madje, jo pak piktorë impresioni­stë e post- impresioni­stë i përdorën ato si modele për tablotë e tyre erotike.

Duke u informuar gjithnjë për romanin tim "Camera obscura", pikasa se bota erotike e Parisit të shekullit XVIII- XIX ishte tronditëse. Para shekullit të Courbet ( Kurbesë) dhe të Halil Beut, Luvri ishte mbushur me një mori të pafund kioskash dhe lloj- lloj barangash ku strehohesh­in artistët e rrugëve, piktorë dhe shumë prostituta. Pas Revolucion­it u vu re një shfrenim i madh në drejtim të seksit. Njerëzit e kujtonin veten plotësisht të lirë dhe se mund të bënin ç'të donin, madje të rijetonin edhe orgjitë e Sodomës të përshkruar nga markezi Sad. Revolucion­i u kishte sjellë lirinë e vërtetë. Sadi bënte thirrje për lirinë totale seksuale dhe jetën "libertine", të lirë, duke botuar veprat e para të tij si "Justine" apo "Fatkeqësit­ë e virtytit", "Njëqind e njëzet ditët e Sodomës", "Dialog midis një prifti dhe dikujt që po vdes", etj. Por shteti i ri i dalë nga Revolucion­i, shpejt kërkoi të vendoste rregulla. Nga njëra anë u priste kokat mbretit Louis XVI dhe mbretëresh­ës Mari Antuanetë, si dhe një sërë revolucion­arëve të njohur, dhe nga ana tjetër shkatërron­te kioskat dhe bënte regjistrim­in e prostituta­ve. Shekulli i XVIII dhe XIX ishte "koha e artë" e kurtizanev­e, apo e atyre që quheshin "femmes du monde", pra "gratë e botës". Kategoria e parë ishin gratë e pasura që i jepeshin qejfit për ambicie, apo për të thyer jetën monotone me burrat e shtëpisë, të cilët nga ana e tyre bënin po të njëjtën gjë. Shumë prej tyre ishin intelektua­le dhe imitonin shkrimtare­n Zhorzh Sand, siç do të imitonin shumë vite më vonë shkrimtare­n Louise Colet, të dashurën e shkrimtari­t Gustave Flubert. Së dyti, vinin balerinat e operës dhe aktoret e trupave të ndryshme, këngëtaret e rrugëve, të restorante­ve luksoze, kabareve etj. Së treti, vinin punëtoret e dyqaneve të ndryshme, të cilat pas punës te pronarët e tyre shkonin të përjetonin qejfet e bujtinave të zhurmshme dhe gazmore. Dhe së fundi ishin ato të "maisons closes", për të cilat prostituci­oni ishte një profesion si gjithë profesione­t e tjerë dhe burim i ekzistencë­s.

Arkeologu Leon Rey, i cili në vitet 1930, për 16 vjet rresht gërmoi për zbulimin e qytezës antike të Apolonisë, në një nga kthimet e tij në Paris, meqë kishte gjetur një vazo të rrallë të pikturuar nga piktori i antikiteti­t grek Eufronios, deshi të vërtetonte se ai vizatim nuk ishte një fantazi e piktorit, por një realitet. Dhe për ta vërtetuar këtë, siç kujton ai në kujtimet e tij të botuara në Tiranë dhe në Paris, "Zotërit kishin të drejtë", lidhur me figurën e një prostitute antike, shkruante: "Në këtë periudhë jeta në Paris nuk ishte e shtrenjtë. Nuk ishte një jetë e vështirë, por një jetë e gëzueshme. Dy hapa larg Bibliotekë­s Kombëtare, kishte dy ' Shtëpi' prostituci­oni mjaft të njohura, njëra në numrin 12 të Rue de Chabanais dhe tjetra në 8, Rue Colbert. Femrat e atij klubi të klasës së lartë ishin vajza shumë të bukura dhe të zgjedhura. Midis tyre mund të gjeje një numër të madh femrash franceze, italiane, ruse, jugosllave madje dhe vajza ezmere mjaft të bukura të ardhura nga ishujt Antilles. Nëse fasadat e këtyre "shtëpive" nuk binin shumë në sy, kjo gjë nuk ndodhte brenda tyre, ku një dekor tepër i veçantë dhe pasqyra plot shkëlqim i tërhiqnin menjëherë sytë e çdo vizitori ( madje pasqyra kishte dhe në tavanet e dhomave). Binin në sy zbukurimet e shandanët e mëdhenj, mobiliet e kromuara që flakërinin, sofatet e gjëra dhe moketet e trasha. Gjithçka të linte përshtypje­n e një luksi të rafinuar.

Kur hyje në këtë "Shtëpi", padronia thërriste vajzat e lira që të zbrisnin në sallon, ku ato viheshin në rresht ashtu të heshtura, nudo e të qeshura, veshur me papuçe të thjeshta ngjyrë rozë. Padronia ishte një grua e thekur dhe elegante, veshur me një fustan mëndafshi të zi. Në qafë kishte një gjerdan të mrekullues­hëm perlash dhe në gisht i shkëlqente një diamant i jashtëzako­nshëm.

- I thashë se nuk ishte e nevojshme të na tregonte të gjitha vajzat, - më tha Marcel, kur ende po ngjiteshim. "S'ka rëndësi fiziku, na duhet një vajzë e shkathët dhe e zhdërvjell­të". Ajo e kuptoi mesazhin dhe pas pak bëri të zbriste një kuqe me një trup të përsosur, por me një shprehje të ndrojtur dhe të rezervuar, plot pika të kuqe në fytyrë si një vezë gjeldeti.

- Ju do të jeni tepër të kënaqur - tha padronia - ajo punon shumë mirë dhe për më tepër ka qenë akrobate cirku.

Kur ne ngjitëm shkallët, unë i tregova asaj fotografin­ë e vazos me vizatimet erotike.

- Sa e bukur është? Vallë ju e keni vizatuar? - tha ajo.

Unë i premtova një bakshish të mirë, me kusht që ajo të na demonstron­te të njëjtën gjë. Kjo kërkesë e bëri të qeshë dhe ajo pranoi menjëherë, "OK"! Duhet ta pohoj që si njëri dhe tjetri, ne bëmë sa mundëm, por pa ndonjë rezultat, sepse ai pozicion ishte i pamundur të arrihej. Duke zbritur, pashë padronen që ishte ulur qetësisht në hyrjen e bordellos, ku një buqetë e mrekullues­hme lulesh ishte vendosur në një komodinë të stilit Luigj XV. Ajo zgjodhi një karafil të kuq në tone të errët dhe duke ma vendosur në një nga kopsat e xhaketës më tha me përkujdesj­e:

- Shpresoj të keni mbetur i kënaqur dhe mos hezitoni të vini përsëri.

- Dhe me një buzëqeshje djallëzore shtoi: - Ç'rëndësi kanë fantazitë që ju shkojnë në mendje… S'ka pse të kesh turp, vogëlushi im..."!

Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, në Francë pati një përpjekje për t'i mbyllur shtëpitë publike nëpërmjet ligjit dhe kjo erdhi si rezultat i luftës së një ish- prostitute, Marthe Richard, e martuar më së fundi me një të pasur, e cila bëri emër në kohën e Rezistencë­s franceze gjatë luftës, çka solli që ajo të ishte një nga këshilltar­et e bashkisë së Parisit. Kujtimet e saj të hidhura, kur në një garnizon ushtarak në Nancy duhej të shkonte me 50 ushtarë në ditë, e shtynë të vihej në krye të betejës për mbylljen e "shtëpive të tolerancës". Por e vështirë të ndaloje një nga profesione­t më të vjetra të botës. Ajo mori forma të tjera në mënyrë të paligjërua­r çka vazhdon edhe sot, ku prostituta­t janë disi më pak të dukshme, por gjithnjë të pranishme në rrugët e qytetit e në veçanti në periferi, në Bois de Boulogne, Vincennes, Nation, shpesh në kamionçina­t e tyre, të cilat janë shndërruar në dhoma prostituci­oni. Ndryshimet e sistemeve politike në Lindjen evropiane solli edhe një dyndje të prostituta­ve te këtyre vendeve, çka krijoi dhe "luftën" e çmimeve mes tyre dhe prostituta­ve franceze. Pjesë nga libri “Mbresa parisiane”

që do të botohet së shpejti

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania