Gazeta Shqiptare

Çuli, një javë më parë për "GSH": Do i jap ambientet për protestë

Ndrenika: Projekti qeveritar për Teatrin mban era kusari Derhemi: Çuli na mbylli derën, po lëpihet, të tërhiqet nga vendimi

-

detyrimin e vendimmarr­ësve për një proces të drejtë, ose qasjen e publikut në drejtësi.

Javën e shkuar artistët kanë prezantuar një projekt tjetër të realizuar nga një arkitekt shqiptar, i treti për Teatrin Kombëtar pas projektit të qeverisë dhe skicë idesë së Bujar Kapexhiut.

TAKIMI I DJESHËM

Në takimin e mbajtur dje në orën 18: 00, aktori Robert Ndrenika u shpreh se edhe ndërkombët­arët janë kundër projektit të PPP për teatrin. Ndrenika tha se në ndërtimin e godinës së re, ku qeveria ka parashikua­r për Teatrin Kombëtar mban "era" kusari dhe hajdutëri. Sipas tij, po tentohet të grabitet prona e Teatrit.

"Këta duan të vjedhin tokën. Nuk duhet të flasim vetëm ne, të flasë edhe ministri i Financave, edhe Kryetari i Kuvendit. As ndërkombët­arët nuk i duan PPP. Këtu vjen era kusari. Mua, më tha dikush që edhe ndërkombët­arët s'janë dakord me këtë partnerite­tin privat, ca të them, të na lënë prapë … Kiço Londo këtu ka gjetur dy ustallarë nga Maqellara dhe e ka mbajtur shumë mirë, prandaj këtu vjen era kusari, era hajdutllëk",- tha ai. Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët mbështesin aktorët, ndërsa akuzojnë qeverinë se po e lë vendin pa Teatrin.

Në fjalën e tyre përpara Teatrit, artistët nuk kanë kursyer as akuzat ndaj drejtorit të rizgjedhur të këtij institucio­ni Hervin Çuli.

Ishte aktori Arben Derhemi, që në fjalën e tij akuzoi Çulin se i ka mbyllur derën e Teatrit artistëve që protestojn­ë ndaj qeverisë.

Sipas Derhemit, aktorëve nuk u është lejuar të kalojnë pragun e derës së teatrit, ndërsa i bën thirrje Çulit të tërhiqet nga vendimi i tij.

"Ai që ka lëpirë dhe do të lëpijë edhe 4 vite të tjera, vepra e radhës ishte që na mbylli derën dhe ka për detyrë të na hapë derën ne, sindikatës së Teatrit. Ai që është rizgjedhur nga kryeminist­ri dhe ministrja e Kulturës bëri veprën e fundit dhe na ka mbyllur derën dhe nuk na lë të futemi brenda",është shprehur Derhemi.

ÇFARË THA ÇULI

Në intervistë­n e tij për "GSH", e para pas marrjes së mandatit të ri si drejtor, Hervin Çuli pat premtuar se do të japë ambientet e TK, për artistët që protestojn­ë.

"GSh" kërkoi të dinte nga Çuli si drejtor i ri, ç'qëndrim do mbajë me artistët që kanë 2 muaj që protestojn­ë: do u japë hapësirë që të protestojn­ë, siç ka bërë deri tani, do jetë asnjanës, apo cili do të jetë qëndrimi i tij?

Në përgjigje Çuli tha se i ka dhënë ambientet jo vetëm, sepse e kërkon ligji, por edhe sepse nuk ka asnjë arsye për të mos ua dhënë. "Kam dhënë ambiente kur është kërkuar ambient. Do vazhdoj ta bëj kur ta kërkojnë. Por nuk mund të jap skenën nëse në skenë ka prova. Do e jap prapë nëse kërkohet siç duhet, në bazë të ligjit dhe, sepse unë nuk kam asnjë arsye pse të mos e jap hapësirën. Unë do t'i ofroj ambient, sepse është detyrim i imi ta bëj një gjë të tillë, është detyrë e imja, dhe, sepse në fund të fundit, shpresoj që e gjithë kjo, të jetë për të mirën e të ardhmes së Teatrit Kombëtar". Çuli shtoi se beson që është për të mirën e Teatrit e gjithë kjo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania