Gazeta Shqiptare

"DRAMA E DY KARAKTEREV­E" DHE NJË MESAZH PËR TULLAT E TEATRIT

-

tencës njerëzore" ishte një nga tematikat e rëndësishm­e gjatë karrierës së Williams- it dhe kjo vepër konsideroh­et si qasja e tij më personale e mundshme.

Në fillimet e saj, shfaqja nuk u prit mirë, as nga kritika dhe as nga publiku, madje shpesh u konsiderua si arratisje prej teatrit, por "Drama e dy karakterev­e" vërtetoi të kundërtën.

Ajo erdhi premierë për herë të parë në Tiranë fundjavën që lamë pas, nën interpreti­min e Igli Zarkës ( Felice- personazhi i mbështetur tek vetë autori) dhe Krist Lleshit ( Clare, personazhi i mbështetur tek motra e autorit).

Teksti i mësipërm, me të cilën Zarka nis interpreti­min shfaqjen, nuk është pjesë e veprës së Tennesse Williams. Ka qenë zgjedhje e tij, që fjalinë që Tennesse e kish lënë me tri pika "ti gjithmonë flet për një teatër ...", ta kthejë në një monolog ku shigjetat drejtohen për godinën përbri: për artistët e vërtetë që nuk varen nga tullat e teatrit, por nga dallgët e shpirtit. Dy të rinjtë, që nuk janë për herë të parë bashkë në skenë, sjellin tanimë një tjetër përmasë të tyren në interpreti­m- nën petkun e dy personazhe­ve të reja që zbulojnë dy botë njëherësh.

Nga salla më e re në kryeqytet, një sallë e drunjtë, "Drama e dy karakterev­e" merr jetë duke dhënë herë dramën e dy karakterev­e teatrale, e herë dramën e një vëllai e një motre.

Në fakt, përvijimi që do duhej të ndante Felisin vëlla e Felisin partner në skenë, me Claren motër e Clare- n partnere në skenë, është i padukshëm. Dy personazhe­t janë në një skenë në qendër të sallës; ajo është edhe dhoma e shtëpisë edhe skena e teatrit.

Shfaqja është ndërtuar mbi një tekst ku personazhe­t kalojnë në plane të ndryshme emocionale. Në pothuaj gjashtëdhj­etë minuta, shfaqja rivjen për publikun e kryeqyteti­t edhe këtë fundjavë, në datat 20,21 dhe 22 prill. Zarka, pas rolit të shkëlqyer të Alan Strang, në veprën "Equus" të Peter Shaffer, vitin e kaluar, ka guxuar me një sfidë të re, të duke ofruar konceptin e tij regjisoria­l, mbi tekstin e përkthyer nga gazetarja Kozeta Kurti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania