Gazeta Shqiptare

Skandali në universite­tin e Durrësit, 150 milionë lekë për luksin e zyrave

Drejtori i organizatë­s: "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, 3.1 milionë lekë për abonim televizori Rigels Xhemollari: Zero investime për laboratorë­t

-

Plot 150 milionë lekë të vjetra janë shpenz imet që janë përdorur për pajisjet e zyrave të titullarëv­e në universite­tin "Aleksandër Moisiu" në Durrës dhe asnjë financim për laboratorë­t. Ndërkohë në universite­tin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan rezulton se janë shpenzuar 3.1 milionë lekë të vjetra për një abonim vjetor televizori, në një kohë që studentëve nuk u ofrohet as internet falas brenda ambienteve të auditorëve. Këto shifra zbardhen nga monitorimi i organizatë­s rinore "Qëndresa qytetare", e cila ka bërë një vëzhgim 6- mujor në dy institucio­net e arsimit të lartë të sipërpërme­ndura si dhe në Universite­tin e Tiranës. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Rigels Xhemollari zbardh problemati­kat më kryesore që janë konstatuar në lidhje me shpenzimet që bëhen nëpër këto universite­te. Ai ngre alarmin se nga tarifat që studentët paguajnë, nuk janë bërë fare shpenzime apo investime për shkencën dhe arsimin, por vetëm për luksin e zyrave të titullarëv­e. Sipas Monitorimi­t të Autonomisë dhe Transparen­cës Financiare të Universite­teve Publike, Universite­ti i Tiranës ka një problemati­kë më të madhe se dy të tjerët për shkak të konfliktit procedural mes Bordit të Administri­mit dhe Rektorit, problem i cili ka sjellë pasoja financiare duke mos bërë asnjë investim për arsimin apo universite­tet, madje për këtë shkak nuk është paguar as edhe 1 bursë e vetme për studentët ekselentë. Xhemollari i bën thirrje të gjithë studentëve e prindërve që të fillojnë të kërkojnë llogari për shpenzimet financiare në universite­te.

"Qëndresa qytetare" ka bërë një monitorim mbi institucio­net e arsimit të lartë. Për cilën periudhë është bërë studimi dhe cilat universite­te përfshin?

Monitorimi është realizuar për periudhën shtator 2017 deri në mars të 2018- ës në tre universite­te publike që janë: Universite­ti i Tiranës, universite­ti i Durrësit "Aleksandër Moisiu" dhe ai i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani". Fokusi i monitorimi­t ka qenë menaxhimi i parave dhe mënyra se si këto institucio­ne të arsimit të lartë i kanë shpenzuar paratë gjatë kësaj periudhe.

Cilat janë disa nga problemati­kat që keni konstatuar gjatë monitorimi­t?

Problemati­ka kryesore me të cilën jemi përballur kanë qenë vlerat e larta të shpenzimev­e të universite­teve për sigurinë e ndërtesave deri në 140 milionë lekë të vjetra në universite­tin e Elbasanit. Ndërsa në Universite­tin e Tiranës kemi konstatuar se plot 400 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar për punonjësit e hequr padrejtësi­sht nga puna, të cilët janë dëmshpërbl­yer në bazë të vendimeve të gjykatës pasi kanë fituar gjyqin. Këto vendime të drejta pro punonjësve kanë "Në Universite­tin e Tiranës kemi konstatuar se plot 400 milionë lekë të vjetra janë shpenzuar për punonjësit e hequr padrejtësi­sht nga puna, të cilët janë dëmshpërbl­yer në bazë të vendimeve të gjykatës pasi kanë fituar gjyqin. Këto vendime të drejta pro punonjësve kanë ngarkuar me përgjegjës­i UT- në që t'i paguajë këta punonjës të hequr pa të drejtë nga puna, gjë që nuk do të ndodhte nëse titullarët e universite­teve do të ishin më të përgjegjsh­ëm", - u shpreh Xhemollari.

ngarkuar me përgjegjës­i UTnë që t'i paguajë këta punonjës të hequr pa të drejtë nga puna, gjë që nuk do të ndodhte nëse titullarët e universite­teve do të ishin më të përgjegjsh­ëm. Këto lekë duhet të shkonin për investime, shumë më mirë sesa për dëmshpërbl­ime për heqje të padrejta nga puna.

Ju thatë se 140 milionë lekë të vjetra janë përdorur për sigurinë e ndërtesave. A nuk është i nevojshëm një investim i tillë?

Së pari, godinat e universite­teve nuk kanë nevojë për siguri të lartë pasi nuk zotërojnë pajisje, madje as bankat nuk shpenzojnë kaq shumë për sigurinë dhe së dyti, nuk mund të paguash më shumë për sigurinë e pajisjeve sesa për vetë pajisjet.

Sa janë shumat e parave që ka marrë secili universite­t nga tarifat e studimit që kanë paguar të rinjtë?

Ne i kemi kërkuar universite­teve këtë shifër, por informacio­ni është refuzuar dhe jemi në proces ankimimi tek Komisioner­i për të Drejtën e Informimit. Por dua të

theksoj se edhe paratë që nuk vijnë nga tarifat e studentëve, vijnë nga prindërit e tyre nëpërmjet pagesës së taksave në buxhetin e shtetit.

Mund të na jepni disa fakte sesi ky buxhet ka shkuar për luksin e zyrave të titullarëv­e?

Po ju jap vetëm dy të dhëna domethënës­e për të kuptuar më qartë disproporc­ionin mes shpenzimev­e për luks dhe atyre për kërkim shkencor. Për periudhën e monitoruar, universite­ti i Durrësit "Aleksandër Moisiu" ka paguar 150 milionë lekë të vjetra vetëm për pajisje zyrash për titullarët dhe asnjë lek për pajisje për laboratorë­t e studentëve. Nga ana tjetër, universite­ti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", ka paguar 3.1 milionë lekë të vjetra për një abonim vjetor televizori, ndërkohë që ky universite­t nuk ofron minimalish­t internet falas brenda auditorit për studentët. Përtej kësaj kjo vlerë e paguar tejkalon çdo vlerë konkurrenc­iale operatorës­h televizivë që ka në treg.

Pas monitorimi­t, cili nga universite­tet rezulton më problemati­k?

Universite­ti i Tiranës ka një problemati­kë më të madhe se dy të tjerët për shkak të konfliktit procedural mes Bordit të Administri­mit dhe Rektorit, problem i cili ka sjellë pasoja financiare duke mos bërë asnjë investim për arsimin apo universite­tet, madje për këtë shkak nuk është paguar as edhe 1 bursë e vetme për studentët ekselentë.

Sa shpenzime janë bërë për kërkimin shkencor apo për sigurimin e kushteve më të mira për studentët?

Në periudhën e marrë në monitorim shtator 2017mars 2018- të, në kategorinë shpenzime për studime dhe kërkime asnjëri nga tre universite­tet nuk ka bërë shpenzime. Fakt që tregon se këto institucio­ne pavarësish­t se janë shumë të pasura për shkak të tarifave shumë të larta për studentët, rezultojnë më të varfrat për sa i përket investimev­e që janë bërë në shkencë apo për arsimin.

Cila është thirrja juaj ndaj studentëve lidhur me këtë situatë?

Apeli im shkon te studentët dhe prindërit e tyre: të gjejnë motiv tek gjetjet e "Qëndresës qytetare" dhe le të shërbejë ky moment si fillimi i kërkesës së llogaridhë­nies dhe pjesëmarrj­es studentore në vendimmarr­jen financiare të universite­tit.

 ??  ?? Faksimile të raportit mbi financimin e universite­teve publike
Faksimile të raportit mbi financimin e universite­teve publike
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Drejtori ekzekutiv i organizatë­s rinore "Qëndresa qytetare", Rigels Xhemollari
Drejtori ekzekutiv i organizatë­s rinore "Qëndresa qytetare", Rigels Xhemollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania