Gazeta Shqiptare

Borissov: Pa marrëveshj­e, Kosova e Serbia s'hyjnë në BE

Kryeminist­ri i Bullgarisë viziton Prishtinën, ja çfarë u diskutua Thaçi: Takimi në Sofje, mundësia jonë më e mirë

-

Boyko Borissov, kryem inistri i Bullgarisë, tha ditën e djeshme se nëse Kosova e Serbia nuk nënshkruaj­në marrëveshj­e normalizim­i ndërmjet tyre, asnjëra palë nuk do të integrohet në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Prishtinë, ku është takuar me udhëheqësi­t e institucio­neve të Kosovës. Kryeminist­ri bullgar tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje. "E keni për detyrë të gjeni kompromisi­n e arsyeshëm që të mund të shkojmë përpara, të gjitha korridoret evropiane shërbejnë edhe për juve dhe tërë rajoni do të jetë i ndryshëm. Kryesorja është të mos shohim mbrapa, por përpara, dhe në muajin maj në Samitin e Sofjes të mund t'u themi udhëheqësv­e evropianë që të gjithë në Ballkan janë të vendosur",- tha ai. Kryeminist­ri Borissov u bëri thirrje udhëheqësv­e të Ballkanit që t'i lënë anash siç tha egoizmat personale, pasi që sipas tij, egoizmi i njërit shtet mund të shkaktojë probleme për shtetet e tjera ndërsa theksoi se Bashkimi Evropian nuk dëshiron që problemet historike dhe gjeografik­e të transferoh­en brenda saj. Në muajin maj në Sofje të Bullgarisë pritet të mbahet takimi i lartë ndërmjet udhëheqësv­e të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që synojnë integrimin. Por, prania e Kosovës në këtë samit ka ngjallur shumë reagime te disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën. Kryeminist­ri Borissov tha se ka ftuar presidenti­n e Kosovës Hashim Thaçi që më 16 dhe 17 maj të jetë i pranishëm në Sofje. "Kosova do të përfaqësoh­et ashtu siç e kanë njohur 116 shtete dhe në mes tyre edhe Bullgaria ndërsa për ato që nuk e kanë njohur, do të gjejmë një zgjidhje",- tha zoti Borissov. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se takimi i Sofjes është një mundësi e veçantë për Kosovën dhe sipas tij zgjerimi i Bashkimit Evropian është rruga e vetme si për rajonin ashtu edhe për Evropën. "Ishte konstatim i dyanshëm, i përbashkët se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe tërë rajoni të jetë pjesë e saj. Kjo nënkupton jo vetëm paqe dhe qëndrueshm­ëri, por ngritje të mirëqenies së gjithmbars­hme",- tha ai. Presidenti Thaçi tha se Kosova kërkon jo vetëm vazhdimin e bisedimeve me Serbinë por t'i shndërrojë ato në negociata të mirëfillta të fqinjësisë së mirë, të pajtimit dhe të paqes ndërmjet Kosovës e "Ishte konstatim i dyanshëm, i përbashkët se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe i tërë rajoni të jetë pjesë e saj. Kjo nënkupton jo vetëm paqe dhe qëndrueshm­ëri, por ngritje të mirëqenies së gjithmbars­hme", - tha ai.

Serbisë por edhe për rajonin. Arritja e një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse ndërmjet Kosovës e Serbisë mbetet një nga kushtet për të dyja vendet drejt rrugës evropiane. Në fillim të muajit shkurt, Komisioni Evropian shpalosi Strategjin­ë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është "E keni për detyrë të gjeni kompromisi­n e arsyeshëm që të mund të shkojmë përpara, të gjitha korridoret evropiane shërbejnë edhe për juve dhe tërë rajoni do të jetë i ndryshëm. Kryesorja është të mos shohim mbrapa, por përpara dhe në muajin maj në Samitin e Sofjes të mund t'u themi udhëheqësv­e evropianë që të gjithë në Ballkan janë të vendosur", - tha ai.

një nga zhvillimet e rëndësishm­e për rajonin gjatë këtij viti. Të martën, Komisioni

Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin

maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 ??  ?? Boyko Borissov dhe Hashim Thaçi
Boyko Borissov dhe Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania