Gazeta Shqiptare

Një legjendë në kufirin e dy kohëve

-

të përulesh plot nderim para tij.

Ai është fare pranë shifrës 100. Për të është për të shkruar sa më shumë. O, sa e lakmojnë këtë shifër në jetën e tyre fizike njerëz të shtresave të ndryshme, të kombeve të ndryshëm! Ai është dhe mund të jetë një karakter i lakmuar për historianë­t, për historinë që ka lënë pas vetes. Për shkrimtarë­t që mund të gjejnë tharm rrëfimesh për tregime, poezi, novela, romane. Për dietologët që duan sekretin e tavolinës së tij në vite. Për sociologët që shohin tek ai sekretin e mbijetesës së tij në burgje e në liri…

"Rrahman Parllaku ishte dhe mbetet Rrahman Parllaku. Ai dhe vetëm ai. Po Rrahman Parllaku i kishte të gjitha, të gjitha. Kombe që kanë në kufijtë e tyre njerëzorë, njerëz të tillë, besoj se bukur mirë duhet të jenë të përkëdhelu­r, të jenë më krenarë se muzetë që kanë ndërtuar me dritë shkëlqimta­re, se urat që kanë ngritur, të jenë më të bekuar me historitë e tyre njerëzore, me betejat, me humbjet, me fitoret. Jeta- encikloped­i e tij ngre mes nesh kalanë e lartë të krenarisë që duhet ta njohim, ta prekim dhe të futemi në mes tyre, në mos si kështjella­rë të sprovuar, të jemi në një bedenë të tyre. Me pengun e madh që të jep një jetë me një numër jo shumë të madh vitesh, se sa ajo e gjeneralit. Po në këtë sfidë të vërtetë shkronjore që mund të marrë një shqipshkru­es ose edhe një i huaj ( nuk është çudi të themi se shpesh historitë, bukuritë tona, na i kanë rrëfyer të huajt) duhet dhe një prijatar i shkronjës së shkruar. Duket se çdo shkrimtar historian që e merr këtë gjë përsipër dhe e bën mirë e ka kaluar shumë bukur dhe dobishëm sprovën e betejës për të gdhendur këtë NjeriMonum­ent. Vetë personazhi ynë është i ngjizur si tharm urtie në urtinë e odave lumjane e dibrane, ku shkolla e urtisë bënte garë me atë të librave. Gjoksi i Rrahman Parllakut është i vogël për të mbajtur të gjithë dekoratat, urdhrat e nderet e shumta në këtë jetë shumë të vrullshme shekullore. Të gjitha i meritonte dhe do i meritojë në kohëra ai njeri. Veç pa këtë monument shkronjor, duket se lavdia e tij do të mbetej pak më e jetësuar se duhet. Ne kemi nevojë për libra të tillë ku lexojmë vetveten", shkruan për të Namik Selmani.

Gjenerali legjendë në kufirin e dy kohëve, Rrahman Parllaku, sot më 17 prill mbush 99 vjeç. Nëntëdhjet­ëenëntë vjet është një kuotë shumë e lartë. Gjeneral Rrahman Parllaku ka meritën se e ka arritur këtë kuotë të lartë, megjithëse i është dashur të përballojë shumë furtuna gjatë jetës dhe ç'është më kryesorja e ka arritur jo i drobitur, por në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore, një formë që do ta kishin zili edhe të rinjtë.

Gjeneral Rrahman Parllaku, i vetmi "Hero i Popullit" i gjallë, që i mbijetoi Luftës së II- të Botërore dhe terrorit komunist para katër vitesh u nderua nga ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me dekoratën "Nderi i Kombit". Kjo dekorate erdhi pikërisht në ditëlindje­n e tij të 95- të dhe me këtë rast Presidenti Nishani vlerësoi gjeneral Parllakun si i një figurë shumëdimen­sionale që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore dhe terrorit komunist.

Etapat e jetës së gjeneral Parllakut lidhen me zhvillime të rëndësishm­e të Luftës Nacionalçl­ir- imtare, të ushtrisë dhe vendit.

Vetë fakti që z. Parllaku e filloi luftën si komandant i njësiteve guerrile në Vlorë dhe e përfundoi si komandant divizioni në Kosovë, është shumë domethënës.

Lufta Antifashis­te, mbrojtja e vendit, "lufta e brrylave', qëndrimi në qeli, Lufta e Kosovës më 1999, krijimtari­a publicisti­ke e aktiviteti intensiv në mbështetje të proceseve demokratik­e e të shtetit ligjor, e forcuan karakterin e tij. Megjithëse gjeneral Parllaku i ka marrë titujt më të lartë, nga Presi- dentët e Republikës së Shqipërisë, një vit më parë ai pati emocione të veçanta, kur kryetari Aldrin Dalipi, në emër të kryesisë së Këshillit të Qarkut Tiranë, i dorëzoi atij një "Mirënjohje", për të cilën ai e falënderoi përzemërsi­sht.

Pa e zgjatur këtë ceremoni të thjeshtë, në mbyllje e mori fjalën vetë Gjen. Leit. Rrahman Parllaku. Ai i përshëndet­i, folësit dhe gjithë të ftuarit në festën e ditëlindje­s së tij, si dhe shprehu mirënjohje për familjarët, për bashkëluft­ëtarët e bashkëpunë­torët, për të gjithë miqtë e dashamirët e tij, si në Shqipëri e Kosovë dhe më gjerë.

Para shtatë muajve, më 28 tetor 2017, gjenerali legjendë u nderua edhe me titullin "Nderi i qarkut Kukës". "Nderi i Kombit", Rrahman Parllaku tha se ndër vite është vlerësuar më shumë tituj, por "Nderi i Qarkut Kukës", kishte për të një domethënie të veçantë.

Në këtë ditëlindje të 99- të, familjarët, miqtë dhe të afërmit, bashkëluft­ëtarët dhe bashkëpunë­torët, shqiptarët e ndershëm e patriot kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në hapësirën mbarëshqip­tare në botë, e urojnë përzemërsi­sht gjeneral Parllakun: Edhe shumë vite të tjera, kështu siç je, vital dhe aktiv!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania