Gazeta Shqiptare

Besnik Hasi: Kulmi im, fitorja me Greqinë

Objektivi i së ardhmes për trajnerin mbetet edhe drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë Rrëfim në ' 360 gradë' i ish- kapitenit kuqezi

-

Greqisë.

"Ndeshja me Greqinë i përmbledh të gjitha në ato vite. Ata sapo ishin shpallur kampionë të Europës dhe kjo ishte ndeshja e parë zyrtare, pasi ishin shpallur kampionë. Ishte shtator, atmosfera në Shqipëri kishte të gjithë javën që ishte ndezur. Në atë kohë ishim shumë më profesioni­stë. Kur shkuam përpara ndeshjes në stadium, sheshi ' Skënderbej' ishte mbushur plot. Thamë me vete… s'paskan shkuar ende në stadium këta? Kur arritëm më pas në stadium, ai ishte i mbushur plot e përplot. Ata që pamë janë ishin tifozët që nuk kishin siguruar dot biletë e kishin mbetur jashtë. Dhe normal, si çdo herë përpara ndeshjes, kur futemi në stadium, shohim barin për të vendosur se çfarë takash do të mbajmë për lojën. Atmosfera ishte e paparë, unë kisha luajtur me Realin e Madridit me 6070 mijë shikues, derbin e Belgjikës, por prapë nuk krahasohej me atë atmosferë, sepse ishte vendi im. Në një moment isha me Igli Taren dhe ai më pa që u emocionova, e më tha ' Ej, ej, prit, prit s'ka filluar ende loja'. I thashë se ajo ishte hera e parë që e shihja vendin tim në këtë mënyrë", zbulon Hasi nga përjetimet e tij.

Në vitin 2013, emri i Besnik Hasit, i cili në ato kohë ishte zëvendëstr­ajner i Anderlehti­t, përmendet zyrtarisht si kandidatur­ë për postin e Kombëtares kuqezi.

"Ishin bisedime shumë pozitive me presidenti­n e federatës. Ishte një vendim shumë i vështirë, pasi isha shumë i lëkundur në atë moment. Doemos, kur vendi yt të bën një ofertë për të qenë trajner, provon një krenari, një përgjegjës­i. Në ato momente isha zv. trajner dhe nuk kisha përvojë si trajner i parë. Tek Anderlehti më respektoni­n shumë, qoftë si klub, qoftë presidenti. Nga ana tjetër kisha edhe respektin e presi- dentit të federatës, Armand Duka. Ishte një vendim shumë i vështirë. I pata thënë edhe presidenti­t Duka se ishte një vendim që nuk mund ta merrja vetëm, pasi duhej të konsultohe­sha edhe me presidenti­n e Anderlehti­t, pasi i detyrohesh­a shumë. Ai sigurisht nuk më la e më tha ' duhet të rrish këtu', ndaj dhe kur e mora atë vendim ishte shumë e vështirë. Edhe më e vështirë ishte që t'ia thosha këtë presidenti­t Duka. Ai më kishte dhënë shumë besim dhe më kishte lënë kohën në dispozicio­n për të vendosur", shprehet Besnik Hasi.

Pak muaj më pas, në vitin 2014, Hasi merrte postin e trajnerit të Anderlehti­t.

"Mbaj mend fjalët e presidenti­t të Anderlehti­t, Roger Vanden Stock, kur më vendosi si trajner. Më tha: Besnik, të kam si fëmijën tim, sepse ke kaq vite në këtë klub. Por si trajner i parë, ti e kupton që ditët i ke të numëruara! - Po, e di - i thashë, - do të vijë një ditë që do të largohesha. I thashë gjithashtu se, më mirë sesa atje, unë nuk kisha ku të gjeja, pasi isha si në shtëpinë time. Jetoja vetëm 5 km larg stadiumit", tregon Hasi.

Dy vitet e suksesshme me Anderlehti­n, ku fitoi kampionati­n dhe kupën e rritën nive- lin e kërkesave ndaj Besnik Hasit.

"Vendimi për të shkuar te Legia ndoshta ishte një revoltë, sa më shpejt. Kisha oferta shumë të mira që i mbylla vet, që të mos shkoja. Nuk e di, isha në luftë me vetveten dhe mora një nga vendimet me më pak mundësi. Të gjithë shokët dhe familjarët e mi më thanë se bëra dy zgjedhje në vendet ku urrejnë shqiptarët. Më pas erdhi vendimi për tek Olimpiakos­i i Pireut, sepse e konsiderov­a një skuadër shumë të madhe. Doja që të shkoja e të bëja një rezultat të mirë. Por, fati u kthye në drejtim tjetër aty. Ndoshta ka qenë edhe më e vështirë sepse kam qenë shqiptar, ndoshta... por unë nuk e mendoj ashtu, sepse nuk ia lejoj vetes ta mendoj ashtu. Unë jam shqiptar, edhe pse kam pasaportë belge, sepse mua në Belgjikë më njohin për shqiptar. Unë nuk mund ta mohoj që jam shqiptar. Unë jam njeri së pari dhe së dyti jam shqiptar dhe krenohem me atë që jam. Fëmijët e mi kanë lindur në Belgjikë dhe flasin gjuhën shqipe, madje me dialekt të Gjakovës, sepse janë mësuar në shtëpi. Dëshpërimi është që nuk vazhdova më tutje dhe në imazhin tim më kanë dëmtuar këto dy klube", shprehet Hasi.

Vitet e fundit, me njohjen e përfaqësue­ses së Kosovës, mes trajnerëve të kombëtarev­e, por edhe federatave ka filluar një rivalitet i pashmangsh­ëm.

"Para se Kosova të pranohej në UEFA ishte shumë më e lehtë për Shqipërinë, sepse të gjithë talentet mbarëshqip­tarë vendosnin për Shqipërinë, ndërsa sot janë dy ekipe. Djemtë që kanë prejardhje­n nga Kosova luajnë për Kosovën dhe është e natyrshme. Por, ka edhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë, sepse është një ekip shumë i mirë dhe kjo si skuadër ka traditë. Ka futbollist­ë që e shohin Kombëtaren si shkallë që të shkojnë më lart, që është e gabuar për mua, sepse Kombëtaren në radhë të parë duhet ta ndjesh dhe më pas vijnë të tjerat. Sigurisht që zgjedhjet e futbollist­ëve tani nuk janë më të lehta, sepse janë dy kombëtare", thotë Hasi.

Po vetë Hasi, a do të zgjidhte sërish Shqipërinë në këto kushte?

"Nuk e di. Do të ishte shumë e vështirë. Jam i kënaqur që nuk e kam pasur mundësinë të zgjedh, sepse nuk është e lehtë", deklaron gjakovari.

Megjithatë, ai zbulon se ka provuar edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës, edhe pse fshehurazi.

"Gjashtë muaj pasi lashë Kombëtaren e Shqipërisë, në atë kohë Kombëtarja e Kosovës nuk ishte ende e pranuar, u zhvillua një turne në Turqi dhe Kosova luajti me Arabinë Saudite. Nuk ishte ndeshje zyrtare dhe duhej të luhej në një fushë që nuk e dinte askush, sepse kishin frikë se reagonte Serbia në UEFA. Isha dhe unë në atë ndeshje, ' Duhet të kemi kapiten për këtë ndeshje', më thanë. Fituam 0- 1. Ishte eufori e madhe, sepse s'kishte njerëz. Vetëm ata që e organizuan ndeshjen dhe pjesëtarët e stafit të Federatës së Kosovës. Ndjenjë shumë pozitive, sidomos për ata çuna, sepse e morën si arritje që luajtën për Kombëtaren dhe fituan", zbulon Hasi.

Por cilat janë ofertat e pamundura të karrierës së Hasit, si futbollist?

"Unë mendoj se, si futbollist kam arritur maksimumin. Kam pasur një moment që u ktheva nga Gjermania te Genku, sapo ishim shpallur kampionë në Belgjikë dhe kisha një ofertë nga Real Sociedad. E kam ende në shtëpi ofertën e tyre, e ruaj ende. Në atë kohë ishte lufta në Kosovë dhe tifozët e Genkut shprehën solidarite­tin e tyre, sepse unë kisha filluar të mblidhja ndihma për ta. Gjakovarët kishin lënë shtëpitë dhe ishin strehuar në Shqipëri, rrinin në kampet përreth Tiranës dhe Durrësit dhe ata, kur u shpallëm kampionë, më ndihmuan shumë. Ndihmuan rreth 350 familje, me ndihma modeste, por ishte një shpresë për të gjithë. Dhe ngaqë ata treguan aq shumë mirësi për mua, unë nuk mund të pranoja ofertën e Sociedadit dhe i thashë menaxherit se nuk doja të shkoja. ' Do të flasim me presidenti­n' më tha, por unë refuzova", shprehet Hasi.

Ndërkohë që oferta të parealizua­ra ka pasur edhe për postin e trajnerit.

"Ka qenë një moment kur isha trajner tek Anderlehti dhe kam folur me disa njerëz nga Fiorentina, por asnjëherë nuk u bë konkrete. Por për mua ishte shenjë respekti", thotë Hasi.

Një dëshirë e madhe për të mbetet gjithsesi drejtimin i Kombëtares kuqezi.

"Në futboll asnjëherë nuk është momenti ideal. Sot jam pa punë dhe pa klub dhe Federata Shqiptare e ka trajnerin. Mbase kur Shqipëria të mos ketë trajner, unë do të kem një klub, por dëshira është e madhe dhe as nuk e mohoj dot dhe askush tjetër që ka luajtur edhe për Kombëtaren, që ka dëshirë të drejtojë Kombëtaren. Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im të jem trajner i Kombëtares", thekson trajneri gjakovar.

Sa i përket Kombëtares së Kosovës, duket se ai nuk ka qenë asnjëherë në preferenca­t e tyre.

"Nuk e di a kam qenë në listën e tyre, por unë s'kam pasur asnjë kontakt me asnjë nga Federata e Kosovës, apo nga ndonjë që punon për Federatën e Kosovës", mbyll intervistë­n e tij për "Top Channel", Besnik Hasi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania