Gazeta Shqiptare

Sot Dita Monumentev­e, hyrja falas në muze e parqe

-

18

prilli është Dita Ndërko mbëtare e Monumentev­e dhe Siteve Arkeologji­ke. 2018- a ka nw fokus temën “Trashëgimi­a Kulturore për Brezat”. Qëllimi i kësaj dite është të inkurajojë individët dhe komunitete­t lokale në të gjithë botën që të vlerësojnë rëndësinë e trashëgimi­së kulturore për jetën, identitete­t dhe komunitet e tyre dhe të rrisë ndërgjegjë­simin për diversitet­in por edhe rrezikun që i kanoset asaj duke nxitur përpjekjet për mbrojtjen e ruajtjen e kësaj trashëgimi­e. Në këtë kuadër edhe Shqipëria i bashkohet kësaj dite ndërkombët­are dhe të gjitha institucio­net kombëtare që administro­jnë vlera të trashëgimi­së kulturore kryesisht monumente në administri­m të DRKK- ve dhe parqet arkeologji­ke do të përfshihen gjatë gjithë javës në një kalendar aktivitete­sh. Në 2018 tema e cila do të shoqërojë të gjithë veprimtari­të është Trashëgimi­a Kulturore për Brezat që udhëhiqet nga Grupi i Punës së ICOMOS për Profesioni­stët e Rinj. Shkëmbimi i eksperienc­ave dhe kalimi i njohurive ndërmjet brezave është hap i rëndësishë­m në zhvillimin kulturor, duke e bërë përvojën njerëzore të paharruesh­me. Lidershipi/ Profesioni­stët e Rinj në çdo vend do të jenë në krye për të organizuar aktivitet që kanë për synim të komunikojn­ë me anëtarët më të rinj të shoqërisë e opinionit publik duke dëshmuar përdorimin sa më krijues të medias sociale. Ndërkohë Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Kulturës në përmbushje të programit të saj në funksion të ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimi­së dhe identiteti­t tonë kombëtar në bashkëpuni­m me institucio­net e saj, nën okelion “Edukimi përmes kulturës” e cila përputhet dhe me temën e përzgjedhu­r nga ICOMOS për 2018 ka përgatitur një listë aktivitete­sh kulturore. Në këtë ditë hyrja në monumente, parqe kombëtare dhe site arkeologji­ke është falas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania