Gazeta Shqiptare

“Beteja” Siri- Iran dhe si implikohet Shqipëria?

"The Forbes"

- Nga Heshmat Alavi

( vijon nga faqja 1)

... të këtij vendi. Për shumë vite, Bashar Assadi dhe Irani kanë mundur të përfitojnë maksimalis­ht nga politika paqëtuese e administra­tës së Obamës dhe kështu i hapën rrugën hyrjes së Rusisë në Lindjen e Mesme. Viktimat kryesore kanë qenë drejtpërdr­ejtë popujt e Sirisë, Irakut, Jemenit dhe të shteteve të tjera të rajonit.

Irani kërkon të reagojë ndaj këtyre sulmeve, si për të ngritur moralin e forcave të veta ushtarake dhe të sigurisë në mbarë vendin, ashtu edhe për balancën e pushtetit në rajon. Ndërkaq, duke u përballur me rritjen e protestave antiqeveri­tare dhe me pasojat e tyre, Teheranit i mungon kapaciteti për të marrë masa jashtë kufijve.

Duke e konsiderua­r veten përkrahësi­n kryesor të Asadit ngaqë ka shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë në Siri, përpara këtyre sulmeve Irani ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se një iniciativë e tillë e udhëhequr nga SHBA nuk do të mbetet pa përgjigje.

Megjithatë, Teherani ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim pas sulmit ajror në të gdhirë të 14 prillit, ndërsa raportet e mëtejshme në vendet e Lindjes së Mesme tregojnë se bazat e tjera të lidhura me regjimin e Asadit dhe milicitë e mbështetur­a nga Irani në Siri janë në shënjestër.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei përshkroi në mënyrë të padëgjuar ndonjëherë udhëheqësi­t e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar si “kriminelë”, duke shkelur çdo normë diplomatik­e. A mund të konsideroh­en këto thënie si dritë jeshile për sulme terroriste nga Irani dhe/ ose bashkëpunë­torët e tij?

Agjencia gjysmëzyrt­are e lajmeve “Tasnim”, e lidhur me Forcat e Gardës Revolucion­are të Iranit ( IRGC), thotë se Asaeb alHaq, një grup milicie prej 40,000 vetash, i lidhur me Forcën e Mobilizimi­t Popullor në Irak ( PMF), me marrëdhëni­e afatgjata me Iranin, ka disa njësi që aktualisht kanë rrethuar forcat amerikane të vendosura në bazën ajrore të Al Zahra, e cila gjendet në veriperënd­im të Bagdadit.

Sundimtarë­t e Teheranit po e kuptojnë qartë se si ka përfunduar politika paqëtuese e Obamës përballë krimeve të këtij regjimi brenda vendit dhe atyre të milicive të lidhura me të jashtë vendit. Që kur administra­ta e Trump- it ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, kemi parë veprime të forta kundër qëndrimit luftënxitë­s të Iranit, që kanë dhënë rezultate të rëndësishm­e.

Prej kohësh nuk po dëgjojmë raporte mbi anijet e IRGC, që sulmojnë luftanijet amerikane në ujërat ndërkombët­are të Gjirit Persik. Kanë kaluar muaj që kur Teherani bëri një provë lëshimi të një rakete balistike. Në vend të kësaj, ata po përdorin Houthisët e Jemenit për të lëshuar raketa iraniane në Arabinë Saudite që të mbulojnë çdo gjurmë dhe të shpëtojnë prestigjin sa për sy e faqe deri në një farë mase.

Në kryengritj­et mbarëkombë­tare të muajve të fundit, të cilat tronditën shumë nga shtyllat e krejt aparatit të Teheranit, populli iranian po proteston gjerësisht ndaj ndërhyrjes së regjimit në Lindjen e Mesme. Kjo, paralelish­t me krizën e fundit monetare, po e pengon regjimin iranian që të ndërmarrë nisma të gjera ushtarake në rajon.

Politika e fortë e Trump- it ka detyruar gjithashtu Korenë e Veriut që të bjerë dakord për të pakësuar ndjeshëm programin e armëve bërthamore dhe raketat balistike. Rusia, duke qenë në gjendje për të paraqitur kërkesa vitet e fundit për shkak të dobësisë së Obamës dhe të marrjes së një pike të rëndësishm­e të Lindjes së Mesme përmes fushatës së vet në Siri, nuk pranoi t’u përgjigjej sulmeve ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër forcave të Asadit.

Irani përfitoi nga dobësia e politikës paqëtuese duke ndërmarrë sulme ushtarake, që synonin eliminimin fizik dhe gjithashtu demonizuan opozitën, ndërsa Këshilli Kombëtar i Rezistencë­s së Iranit ( NCRI) dhe në veçanti Organizata e Popullit Mojahedin e Iranit ( PMOI/ MEK), janë pjesëtarë të këtij koalicioni politik, që konsideroh­et si alternativ­ë ndaj regjimit iranian.

Në Irak, anëtarët e PMOI/ MEK kanë qenë objektiva sulmesh të shumta tokësore dhe raketash nga milicitë e lidhura me Iranin. Teherani i përdori këto metoda për të kompensuar humbjet rajonale, duke përfshirë sulmin vdekjeprur­ës të shtatorit 2013 ndaj bazës kryesore të PMOI/ MEK në Irak, pasi negociuesi­t bërthamorë të Teheranit filluan bisedime sekrete për të frenuar programin e tyre bërthamor.

Pas transferim­it të të gjithë anëtarëve të PMOI/ MEK në Shqipërinë ballkanike, aftësia e Teheranit për të kryer sulme ushtarake kundër tyre është e kufizuar. Megjithatë, Irani ka vënë në lëvizje një makinë propagandi­stike shumë aktive dhe e ka zgjeruar së tepërmi misionin e ambasadës së vet në Shqipëri.

PMOI/ MEK ka pritur në Shqipëri personalit­ete të larta amerikane, si këshilltar­in e ri të Trumpit për sigurinë kombëtare, John Bolton; këshilltar­in e Trump- it për sigurinë kibernetik­e, Rudy Giuliani; senatorin John Mçain dhe delegacion­e të larta të Kongresit në raste të veçanta. Lobistët e Teheranit, veçanërish­t ata në SHBA, i etiketojnë këto zhvillime si “prirje e SHBA për luftë kundër Iranit”. Kjo është përpjekja e Teheranit për të larguar vëmendjen nga çështja aktuale kryesore, që është ekzistenca e një lëvizjeje popullore të rezistencë­s dhe e një alternativ­ë demokratik­e iraniane, që përfaqëson vullnetin e vërtetë të popullit iranian për ndryshimin e regjimit.

Në përgjigje ndaj figurave të larta të SHBA- ve që mbështesin PMOI/ MEK dhe politikën e ndryshimit të regjimit në Iran, Teherani po i përqendron masat e tij demonizues­e kundër kësaj organizate për të dëmtuar simpatinë shqiptare në lidhje me praninë e PMOI/ MEK në Shqipëri dhe duke pretenduar se regjimi iranian nuk ka alternativ­ë.

“Duke marrë parasysh përvojën e tyre me diktaturën dhe shtypjen, shqiptarët e kuptojnë dhimbjen dhe vuajtjen e PMOI/ MEK”, tha ish- deputeti shqiptar Namik Kopliku. “Ne jemi krenarë që u japim një strehë të sigurt PMOI/ MEK, të cilat kërkojnë liri për Iranin. Nga ana tjetër, po shohim një gamë të gjerë masash nga lobistët e Iranit në mediat shqiptare, tek përpiqen të përhapin gënjeshtra dhe të dëmtojnë imazhin e PMOI/ MEK në sytë e popullit tonë”.

Si rezultat, ekziston mundësia që Irani t’u përgjigjet vështirësi­ve në Siri, duke nisur një fushatë të re mediatike kundër anëtarëve të PMOI/ MEK në Shqipëri nëpërmjet lidhjeve të tij me mediat perëndimor­e, duke u përpjekur ta delegjitim­ojë këtë alternativ­ë dhe ta paraqesë çështjen e Iranit si një zgjedhje thjesht midis luftës dhe paqëtimit.

Nëse Uashington­i synon ta konkretizo­jë politikën e tij të fortë në Lindjen e Mesme me rezultate të rëndësishm­e, duhet t’i vërë kufi Iranit. Kjo nuk është thirrje për një luftë të re dhe të panevojshm­e në Lindjen e Mesme. Në të vërtetë, kjo është thirrje për të mbështetur popullin iranian dhe lëvizjen e organizuar të rezistencë­s në protestën e vazhdueshm­e antiqeveri­tare, së bashku me vendosjen e sanksionev­e dobësuese ndaj IRGC dhe Bankës Qendrore të Iranit. Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin ka sinjalizua­r kohët e fundit kthimin e mundshëm të sanksionev­e “shumë të forta” kundër Iranit.

Këto masa të koordinuar­a do ta dobësojnë dukshëm Teheranin brenda dhe jashtë vendit dhe do të lehtësojnë ndryshimin e vërtetë nga ana e popullit iranian dhe të opozitës së qëndrueshm­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania