Gazeta Shqiptare

Tahiri: Dua drejtësi, s'ka burrë nëne e bir kurve të më pengojë

Ish- ministri i Brendshëm kthehet pas 6 muajsh në Kuvend, takimet me deputetët "Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar"

- Darina Tanushi

Deputeti Saimir Tahiri u rikthye dje, në Kuv end, por si deputet i pavarur. Ai u ul në rreshtat e fundit të Grupit Parlamenta­r të PS- së dhe është parë se shumë deputetë e ministra i janë afruar për ta takuar. Sapo ka shkelur në oborrin e sallës së seancave të Kuvendit, Tahiri u pyet nga gazetarët, por u mundua të shmangte përgjigjet. Por, në fund të seancës, pasi pati edhe një komunikim me ishkryemin­istrin Berisha, Tahiri tha se do të kthehej aty sa herë të kishte diçka për të thënë. Ish- ministri i Brendshëm, i akuzuar për lidhje me trafikun e drogës tha se nuk kishte dhe as nuk donte mbrojtje nga asnjë, por do të presë deri në fund për drejtësinë. "As më mbron njeri dhe as nuk dua të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë kush mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do të ketë bir nëne e kurve të më pengojë",- u shpreh Tahiri. Kjo shprehje u pa si një mesazh i koduar për të cilën Tahiri bëri edhe një status në ' Facebook', në të cilin shkruante se nuk i duhej t'i çonte mesazh askujt pasi është njeri i drejtpërdr­ejtë dhe do presë drejtësinë me durim. "Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë. Këtë rrugë do ndjek me durim, as më duhet t'i çoj mesazh njeriu. Dhe po të kem, jam nga ata që i bën drejtpërdr­ejt. Më intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër. E nuk do ndalem!",- u shpreh Tahiri. I pyetur se përse nuk foli në parlament, edhe pse kishte kërkuar fjalën 20 minuta, Tahiri sqaroi se nuk kishte kuptim të fliste në mungesë të opozitës. Prania në parlament e ish- ministrit revoltoi opozitën, e cila pas thirrjeve të Berishës për të larguar Saimir Tahirin bojkotoi seancën. Madje Berisha filmoi ish- ministrin e Brendshëm të ulur në sallën e parla- mentit dhe videon e postoi live në Facebook. Tahiri me ironi tha: Për mua ishte ditë e lumtur që më filmoi Saliu. Kam motiv të mirëkuptoj njeriun që fshehu filmimet 21 janarit në kryeminist­ri dhe më filmoi mua. Është fat i madh!". Rreth 1 orë pas këtij qëndrimi Saimir Tahiri bëri një sqarim në ' Facebook', ku akuzoi Sali Berishën dhe mohoi që të ketë përdorur sot ndonjë mesazh të koduar: "Kur gjyqin moral ta bën djalli... kështu quhet ajo që dëgjoj çdo ditë Berisha teksa largohej ka parë Saimir Tahirin në sallë dhe i është drejtuar Ballës me thirrjet: "Ja ku e keni, ja ku e keni". "Ik Sali, dil jashtë dhe mos e prish seancën, se halli yt është hall tjetër, nuk keni derman në asnjë vend. E keni hallin te drejtësia" - replikoi Balla. E gjithë kjo ka kaluar me humor dhe shkëmbim batutash mes Berishës, deputeti Eduard Shalsi dhe disa të tjerëve.

nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrarë e duke vjedhur për pushtet. Pas thuajse 6 muajsh, shkova në parlament. Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë".

 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re
 ??  ?? Deputeti Saimir Tahiri dje, në Kuvend
Deputeti Saimir Tahiri dje, në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania