Gazeta Shqiptare

' Lironi vëllezërit tanë', qytetarët e Kukësit në protestë për 11 të arrestuari­t

-

Siç e kishin lajmëruar më herë, qytetarët e Kukësit u ngritën dje, në protestë, për të kërkuar lirimin e 11 të arrestuarv­e pas tubimit të dhunshëm në 31 mars që u mbajt në Rrugën e Kombit në shenjë kundërshti­e për taksën. Kanë qenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit ata që kanë organizuar protestën e sotme, që u mbajt në sheshin para gjykatës së këtij qyteti. "Lironi vëllezërit tanë" është një nga thirrjet e protestues­ve drejtuar autoritete­ve, ku tubimit i janë bashkuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. 11 të arrestuari­t vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër. Ndërkohë, PD vendosi që të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore për 11 protestues­it. Kujtojmë se edhe herën e parë, kur u dha masa e sigurisë në gjykatën e Tiranës, deputetë të opozitës ishin në sallën e gjyqit, ndërkohë që seanca u shoqërua me disa incidente. Protestues­it kërkuan edhe heqjen e taksës së kalimit në Rrugën e Kombit. Xhevahir Gashi, babai i njërit prej të arrestuarv­e, duke kërkuar lirimin e të birit tha: "Me gra me fëmijë, i madh dhe i vogël, në orët e vona të mesnatës i nxjerrin me forcë jashtë. Kujtova se është Serbia dhe hyri brenda, por ishte policia shqiptare. Kërkesa ime është zero taksa, e dyta të lirohen djemtë nga qelia se janë të pafajshëm". Protesta u mbyll brenda afatit të përcaktuar, ndërsa policia e Kukësit kishte menduar ta mbante vetë situatën nën kontroll, duke mos thirrur në ndihmë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania