Gazeta Shqiptare

Edi Paloka: Tahiri kërcënoi Ramën, ai do nxjerrë bëmat e kryeminist­rit

Nënkryetar­i i PD reagon pas deklaratës së ish- ministrit

-

N/ kryetari i PD- së, Edi Paloka tha dje se me atë që tha Saimir Tahiri para Kuvendit, kërcënoi kryeminist­rin. Nisur nga deklarata e ish- ministrit se "nuk ka bir nëne e bir k** ve që më ndalon të gjej drejtësi", Paloka tha, përmes një statusi në "Facebook" se ish- ministri Tahiri me deklaratën e sotme ( djeshme) ka kërcënuar për herë të dytë Ramën publikisht dhe madje ka përdorur shprehje të vetë atij për ta kërcënuar. "Tahiri kërcënon për herë të dytë Ramën publikisht. Ka përdorur përsëri një shprehje të Ramës për ta kërcënuar: "Nuk ka bir nëne dhe bir kurve të më ndalojë…"- kërcënoi sot Tahiri me të njëjtën shpre- hje që përgjigjej dikur Rama për akuzat e korrupsion­it që i bëheshin kur ishte kryetar bashkie. Paralajmër­imi i parë i Tahirit ndaj Ramës u bë publikisht në fillimet e skandalit po me një shprehje të përdorur nga Rama: "nuk keni parë asgjë ako- ma", shkroi dje, Paloka. "I gjendur në të njëjtat rrethana, kur arrestimi i tij është përsëri afër, i kërkuar me këmbëngulj­e jo vetëm nga opozita, por dhe nga ndërkombët­arët për shkak të fakteve evidente, Tahiri duket se ka marrë sinjale edhe që Rama është gati ta lëshojë për herë të dytë. Berisha bëri dje një denoncim që si gjithmonë rezulton i vërtetë. Në këto kushte vjen kërcënimi i dytë i Tahirit për Ramën, duke i bërë të qartë se jo vetëm nuk pranon të bëjë burg për Ramën, por nëse Rama do e lëshojë, ai do nxjerrë jo vetëm bëmat e fundit të shefit të tij, por do t'i kthehet dhe aferave korruptive të bashkisë",- u shpreh Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania