Gazeta Shqiptare

Opozita braktis Kuvendin për Tahirin, Basha: Krimi izoloi Shqipërinë

Theu vendimin e partisë, deputeti rebel i LSI dha dorëheqjen nga grupi Kryemadhi: Kushti i BE- së, largimi i Ramës

-

Ardhja e Saimir Tahir it në parlament pas afro 6 muajsh mungesë e detyroi dje opozitën që ta braktisë sallën. Kjo ishte një tjetër shenjë proteste e tyre, pas asaj të një jave më parë, ku hodhën vezë dhe miell në drejtim të kryeminist­rit Edi Rama. Kurse dje PD- ja dhe LSI u larguan nga salla e Kuvendit, para se kryeminist­ri Edi Rama të shkonte atje. Ish- kryeminist­ri Berisha zgjodhi ta filmojë dhe ta publikojë videon në faqen e tij në "Facebook", së bashku me mesazhin që pati për ish- ministrin e Brendshëm dhe kryeminist­rin Rama. Për kreun e PD- së, Lulzim Basha, ish- ministri Tahiri në parlament është pengesë për integrimin. "Kjo sallë me Saimir Tahirin brenda dhe kuksianët në burg është shprehja më e qartë se ky parlament i dalë nga shitblerja e votës dhe kjo qeveri dhe ky kryeminist­ër të dalë nga paratë e drogës dhe të krimit janë pengesa dhe barriera kryesore për Shqipërinë europiane", deklaroi z. Basha. Kryetari i PD akuzoi qeverisjen si të lidhur me krimin, megjithatë shtoi se Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat, pasi atëherë do të jetë më shumë e monitoruar nga Europa. "KE dha rekomandim­in dhe ne shpresojmë që Këshilli do të hapë rrugën, edhe pse qeveria jonë ka dështuar, edhe pse frymëzimi i kryeminist­rit vjen nga lindja dhe jo perëndimi. PD ka kërkuar me forcë kudo në Europë hapjen e negociatav­e. BE është shpëtim nga katastrofa ekonomike dhe sociale që na pret me këtë qeveri. Sot nuk është momenti për festë, por për reflektim për hapat që duhen ndërmarrë për hapjen e negociatav­e. Shqipëria është më e izoluar se kurrë më parë, nuk ka më investime, ndërsa disa vende po mendojnë që të rikthejnë vizat", theksoi z. Basha. Për kryetaren e LSI, Kryemadhi, kushti i vetëm i Brukselit është largimi i Ramës, pasi qeveria është e zhytur në krim dhe korrupsion. Ajo i bëri thirrje qeverisë që të lirojë 11 protestues­it e arrestuar në Kukës. "Ju bëj thirrje të urdhëroni falangat tuaja në prokurori e gjykata të lirojnë kuksianët e arrestuar padrejtësi­sht. Po ta lexosh me vëmendje raportin, Brukseli i ka vendosur 7 kushte shumë të qarta. Të gjitha kushtet e BE paketohen në një fjali. Të largohet Edi Rama, kjo është shumë e qartë, ta bëjmë këtë gjë sa më shpejt, ky është shansi i fundit që mund t'u japim shqiptarëv­e jo vetëm për opozitën, por edhe për PS- së, se do jetë një çlirim edhe për deputetët e saj", tha zj. Kryemadhi. Më pas opozita u largua nga salla e parlamenti­t. I vetmi që theu rregullat ishte deputeti i LSI- së, Robert Bitri. Ai qëndroi në sallë

në kundërshti­m me vendimin e marrë unanimisht nga dy forcat kryesore opozitare. Deputeti Robert Bitri nuk e ka herën e parë që del publikisht kundër LSI- së me veprime e deklarata. Po ashtu, mësohet se deputeti Bitri ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i LSI

në Fier. Pas seancës, Bitri deklaroi për gazetarët: "Duhet të qëndroja në Kuvend ditën e integrimit. Nuk i bashkohem PS. Qëndrova se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI". Mësohet "Kemi kërkuar hapjen e negociatav­e sepse sa më afër Europës të jemi, do ta kuptojmë krimin e lidhur me pushtetin dhe korrupsion­in galopant. 5 prioritete­t mbeten përsëri. Kemi nevojë për gjykatës dhe prokurorë që të kalojnë vetingun. Rekomandim­i duhet të ishte marrë më herët, por u vonua. Nuk mund të zgjidhen problemet duke i drejtuar gishtin opozitës dhe vendeve skeptike të BE", tha z. Mediu.

se Bitri ka depozituar dje dorëheqjen edhe nga grupi i LSI, veprim që në një farë mënyre e justifikon­te qëndrimin e tij në sallë. Bitri njihet për rebelimin e tij dhe mosdakordë­sinë me vendimet e të mëdhenjve edhe në raste të tjera. "Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktaturës më të egër. I gjithë grupi parlamenta­r i PD- së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e çdo demokrati kudo ku ndodhet sot do jenë në Shkodër. Le të jemi sa më shumë nesër në ora 10 tek Gjykata e Apelit", tha deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania