Gazeta Shqiptare

Berisha i bën video Tahirit: Kërcënoi Ramën, tani është në Kuvend

Ish- kryeminist­ri, thirrje të dalë jashtë

-

Ish-

Kryeminist­ri Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit pas fjalimit të kryedemokr­atit Lulzim Basha dhe mbërritjes pas disa muajsh mungesë në parlament të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Teksa opozita po largohej nga salla e Kuvendit, ishkryemin­istri Sali Berisha teksa ishte në një video ' live' ka kthyer kamerën drejt ish- ministrit Saimir Tahiri. Të dy patën disa replika me njëri- tjetrin, ku Tahiri i buzëqeshur ka thënë vetëm "pse je çmendur kështu o burr", duke injoruar thirrjet e Berishës për të nxjerrë jashtë ish- ministrin. "Nxirreni jashtë Saimir Tahirin", është shprehur Berisha, teksa vijon të përmendë implikimin e tij në dosjen "Habilaj". Ndërkohë, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Rama me qëndrimet e tij kërcënon hapjen e negociatav­e këtë vit. "Në një kohë që fut Saimir Tahirin për të kremtuar në parlament pas betejës që bëri dje, e morët vesh takimin me Gaz Demin dhe mesazhet shkonin direkt në takimin me Mogherinin. Çfarë i thoshte Saja atij… dhe prandaj doli e tha ' mua kryegjykat­ësit nuk më ka ardhur asgjë nga prokuroria për Sajen', d. m. th është i pastër. U çonte mesazhe prej rrugaçi parlamenta­rëve gjermanë në mënyrën më të pafytyrë, të cilët janë shtylla të Bundestagu­t dhe njerëz me seriozitet dhe dashamirës­i të madhe për Shqipërinë. Edi Rama pra me këto shfazime, me këto qëndrime kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatav­e këtë vit", theksoi z. Berisha.

REPLIKAT

Sali Berisha: Ja pra, po e festoni me Habilajt.

Saimir Tahiri: Sa ke rrjedhur, po si je çmendur kështu mo?

Sali Berisha: E dini ç'i bëri Edi Ramës dje apo jo? Po nuk fole, t'i nxora dosjet, i tha . Ja ku e keni. Ja ku e keni dëshminë e pengut të kryeminist­rit tuaj. Pyeteni çfarë i tha Gaz Demit dhe Dash Pezës ky.

Saimir Tahiri: O Sali, po si je çmendur kështu?

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dje në parlament duke regjistrua­r ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dje në parlament duke regjistrua­r ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania