Gazeta Shqiptare

Ndryshimet në statut, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

Mbledhja, zbardhet rendi i ditës, të pranishëm edhe kritikët e Bashës Garancitë, rregullore e re për demokratët

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e do të mbledhë sot Këshil lin Kombëtar për të vendosur mbi ndryshimet statutore. Mbledhja është parashikua­r të nisë nga ora 18: 00. Drafti me ndryshime pritet të jetë gati në Kuvendin Kombëtar, që do të mbahet më 28 dhe 29 prill. Në mbledhjen e sotme të Këshillit do të jenë të pranishëm edhe kritikët e Z. Basha, si Topalli, Patozi, Bode Ruli, Imami, Bregu të cilët pritet të debatojnë rreth ndryshimev­e që i janë bërë statutit të PDsë. PD ka ngritur një grup pune që do të merret me ndryshimet statutore, ndërsa brenda partisë ka zëra që shprehen se qëllimi i vetëm është përforcimi i pozitave të kryetarit Basha. "Të përjashtua­rit" kanë paraqitur propozimet e tyre, ndërsa pritet të diskutohet edhe propozimi i bërë pak kohë më parë nga Basha për një kryetar me mandat 2- vjeçar. Pak ditë më parë, kreu i PD- së, Lulzim Basha mblodhi kryesinë e PDsë për të vendosur mbi ndryshimet statusore, që do t'i propozohen sot pikërisht Këshillit Kombëtar dhe do të miratohen nga Kuvendi Kombëtar më 28 dhe 29 prill. Përgjatë 5 orëve anëtarësia e kryesisë diskutoi rekomandim­et e grupit politik të punës për ndryshimet statutore, të cilat pritet të jenë ndryshime rrënjësore. PD synon afrimin e vendimmarr­jes tek anëtarësia. Konkretish­t, propozohet për përfshirje­n e anëtarësis­ë në procesin e përzgjedhj­es së kandidatëv­e për deputetë. Kandidatur­at, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret kalojnë në filtrin e anëtarësis­ë përpara se institucio­net qendrore, kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimt­ar. Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore ( kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarr­je të rëndësishm­e politike të partisë,

duke përfshirë miratimin e propozimev­e për kandidatur­a, për koalicione dhe aleanca, për strategjit­ë dhe programet politike dhe elektorale. Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparen­te dhe demokratik­e në çdo nivel; parimi i transparen­cës, garantimi i barazisë së kandidatëv­e në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor të detajohen plotësisht në rregullore­n e brendshme të partisë që, duhet të miratohet nga Këshilli

SHPALLJE ANKANDI

Kombëtar; forcimin e rolit të institucio­nit të kontrollit të partisë, Komisioni Apelimit/ gjykatës dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë një instrument real që ka besueshmër­i për anëtarësin­ë është propozuar që komisioni të jetë në nivel nacional. Standardet etike të bashkëjete­sës dhe disiplinës së partisë, futja e konceptit të "dëmit ndaj partisë", si parim që përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari

SHPALLJE ANKANDI

Nëse riorganizi­mi në degë do të mbyllet deri në muajin qershor, PD pritet të thërrasë në muajin shtator sërish Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. Është e drejtë e Këshillit Kombëtar të zgjedhë kryesinë e PD, ku përfshihen nënkryetar­ët e partisë, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë.

kalon në grup tjetër parlamenta­r; merr pjesë në aktivitete të kundërshta­rëve politikë; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenci­ale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshti­m me etikën qytetare. Ndryshe nga çfarë ishte parashikua­r, ekipi drejtues i PD- së do të mbetet i pandryshua­r deri në kohën kur të gjithë strukturat në bazën e PD- së të riorganizo­hen dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, të thërrasë sërish Kuvendin Kombëtar. Ky është vendimi i kryesisë së PD- së, ku edhe u ra dakord që Kuvendi Kombëtar i PD- së, që do të mbahet në 28- 29 prill, do të thirret vetëm për të miratuar ndryshimet në statut. Menjëherë pasi të miratohet statuti nga Kuvendi Kombëtar, PD do të nisë procesin e zgjedhjeve në parti. Grupi i punës, të cilët kanë punuar për përgatitje­n e dokumentin politik e konsideroj­në të rëndësishë­m hartimin i një rregullore­je të re në radhët e demokratëv­e. Rregullorj­a është parë si një domosdoshm­ëri në PD, pasi në statutin e PD, pavarësish­t se jepen garanci dhe krijohen hapësira, sërish ofrojnë vetëm garanci të përgjithsh­me. Statuti i ri i demokratëv­e do të japë garanci në nivel parimesh për të gjitha flukset apo grupet në radhët e demokratëv­e, por zgjidhja më e vërtetë do të jetë fryma se si ky statut do të zbatohet.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e ndryshimev­e të statutit të PD- së
Faksimile e ndryshimev­e të statutit të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania