Gazeta Shqiptare

Formula e re për pensionet e ish- të dënuarve politikë

Relacioni i draftit që do të diskutohet në komisione, përfitojnë ato që punuan në burgje Ndryshimet, një vit punë njihet si dy vjet vjetërsi Pagesat dhe vitet e punës

-

Ish- të dënuarit politikë që kanë punuar në burgje do të përfitojnë rritje pensioni. Formula e re është parashikua­r në ndryshimet në ligjin për ish- të dënuarit politikë, të cilat kanë mbërritur në Kuvend dhe do të diskutohen në komisionet parlamenta­re. Në relacionin që shoqëron ndryshimet ligjore parashikoh­et mundësia e garantimit të së drejtës në fushën e sigurimeve shoqërore për njohjen dhe përfitimin e pensionit për ish- të dënuarit politikë, të cilët kanë punuar në miniera, në nëntokë, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit politik, në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë. Projektlig­ji është hartuar në përputhje me programin e Këshillit të Ministrave, duke mbështetur integrimin e ish- të përndjekur­ve politikë nëpërmjet politikave publike dhe sociale që respektojn­ë statusin e ish- të përndjekur­it. Efektet financiare të projektlig­jit përllogari­ten përafërsis­ht në vlerën 4 milionë lekë për një muaj dhe do të mbulohen nga buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Objektivi i projektlig­jit është rregullimi i së drejtës për pension nëpërmjet njohjes së kohës së vuajtjes së dënimit të ishtë dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, për efekt pensioni, si punë e kryer në miniera, në nëntokë, njohjes së periudhës sa dyfishi i qëndrimit në këto burgje dhe llogaritje­n e pagës sa paga e punës në minierë. Në relacion thuhet se me këtë projektlig­j synohet plotësimi i detyrimit kushtetues dhe garantimi i së drejtës në fushën e sigurimeve shoqërore, për përfitimin e pensionit për ish- të dënuarit politikë, të cilët kanë punuar në miniera, në nëntokë gjatë kohës së vuajtjes së dënimit politik në ish- burgjet, që, përveç funksionim­it si institucio­n i vuajtjes së dënimit, kanë funksionua­r si miniera.

VITET E PUNËS

Projektlig­ji garanton njohjen, për efekt të përfitimit të pensionit, të kohës së vuajtjes së dënimit të ish- të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, si punë e kryer në minierë, në nëntokë. Në

draft parashikoh­et njohja e kohës së vuajtjes së dënimit të ish- të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, për efekt pensioni, si punë e kryer në minierë, në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, lëshohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpuni­m me Ministrinë e

Drejtësisë. Nëpërmjet këtij projektlig­ji njihet dhe garantohet e drejta për të përfituar pension për 264 ish- të dënuar politikë, të cilët kanë punuar në miniera, në nëntokë, gjatë kohës së vuajtjes dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë. Nëpërmjet këtij projektlig­ji parashikoh­et që koha e vuajtjes së dënimit të ish- të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë, njihet për efekt pensioni si punë e kryer në miniera, në nëntokë.

njihet sa dy fishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Nga të dhënat zyrtare të mbledhura nga Instituti i Integrimit të Ish- të Përndjekur­ve Politikë rezulton se nuk kanë marrë dokumentet, vërtetimet për vendin e punës ku është kryer dënimi, 264 persona, të cilët kanë vuajtur dënimin mesatarish­t 7.5 vjet, në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë. Me ndryshimin e propozuar, ish- të dënuarit politikë që kanë punuar në miniera, në nëntokë, gjatë kohës së vuajtjes së dënimit politik, çlirohen nga detyrimi për ta provuar këtë me anë të vërtetimit. Projektlig­ji parashikon njohjen e kohës së vuajtjes së dënimit politik në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë si punë e kryer në miniera, në nëntokë. Periudha e vuajtjes së dënimit, për efekt pensioni, njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje dhe paga llogaritet sa paga e punës në miniera. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpuni­m me Ministrinë e Drejtësisë. Projektlig­ji ka efekte financiare për buxhetin e shtetit, pasi 264 ish- të dënuar politikë në burgjet ku punohej në miniera, në nëntokë do të përfitojnë para kohe pensionin si rrjedhojë e njohjes për efekt pensioni të kohës së vuajtjes së dënimit si punë e kryer në miniera, në nëntokë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania