Gazeta Shqiptare

ALUIZNI: 117 personat që kanë gati lejet e legalizime­ve

Legalizime­t, përfituesi­t të paraqiten për të tërhequr lejet Lista me pronarët në qarkun e Vlorës

- Ornela Manjani

ALUIZNI publikon listën me 117 pr onarët që duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së ALUIZNI- t Vlorë për të tërhequr lejet e tyre të legalizime­ve. Më pas, procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në hipotekë. Pas regjistrim­it të lejes së legalizimi­t, pronari pajiset me certifikat­ë pronësie, të cilën duhet të shkojë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive për ta tërhequr. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një ko- pje të lejes së legalizimi­t për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje si- pas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania