Gazeta Shqiptare

Abuzime me tenderët, Dhori Kule: Më hetoni, kam respektuar ligjin

Prokuroria sekuestron dosjet e tenderëve të zhvilluara në Universite­tin e Tiranës "Kjo zhurmë nuk duhet të sfumojë problemet e universite­tit"

-

Ditën e djeshme është bërë sekuestrim­i i tenderëve ndër vite në Universite­tin e Tiranës nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Këta të fundit kanë marrë nën hetim rektorin e këtij institucio­ni të arsimit të lartë, Mynyr Koni si dhe ish- rektorin, tashmë dekan në Fakultetin e Ekonomikut, Dhori Kule. Deri më tani dyshohet se dy të sipërpërme­ndurit janë përfshirë në korrupsion e shpërdorim detyre e grupi hetimor ka nisur verifikime­t e para për zbardhjen e çështjes. Pas kësaj, Kule ka reaguar në një deklaratë për mediat, ku ka shprehur gatishmëri­në për t'u përballur me drejtësinë. "Absolutish­t jam i hapur të hetohem për kohën kur kam qenë unë, për të tjerët para meje, por nuk është ky problem i Universite­tit të Tiranës. Prokuroria është e mirëpritur në të gjitha nivelet. I siguroj të gjithë personat që kam punuar se më ka udhëhequr vetëm respektimi i ligjit", tha dekani i Ekonomikut. Më tej ky i fundit komentoi edhe projekt - raportin e përpiluar nga Ministria e Arsimit, e cila konstaton probleme në administri­min e brendshëm të Universite­tit të Tiranës. "Të befasuar nga raporti. Kjo zhurmë nuk duhet të sfumojë problemet e universite­tit"- tha Kule. Ndërkohë dy ditë më parë, Rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni, i bëri thirrje prokuroris­ë t'i shkojë deri në fund çështjes dhe të hedhë dritë mbi të vërtetën. "Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetje­n personale dhe institucio­nale për hetimet e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu, i bëj thirrje Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar. Në mënyrë të përsëritur, i bëj kërkesë organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktiviteti­n financiar të Universite­tit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme", deklaroi rektori i Uni- versitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ky hetim ndaj dy akademikëv­e vjen pas një përplasjej­e publike mes tyre të shënuar pak muaj më parë në qarqet universita­re. Sakaq kujtomë se kjo është hera e dytë që emrat e profesorëv­e lakohen në institucio­nin e prokuroris­ë për Krime të Rënda. Dy vite më parë, të dy dhanë shpjegime përpara "Absolutish­t jam i hapur të hetohem për kohën kur kam qenë unë, për të tjerët para meje, por nuk është ky problem i Universite­tit të Tiranës. Prokuroria është e mirëpritur në të gjitha nivelet. I siguroj të gjithë personat që kam punuar se më ka udhëhequr vetëm respektimi i ligjit",tha dekani i Ekonomikut.

prokurorëv­e, për kërcënimin e bërë nga Emiljano Shullazi, i cili kërkonte tërheqjen e Mynyr Konit nga gara për Rektor i Universite­tit të Tiranës

 ??  ?? Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule
Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania