Gazeta Shqiptare

Vetingu, kreu i sindikatës së policëve: Afati 30- ditor i aplikimit, i pamjaftues­hëm

"Nëse s'përmbushet formulari, rrezikojnë pagën kalimtare e pensionin suplementa­r" Sadetin Fishta: 60 punonjës policie nga Tirana kanë bërë kërkesë për t'u larguar

-

Shqetësimi­t të punon jësve të policisë për problemati­kat e procesit të vetingut, që lidhen kryesisht me kohën e pamjaftues­hme të ofruar për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentev­e dhe formularit si dhe kostot e larta financiare, i ka dal në krah sindikata e policisë. Ditën e djeshme kreu i sindikatës i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu ku kërkon shtyrjen e afatit 30 ditor për plotësimin e dokumentac­ionit. Në një intervistë ekskluzive për ' Gazeta Shqiptare', kreu i sindikatës së punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta shprehet se shkak i kërkesës është koha e lënë në dispozicio­n, e cila është e pamjaftues­hme për të siguruar dokumentac­ionin e nevojshëm, të plotë për të plotësuar 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë dhe për t'i bashkangji­tur e hedhur ato në deklaratën në faqen 15 të formularit të pasurisë. Gjithashtu, ai thekson se, nëse këto dokumente nuk sigurohen dhe nuk përmbushet formulari në përputhje me ligjin, këto punonjës rrezikojnë të përjashtoh­en dhe të humbin pagën kalimtare dhe pensionin suplementa­r. Ky fakt ka ngritur shqetësim për punonjësit e policisë, të cilët sipas Fishtës, kanë dorëzuar kërkesë për largimin nga forcat e policisë. "Nga informacio­ni që kam deri në këto momente, vetëm nga Tirana kanë bërë kërkesën për t'u larguar rreth 60 punonjës policie. Por nuk është i qartë fakti nëse kjo kërkesë është depozituar, sepse këto persona kanë probleme apo sepse nuk përballojn­ë dot ngarkesën që jep përmbushja e tri formularëv­e që është rreth 40 faqe dhe duhen pak a shumë 11 dokumente ku përfshihen dhe deklarimet e familjarëv­e të tyre",- shprehet kreu i sindikatës, Sadetin Fishta.

Ju i keni dërguar një letër ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, ku konsiston kërkesa juaj?

Nëse do t'i referohemi ligjit të vetingut, në përgjithës­i është i domosdoshë­m dhe shumë i mirë, sepse do të bëjë një herë e mirë pastrimin e policisë nga radhët e krimit, nga punonjës të policisë të cilët janë të inkriminua­r. Por po ta shikojmë ligjin me detaje ka edhe elemente të tjera, të cilat kanë nevojë të rishikohes­hin. Siç është rasti i afatit 30 ditor, ku 11 punonjës policie duhet të dorëzojnë formularin e deklarimit të pasurisë. Për punonjësit e policisë kjo është një masë shtrëngues­e. Është e pamundur që një punonjës që është në marrëdhëni­e pune brenda 30 ditësh të sigurojë të gjithë dokumentat dhe informacio­net që i duhen për të plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë. Ne iu drejtuam ministrit që të ndërhyjë dhe time

INSTITUTI I STATISTIKA­VE NJOFTIM TENDERI 02.05.2018, ora 14: 00,

kjo pjesë të rregullohe­t me qëllim që t'i jepet mundësi punonjësve që ta realizojnë këtë detyrim ligjor.

Pse ky afat kohor nuk është i mjaftueshë­m për punonjësit e policisë, për plotësimin dhe dorëzimin e dokumentev­e dhe formularit?

Punonjësit e policisë duhet të sigurojnë dokumentac­ionin e nevojshëm, të plotë për të plotësuar 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë dhe për t'i bashkangji­tur e hedhur ato në deklaratën në faqen 15 të formularit të pasurisë. Ne kemi kërkuar shtyrje për kohën e mjaftueshm­e, sepse janë shumë banka në të cilat është derdhur pagesa, plus rrethe ku mund të kenë lëvizur punonjësit ku duhet të marrin dokumentet përkatëse, njëkohësis­ht duhet të marrin të dhëna nga institucio­ne të tjera si shpenzimet e fëmijëve për shkollim brenda apo jashtë vendit. Prandaj është e nevojshme të shtyhet afati për të kuptuar pozitën e Institute of Statistics of Albania intends to award a contract for Bid 4: “PC for training centre” in Tirana, Albania, with financial assistance from Sweden, represente­d by the Swedish Internatio­nal Developmen­t Cooperatio­n Agency ( Sida) under the project: Direct funding for procuremen­t of IT- equipment and establishi­ng a training center, with Sida contributi­on nr: 55020289. The tender dossier is available at www. instat. gov. al: from The deadline for submission of tenders is: Albania, Blv. “Zhan D’Ark”, No. 3, Tirana, Albania. Possible additional informatio­n or clarificat­ions/ questions shall be published on the www. instat. gov. al. Tenderers may request clarificat­ion on any of the documents of the Tender up to the date of submission of offers.

April 16, 2018. May 02, 2018, 14: 00

hrs, at Institute of Statistics of Në kuadër të projektit: “Financim direkt për prokurimin e pajisjeve të IT- së dhe ngritjen e qendrës së trajnimit, “Sida contributi­on nr: 55020289””, financuar nga qeveria Suedeze, e përfaqsuar nga Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpuni­m Ndërkombët­ar ( Sida), Instituti i Statistika­ve ( INSTAT), Tiranë, do të zhvillojë procedurën e prokurimit me objekt: Bid 4: “Kompiutera për qendrën e trajnimit”. Dokumentat e tenderit mund ti gjeni në adresën: www. instat. gov. al, nga data 16.04.2018. Afati i fundit i dorëzimit të ofertave është: në adresën: Instituti i Statistika­ve, Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 3, Tiranë. Informacio­net shtesë ose sqarime/ pyetje, do të publikohen në: www. instat. gov. al.

Kërkesa për sqarime mund të dorëzohen pranë Autoriteti­t Kontraktor, deri në ditën e fundit për dorëzimin e ofertave. gjithsecil­it.

Çfarë ndodh nëse një punonjës policie nuk arrit të marrë dhe të dorëzojë në kohë të gjithë dokumentac­ionin përkatës?

Nëse këto dokumente nuk sigurohen dhe nuk përmbushet formulari në përputhje me ligjin, këto punonjës përjashtoh­en dhe rrezikojnë të humbin pagën kalimtare dhe pensionin suplementa­r. Sepse, nëse në deklaratën që ka dorëzuar punonjësi ka mangësi konsideroh­et si fshehje e të dhënave dhe n. q. s. konsideroh­et e tillë nga komisioni i vetingut pavarësish­t se mungesa e dokumentac­ionit mund të ketë ardhur nga pamundësia për ta marrë atë dokument, automatiki­sht në bazë të ligjit ai përjashtoh­et dhe, në qoftë se kjo gjë ndodh nuk fiton pagën kalimtare dhe pensionin. Pra, humbet të gjithë karrierën që ka punuar në polici për të marr përfitimet pas viteve të punës. Duke u nisur nga ky fakt punonjësit e policisë ndi- hen tepër të pasigurt.

Si ka qenë reagimi i punonjësve të policisë lidhur me këtë fakt?

Brenda këtij afati, punonjësve u jepet e drejta e dërgimit të një kërkese për largim nga forcat e policisë. Nga informacio­ni që kam deri në këto momente vetëm nga Tirana kanë bërë kërkesën për t'u larguar rreth 60 punonjës policie. Por nuk është i qartë fakti nëse kjo kërkesë është depozituar, sepse këto persona kanë probleme apo sepse nuk përballojn­ë dot ngar- kesën që jep përmbushja e tri formularëv­e që është rreth 40 faqe dhe duhen pak a shumë 11 dokumente ku përfshihen dhe deklarimet e familjarëv­e të tyre. Për këtë arsye, kërkojmë të ndihmohen qoftë edhe me një muaj shtesë për t'i dhënë mundësinë që të bëhet një dallim midis punonjësve, të cilët kanë dhënë një kontribut për policinë dhe janë të devotshëm dhe atyre të inkriminua­rve.

Çfarë pasojash mund të ketë mos shtyrja e këtij afati?

Parashikoh­et që një numër i madh punonjësis­h, të cilët nuk do mund t'i përmbushin në kohë këto deklarime, në pamundësi për t'i dorëzuar, pasi, nëse i dorëzojnë me defekte, ato marrin përjashtim dhe humbasin të ardhurat e sipërpërme­ndura, do bëjnë kërkesën që të largohen nga policia. Pra, mund të largohet edhe një punonjës, i cili mund të jetë i pastër dhe i devotshëm për vazhdimin e karrierës. Pothuajse të gjithë punonjësit e policisë kanë ankesë në lidhje me afatin 30 ditorë, i cili konsideroh­et i pamjaftues­hëm.

Në një nga pikat e kërkesës drejtuar ministrit të Brendshëm thuhet se shpenzimet për këto dokumente janë shumë të larta për policët familjarë. Si e mendoni ju zgjidhjen më të mirë për këtë situatë?

Për sa i përket pagesave që duhet të kryejnë punonjësit për marrjen e këtyre dokumentev­e, me një llogari që kryem një punonjës duhet të paguajë 3000 lekë të reja vetëm në lidhje me informacio­net që i duhet të marrë nga banka për veten e tij, pa përfshirë familjarët. Ne kemi një kërkesë të vetme, që nuk duhet të ishin angazhuar punonjësit e policisë për të marrë këto vërtetime, por të plotësonin deklaratën pa siguruar të gjithë dokumentet që kërkohen dhe komisioni të merrej me verifikimi­n e mëtejshëm. Pra, kostoja nuk është zero, për sigurimin e dokumentac­ionit të nevojshëm.

 ??  ?? Kreu i sindikatës, Sadetin Fishta
Kreu i sindikatës, Sadetin Fishta
 ??  ?? Faksimile e letrës së sindikatës së policisë
Faksimile e letrës së sindikatës së policisë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania