Gazeta Shqiptare

Grabitësit marrin 1000 euro dhe i vënë zjarrin "Audi"- t të emigrantit

Korçë, vidhet edhe një tjetër automjet dhe dy banesa brenda një nate Lindita Duro: Kapni autorët, ose do t'i gjej vetë e do t'i djeg siç dogjën makinën e djalit

-

Makina e një emi granti në Korçë është grabitur dhe më pas është shkrumbuar nga zjarri. Mësohet se persona ende të paidentifi­kuar, pasi kanë marrë shumën prej 1000 erosh në automjetin tip "Audi" në pronësi të 26- vjeçarit Denis Duro, e kanë mbushur atë me kashtë dhe i kanë vënë zjarrin. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Belorta, vetëm pak kilometra larg qytetit juglindor. Sipas bluve, rreth orës 02: 00 është përfshirë nga flakët makina e të riut, emigrant në Greqi. Mësohet se automjeti me targë IBI 4224 ishte parkuar në afërsi të banesës së familjes Duro. Pas sinjalizim­it të marrë, policia ka shkuar shpejt në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. "Nga të dhënat e para si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarj­e, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Po punohet për identifiki­min e kapjen e autorëve si edhe përcaktimi­n e shkaqeve të rënies së zjarrit", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor pohuan se fillimisht autorët kanë hapur njërën nga dyert e "Audi"- t me mjete të forta dhe kanë marrë një sasi prej 1 mijë eurosh, një pasaportë greke të pronarit të mjetit si dhe një aparat celular. Më pas për të zhdukur gjurmët, autorët e kanë djegur automjetin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarj­a. Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarjeje kanë reaguar familjarët e 26- vjeçarit, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia. Ata pohuan se janë ngritur nga gjumi pasi kanë dëgjuar zhurmë teksa digjej makina. Nëna e të riut, Lindita Duro deklaroi për "Gazeta Shqiptare" se djali dhe familja e saj nuk kanë probleme me askënd. Ajo u shpreh se autorët kishin vjedhur brenda në makinë 1000 euro, pasaportën greke të djalit të saj dhe një telefon. "Kërkoj të zbardhet sa më shpejt ngjarja, në të kundërt do i gjej vetë autorët dhe do i djeg siç me dogjën makinën e tim biri", tha Lindita Duro. Mësohet se gjatë orëve të natës të së mërkurës në fshatin Belorta kanë ndo- dhur 4 vjedhje, ku përveç makinës që iu flaka, u vodh një mjet tjetër, ndërsa u bastisën dy banesa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania