Gazeta Shqiptare

Sezoni i ri turistik, liqeni i Shkodrës i tejndotur nga shkarkimi i ujërave të zeza

Bashkiakët: Presim financim për instalimin e impiantit

-

SHKODËR - Në prag të sezonit të ri turistik, liqeni i Shkodrës vijon të ndotet nga ujërat e zeza. Me dhjetëra subjekte që operojnë pranë pikës turistike të Shirokës ( pjesë e qytetit të verior) derdhin ujërat e zeza në liqen. Edhe pse një problemati­kë që vijon prej vitesh, ende nuk është gjetur një zgjidhje përfundimt­are. Fatbardh Kuçi, përgjegjës i shërbimeve publike në Bashkinë Shkodër është shprehur se pritet që të bëhet një financim për vendosjen e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në këtë liqen. "Jemi në pritje të investimit për instalimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për ta vijuar investimin, ashtu siç ka bërë Mali i Zi me pjesën e vet të liqenit", tha ai. Në fakt, ky investim pritet prej vitesh në Shkodër që të realizohet ose nga qeveria, BE ose ndonjë organizëm tjetër i huaj për shkak të vlerës së madhe që ka. E ndërsa në Shkodër, ashtu si në të gjithë vendin, institucio­net ndër të cilat edhe vetë Bashkia Shkodër kanë zbritur në terren për pastrimin e brigjeve të zonave turis- tike, në liqen vijon çdo ditë derdhja e ujërave të zeza. Kryeinspek­tori i Inspektora­tit të Mjedisit, Edmond Tërthorja deklaroi dje se ujërat e zeza bashkë me mbetjet që hidhen në liqen apo lumenjtë që ka Shkodra përfundojn­ë në grykëderdh­jen e Bunës në Velipojë duke ndotur atje një tjetër pikë të rëndësishm­e turistike jo vetëm për Shkodrën, por edhe në rang kombëtar. "Gjendja në brigje, në liqen dhe lumenj është alarmante jo vetëm për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në liqen, por edhe për shkak të mbetjeve në sasi të konsiderue­shme. Një ndikim kanë pasur edhe përmbytjet duke bërë që problemati­ka e mbetjeve të dalë edhe më shumë në pah. Të gjitha këto përfundojn­ë në grykëderdh­jen e Bunës në Velipojë, duke krijuar edhe atje

PLANI I RI

Liqeni i Shkodrës dhe zona e Shirokës pritet që të përfshihen në një plan të ri infrastruk­turor të ngjashëm me Lungomaren në Vlorë, që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Qeveria e ka premtuar një financim të tillë që disiplinon totalisht atë zonë, ndërsa projekti teknik është në fazën përfundimt­are. Tashmë pritet për t'u parë se kur do të nisë zbatimi i tij.

një ndotje masive". Përgjatë Shirokës është ndërtuar shëtitorja, e cila shërben për ecje sportive, vrapime apo edhe thjeshtë shëtitje për shkodranët, por edhe turistët e huaj dhe pushues nga qytete të tjera. Pamja panoramike që të ofron Shiroka sfumohet kur përgjatë liqenit derdhen ujërat e zeza ose edhe hidhen mbeturina. Kjo prish imazhin gjithë asaj bukurie natyrore. se. ni.

 ??  ?? Makina e djegur e emigrantit Denis Duro
Makina e djegur e emigrantit Denis Duro
 ??  ??
 ??  ?? Liqeni i Shkodrës i ndotur
Liqeni i Shkodrës i ndotur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania