Gazeta Shqiptare

Tentoi të vriste prindërit e ish- gruas, prokuroria kërkon ekstradimi­n e 36- vjeçarit nga Amerika

Ngjarja në mars të 2017- ës, ja si plagosën rëndë në banesë Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj Lulzim Sinaj nga Patosi rrezikon dënim me 20 vjet heqje lirie, ose burgim të përjetshëm

-

Prokuroria e Fierit kërkon ekstradimi­n nga SHBA- të të një 36vjeçari për t'u gjykuar në Shqipëri, pasi dyshohet se një vit më parë ka tentuar të vrasë prindërit e ish- gruas. Bëhet fjalë për të pandehurin Lulëzim Sinaj nga Patosi, i cili akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake". Mësohet se pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 12 marsit të vitit që shkoi në qytetin e Ballshit, ai arriti të largohej në vendin përtej Atlantikut. Nga hetimet njëvjeçare të Prokuroris­ë për Krime të Rënda e më pas Prokuroris­ë së Fierit, është arritur të konkludohe­t se Lulëzim Sinaj qëlloi për të vrarë prindërit e ish- bashkëshor­tes, Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj. Mësohet se ai i qëlloi disa herë me pistoletë.

NGJARJA

Më datë 12 mars 2017, rreth orës 20: 00, në lagjen "28 Nëntori" të qytetit të Ballshit, Lulëzim Sinaj, akuzohet se ka trokitur në derën e ish- vjehrrit të tij. Nga deklarimet e të dëmtuarve është mësuar se kur Edmond Xhaferraj ka hapur derën, është përballur me një person veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar, i cili mbante në dorë një armë të mbuluar me qeskë, të cilës i shihej vetëm tyta. Ai i kishte thënë të dëmtuarit të futej brenda dhe të ulej. Sipas deklaruesv­e, personi që mbante pistoletën në dorë kishte sytë dhe zërin e Lulëzim Sinajt, ish- bashkëshor­tit të vajzës së tyre. Të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se personi i armatosur që kishte hyrë në banesën e tyre kishte hequr për një moment kapuçin e më pas e kishte rivënë, duke u thënë se do t'i vriste të gjithë. Më pas, Ludmidha i është afruar agresorit dhe ka tentuar ta nxjerrë nga banesa. Sinaj kishte bërë disa hapa prapa dhe kur ndodheshin në shkallët e pallatit, Edmond Xhaferaj i ka thënë Lulëzimit se çfarë kishte ndërmend të bënte, ta realizonte mbi të. Në këtë moment ai ka tërhequr këmbëzën, por nuk i ka shkrepur. Më pas ai ka shtënë dy herë të tjera ndaj Ludmidhës dhe tri herë ndaj Edmondit duke i plagosur të dy rëndë. Pas kësaj, autori ka ikur me shpejtësi duke humbur çdo gjurmë. Ka qenë një banor i qytetit të Ballshit, ai që ka dorëzuar në polici pistoletën me silenciato­r, një dorezë plastike, dy çorape të zeza, dy papuçe ngjyrë blu, një leckë e disa qese që janë gjetur nga një fëmijë në një degë peme poshtë pallatit. Lulëzim Sinaj ishte martuar në Boston të SHBA- ve me vajzën e tyre, Lulëzim Sinaj ishte martuar në Boston të SHBA- ve me vajzën e çiftit Xhaferaj, Negisa Xheferajn. Por, pas mosmarrëve­shjeve mes tyre, ata janë ndarë para dy vitesh. Vajza e të dëmtuarve e kishte denoncuar Lulëzimin për keqtrajtim dhe ndaj tij kishte nisur një proces në SHBA. Ndërkohë, sipas deklaruesv­e, i akuzuari Lulëzim Sinaj ishte lidhur me një vajzë nga Memaliaj.

Negisa Xheferajn. Por, pas mosmarrëve­shjeve mes tyre, ata janë ndarë para dy vitesh. Vajza e të dëmtuarve e kishte denoncuar Lulëzimin për keqtrajtim dhe ndaj tij kishte nisur një proces në SHBA. Ndërkohë, sipas deklaruesv­e, i akuzuari Lulëzim Sinaj ishte

lidhur me një vajzë nga Memaliaj. Nga hetimet ka rezultuar se Lulëzim Sinaj kishte mbërritur në Shqipëri më datë 7 mars, ka kryer krimin e tij pesë ditë më vonë dhe është rikthyer sërish drejt Amerikës, ku më pas është arrestuar dhe po vuan dënimin për dhunën e ushtruar Nga hetimet njëvjeçare të Prokuroris­ë për Krime të Rënda e më pas Prokuroris­ë së Fierit është arritur të konkludohe­t se Lulëzim Sinaj qëlloi për të vrarë prindërit e ish- gruas, Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj. Mësohet se ai i qëlloi disa herë me pistoletë. Sipas hetuesve të çështjes, 36- vjeçari akuzohet për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve Pas plagosjes së bashkëshor­tëve Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj, autori i krimit ka ikur me shpejtësi duke humbur çdo gjurmë. Ka qenë një banor i qytetit të Ballshit, ai që ka dorëzuar në polici pistoletën me silenciato­r, një dorezë plastike, dy çorape të zeza, dy papuçe ngjyrë blu, një leckë e disa qese që janë gjetur nga një fëmijë në një degë peme poshtë pallatit.

ndaj ish- bashkëshor­tes së tij. Për udhëtimin e Lulëzimit drejt Shqipërisë ka qenë në dijeni edhe ish- bashkëshor­tja, Negisa, e cila i ka porositur prindërit që të mos e prisnin në shtëpi. Por, pavarësish­t kësaj, Lulëzimi ka realizuar planin e tij të hakmarrjes, që fatmirësis­ht nuk

mori dot jetën e dy prindërve të ish- bashkëshor­tes së tij. Pritet që pas ekstradimi­t në Shqipëri, ai të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë, që parashikon dënimin e jo më pak se 20 viteve heqje lirie ose burgim të përjetshëm.

 ??  ?? Prokuroria e Fierit
Prokuroria e Fierit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania