Gazeta Shqiptare

E akuzuan se dhunonte fëmijët e motrës në koma, pasi u mori paratë, daja: T'i hiqet kujdestari­a vëllait

"Shteti të marrë masa e të kujdeset për nipin e mbesën"

-

TIRANË - Historia e Otorinos dhe Aishes, motër e vëlla nga Korça, të cilët tashmë kanë mbetur në mëshirë të fatit, është trajtuar sërish dje në emisionin "Me zemër të hapur" në "Neës 24". Pasi i braktisi babai, nëna e dy fëmijëve ( djali 11 vjeç dhe vajza 12 vjeç) pësoi aksident të rëndë dhe që prej 6 vitesh ndodhet në koma. Ajo ishte vendosur për një jetë më të mirë në Vicenca të Italisë. Por, para 7 vitesh fëmijët ishin të vegjël dhe ajo e kishte të pamundur të punonte dhe t'i rriste ata. Në këto rrethana u detyrua të vinte në qytetin e saj të lindjes, Korçë dhe t'i linte fëmijët tek vëllai i madh, për një periudhë kohe dhe më pas do i rimerrte në Itali. Por, në atë kohë ajo pësoi aksident dhe prej 6 vitesh ndodhet në gjendje kome në një spital të Italisë. Edhe pse shpresat janë të pakta për të mbijetuar, fëmijët luten çdo ditë për nënën e tyre. Ndonëse për fëmijët, daja që po kujdesej për ta mori një shumë të madhe parash, ai filloi t'i dhunonte. Në emisionin e së hënës "Me zemër të hapur", daja i vogël i fëm- ijëve, i cili nuk ka mundësi t'i mbajë fëmijët tha se: "Lekët i bëri motra e Italisë dhe vëllai im binjak që ka kujdestari­në. Fëmijët që pas aksidentit nuk kanë ikur më në Itali. Ata kanë jetuar me dajën që nga viti 2011 deri para 7 muajsh. Pastaj mi solli mua, më tha mbaji për 2 muaj e shumta. Do të të nis unë lekë tha e do t'i mbash. Mirë i thashë, por dy muaj. Realisht unë nuk i mbaja dot më shumë. Se janë 5 fëmijë, 3 të mitë e 2 të motrës. Unë kam marrë 29 mijë euro dhe 29 mijë nëna ime. Ka përfituar Rebeke Çollaku, motra ime dhe vëllai im binjak 40 mijë euro", tha daja. Ai tregoi se fëmijët kanë para të tjera të mbyllura në bankë, të cilat do t'i marrin kur të mbushin moshën madhore. Vëllai Voltisi bën apel që shteti t'i heqë kujdestari­në vëllait të tij, Eltisit dhe të vendoset një e ardhme e sigurt për fëmijët e motrës së tij. Por në emisionin e djeshëm, Eltisi pranon se ka marrë para nga fëmijët, por thotë se është kujdesur për motrën e tij, duke shkuar vazhdimish­t në Itali dhe i ka shpenzuar. Ai thotë se motra e tij në Itali ndodhet në gjendje të rëndë dhe shanset për të mbijetuar nuk janë të mëdha. "Unë kam qenë në Itali nga nëntori, për disa muaj. I dhashë para vëllait që t'i çonte në shkollë, por nuk i kanë çuar. Është përgjegjës­ia e tij", u shpreh ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania