Gazeta Shqiptare

Vizat turistike në SHBA, ja ku duhet të keni kujdes

Hapat që duhet të ndiqni për të aplikuar, si duhet të veproni kur kërkesa refuzohet Ambasada: Ligje tepër strikte për emigracion­in

-

"Si zyrtarë të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe si oficerë konsullorë, autoriteti ynë vendimmarr­ës mbi vizat, si për lëshimet, edhe për refuzimet, është tërësisht i lidhur me ligjin e Shteteve të Bashkuara mbi emigracion­in, më saktësisht Akti i Imigracion­it dhe Nënshtetës­isë"

teteve të huaja që duhet të bëjnë një lidhje në Shtetet e Bashkuara si pjesë e atij udhëtimi.

KRITERET

Në përgjithës­i, një shtetas i një shteti të huaj që kërkon të hyjë në SHBA duhet së pari, të marrë një vizë të SHBA- ve, e cila vendoset në pasaportën e udhëtarit. Disa udhëtarë ndërkombët­arë mund të kualifikoh­en për të hyrë në Shtetet e Bashkuara pa vizë nëse plotësojnë kërkesat e programit të Mosnevojit­jes së Vizave për të hyrë në SHBA. Programi i udhëtimit pa vizë ( VWP) lejon që udhëtarët, me një pasaportë të vlefshme elektronik­e, të hyjnë në Shtetet e Bashkuara pa vizë për deri në 90 ditë për arsye biznesi ose turizmi. Të gjithë atyre që udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara për arsye tjetër, përveç biznesit ose kënaqësisë, u duhet vizë. Udhëtarët që kualifikoh­en për programin e Mosnevojit­jes së Vizës për të hyrë në SHBA duhet të marrin autorizim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara duke përdorur Sistemin Elektronik për Autorizimi­n e Udhëtimit ( ESTA). Udhëtarët, aplikimi ESTA i të cilëve është refuzuar dhe përsëri duan të udhëtojnë për të Shtetet e Bashkuara, duhet të plotësojnë një aplikim për vizë joimigrues­e. Disa udhëtarë që janë qytetarë të një shteti partner të programit të udhëtimit pa viza mund të mos arrijnë ende të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara në kuadër të këtij programi.

APLIKIMI

Nëse duhet të aplikoni për një vizë që të udhëtoni në SHBA- ve, procesi përfshin disa hapa si: përcaktoni llojin e vizës që ju duhet për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara; plotësoni formularin e aplikimit DS- 160 në internet ku secili aplikues duhet ta plotësojë këtë formular përpara se të përdorë shërbimet në këtë faqe interneti. Gjithashtu, duhet të krijoni një llogari përdoruesi; të vendosni numrin e konfirmimi­t DS160 për secilin aplikues që aplikon për një vizë. Plotësoni procesin e kthimit të dokumentev­e nga korrieri, paguani tarifën( at) e aplikimit për vizë joimigrues­e ( MRV), caktoni një takim në Seksionin Konsullor si dhe ndiqni takimin në Seksionin Konsullor. "Informacio­ni i printuar në një vizë të lëshuar nga SHBA- të duhet të jetë i njëjtë me informacio­nin në pasaportën e aplikuesit. Nëse zbuloni një gabim ( gabim shtypi, gabim në datën e lindjes, gabim në datën e skadimit, etj.) në vizën tuaj amerikane, aplikanti ose një përfaqësue­s i autorizuar mund të dërgojnë një email në adresën: TiranaUSCo­nsulate@ state. gov.

VIZA E REFUZUAR

Nëse një aplikuesi i është refuzuar viza, zyrtari konsullor do t'i japë aplikuesit një letër në të cilën do të shpjegohet pse i është refuzuar viza. Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 214( b), do të shpjegojë në përgjithës­i se aplikimi nuk kualifikoh­et për një vizë në ndjekje të ligjeve të imigracion­it të SHBA- ve. Nëse aplikuesi zgjedh të aplikojë sërish, ai duhet të paraqesë një aplikim të ri, të paguajë një pagesë të re për vizën dhe duhet të japë informacio­n se si kanë ndryshuar rrethanat që nga aplikimi i mëparshëm për vizë. Nëse letra e refuzimit ka të shënuar 221( g), në përgjithës­i do të përfshijë veprime shtesë që duhet të kryejë aplikuesi për të vazhduar me aplikimin e tyre për vizë. Letra do të ketë edhe udhëzime se si të kryhen hapat shtesë të kërkuar. Aplikuesit nuk do t'i duhet ta paguajë përsëri tarifën e aplikimit për vizë. Në disa raste aplikimet kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm administra­tiv, që mund ta vonojë gjykimin për vizë. Në rast se shqyrtimi administra­tiv kërkohet, letra po ashtu do të ketë të shënuar 221( g) dhe do të jepen udhëzime shtesë.

 ??  ?? Ambasada amerikane
Ambasada amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania