Gazeta Shqiptare

Aplikimet, përfitojnë një mijë persona

"Statusi i naftëtarit", aplikimet e shqyrtuara dhe të miratuara nga komisioni Naftëtarët, 1- 40% shtesë në masën e pensionit që marrin aktualisht

-

pozitën juridike, ekonomiko- financiare dhe shoqërore, të drejtat dhe detyrimet që lidhen me këta punonjës, si edhe garancitë ligjore përkatëse për zbatimin e tyre. Një vëmendje të posaçme, legjislato­ri u ka kushtuar pagës së punonjësve që gëzojnë statusin. Ligji përcakton se paga e përftuar nga këta punonjës nuk mund të jetë më e ulët se 150% e pagës minimale të aplikueshm­e në shkallë vendi. Ligji përcakton gjithashtu kritere për trajtim financiar të posaçëm, të rezervuar për këtë kategori punonjësis­h në rast papunësie apo shkëputje të marrëdhëni­es së punësimit. Në rastin e papunësisë, dispozitat ligjore parashikoj­në që personat që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që kanë vjetërsi punësi- mi në këto sektorë, përkatësis­ht burrat mbi 20 vjet dhe gratë mbi 15 vjet, të cilët janë të papunë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë të drejtën, ndër të tjera, të një përfitimi financiar jo më të vogël se 80% e pagës minimale të zbatueshme në Shqipëri. Punonjësit që pas hyrjes në fuqi të ligjit dalin të papunë si rezultat i ristruktur­imit të ndërmarrje­s apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësin­ë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënës­i një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatj­e sipas përcaktime­ve të kontratës kolektive të punës, por në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet për një periudhë për jo më pak se 3 vjet. Në ligj thuhet se për personat që marrin statusin, pagesa e kontributi­t shtesë të sigurimeve shoqërore është në masën 5% të pagës bruto, kjo e ndarë në 3% në ngarkim të punëdhënës­it, ndërsa pjesa e mbetur prej 2% do të paguhet nga punonjësi. Trajtimi mjekësor preferenci­al është përfitimi tjetër i akorduar punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit. Sipas përcaktime­ve të ligjit, përfituesi­t e statusit të punonjësve të naftës/ gazit do t'u nënshtrohe­n kontrollev­e mjekësore falas dy herë në vit në institucio­net shtetërore apo private në Shqipëri. Ministria përgjegjës­e për shëndetësi­në ndërton ose detyron shoqëritë që operojnë në industrinë e naftës dhe gazit të ndërtojnë qendra mjekësore të pajisura me aparatura mjekësore dhe mjekë specialist­ë që trajtojnë problemati­kën shëndetëso­re, të shkaktuar nga puna në këtë industri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania