Gazeta Shqiptare

AVNI RUSTEMI Vrasja e Esat Pashës, akt terrorist? Hipotezat, kush e sponsorizo­i atentatin

20 prill 1924/ Çfarë ndodhi 94 vjet më parë në Tiranë dhe dy ditët në spital, në luftë për jetën

- Nga Ylli Polovina

Avni

Rustemit do t’i tretej emri si shumë protagonis­tëve politikë të tjerë të kohës, sikur të mos i qenë bashkëngji­tur dy vrasje: ajo kur në 13 qershor 1920 shtiu në mes të Parisit kundër Esat Pashë Toptanit, duke ia marrë jetën dhe asaj që i ndodhi atij vetë në 20 prill 1924, ku e qëlluan dhe dha shpirt pas dy ditësh.

Kjo e fundit hyri në histori sepse kulmoi njërën prej periudhave më përvëluese të jetës së vendit, ajo 56- ditore, e cila nisi në 23 shkurt 1924 ( me atentatin kundër Ahmet Zogut në shkallët e parlamenti­t), kaloi vetëtimthi në 6 prill në një tronditje edhe më të thellë ( me vrasjen në Mamurras të dy udhëtarëve amerikanë), për të mbërritur në shpërthimi­n e tretë, më dramatikun deri atëherë: atë të 20- 22 prillit.

Prej këtij, si të qe planet i goditur prej një meteori, ndryshoi kahja e historisë së Shqipërisë. Ndodhi i quajturi Revolucion i Qershorit.

I gjithë ky cikël i tri shkulmimev­e të rendit publik dhe shoqëror qe aq shumë i shpejtë dhe i harmonizua­r me çështje të kufijve shtetërorë sa shkaktoi dyshime të mëdha mos gjithçka ishte shkaktuar në mënyrë të komanduar prej Beogradit. Ethet e arsyetimev­e dhe të hamendjeve, të mbështetur­a në fjalënaja, por ndonjëherë edhe prej provash të shkruara, nuk fajësonin luftën e brendshme për pushtet, por armikun tradiciona­l serb.

Këtë 20 prill 2018 vrasja e Avniut nuk ka ndonjë përvjetor, madje edhe kur kanë ndodhur jubile ajo as më parë nuk është përkujtuar posaçërish­t. Këtë fat e ka pasur edhe 23 qershori, atentati i tij i bujshëm në Paris, por sidoqoftë kjo ngjarje gjatë periudhës së “diktaturës së proletaria­tit” u promovua dukshëm me libra, pjesë teatrore dhe filma.

Po ia rikujtojmë vrasjen e Avni Rustemit këtë herë lexuesit jo vetëm sepse kemi gjetur burime të reja informacio­ni, por nga që ky model ushtrimi i politikës ka vijuar edhe pas viteve nëntëdhjet­ë. Madje herë pas here ngjan po aq agresiv jo vetëm në fjalorin e kacafytjes politike, por edhe me nxjerrjen e njerëzve në shesh.

REVOLVERI I PARË

Kur në hyrje të hotelit “Continenta­l”, me një revolver “Smith& Wesson” qëlloi mbi Esat Pashën, falë edhe procesit të gjatë gjyqësor në Paris, i cili përfundoi me lirimin e tij, pra pafajësinë penale, ajo vrasje shkaktoi në Shqipëri entuziazëm tek shumica e popullit dhe e klasës politike. Sot prej disa historishk­ruesve ka një prirje këmbëngulë­se që atë veprim ta konsideroj­në akt terrorist. Po të ishte mirëfilli i tillë nuk do të kishte asnjë konsensus. Ndërkohë, patjetër është një gjest i paligjshëm dhe i pakëshillu­eshëm të përsëritet, i dënueshëm penalisht po ashtu. Sepse asnjë individ apo grup, parti politike po ashtu, nuk kanë asnjë të drejtë të bëjë thirrje publike e ca më keq të kryejë marrjen e jetës së një personi, madje edhe kur ai ka bërë veprime tradhtimi të interesave kombëtare. “Do t’ia bëjmë si Avni Rustemit”, e shqiptuar sot në përpjekje për ta përditësua­r dhe bërë veprues këtë model, pse të mos përbëjë vepër penale edhe kur vetëm shqiptohet.

Duke mos qenë model për t’u ndjekur gjithsesi Avni Rustemi përfitoi dhe gëzoi prestigj të madh publik. Afro një shekull që ka kaluar nga atentati vdekjeprur­ës në Paris nuk i ka pakësuar provat se Esat Pashë Toptani ka qenë e mbetet në historinë tonë një politikan shumë i papastër. Nuk e lehtësojnë atë ndotje, as interpreti­met konspirati­ve se në atë vrasje ai qe sponsori- zuar prej një politikani të njohur të Shqipërisë së Mesme, madje me një tufë paresh të një hallke legale të shtetit tonë të kohës. Gjithashtu nuk mban më pak përgjegjës­i të nëmur historike Esat Pasha sepse lëvrin hamendja dhe fantazia që vrasja e tij qenka përgatitur nën mbështetje­n e shefit të policisë së Parisit.

Libri më i fundit i kujtimeve të botuara, ai i firmëtarit të Deklaratës së Pavarësisë Hajredin Cakrani, thotë: “Më vonë kur ne ishim të zënë me luftën më Vlorë, ja mbërriti haberi që Pashanë e kishin vrarë. Atë mësuesin libohovit, Avni Rustemnë e mbaja mend se e ishim pjekur kaqë hërë më shkollë të Muradies, po nga që ish i ri dhe ai si puna e Luftës së Vlorës, dukej sikur erdh’ nga qielli! Vetëm një Zot i madh mund të n’a i hiqte Esat Pashnë që e bën hatanë atças ku s’e pret e që kurë kishte e s’mbahej mënd që n’a ishte bërë rrap e nukë ç’kulej”.

Në një fragment tjetër Cakrani shkruan: “Avni Libohova më vonë u fut më parllament­ë dhe që më fillim të tërë i bëhin të njëjtën pyetje: - O po qysh e vrave Esat Pashnë? E ai i këthente xhevap me qesëndi, duket: - Jo or jo, kush ju tha juve se e vrava unë, që i bënte të qeshin të tërë”.

Ndërkohë Hajredin Cakrani, mjaft i sinqertë në ato që shkruan ( është njëri prej prurësve më të mëdhenj të informacio­nit për zhvillimet në tridhjetë motet e parë të shekullit të shkuar), nxjerr në pah edhe këtë hollësi tjetër të atmosferës së kohës: “Po me të ardhur Bektash Beu ( vëllai i tijshënimi ynë) më llafosi se gjysmit bëjin sikur nuk bindeshin që e hoqmë këtë ferrë të keqe të madhe ndër këmbë që kish zënë udhën. Pa të tjerët, si e ka shqipëtari po bëjin plane si e qysh po mprehin dhëmbët për ndonjë copë nga ky i këputur vënd, që e quajim nashti shtet, pa dhe ato karriget që kapërdisen më Tiranë, që e quajëm pushtet!”

Ishte e vërtetë që kjo luftë për pushtet nuk e pati kursyer jo vetëm plaçkitjen e votës, por edhe vrasjen politike. Ahmet Zogu me

 ??  ?? Avni Rustemi
Avni Rustemi
 ??  ?? Avni Rustemi në gjyqin pas vrasjes së Esat PasheTopta­nit
Avni Rustemi në gjyqin pas vrasjes së Esat PasheTopta­nit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania