Gazeta Shqiptare

Tri mësime nga rishfaqja e Tahirit

-

ai ishte i interesuar t’u tregonte njerëzve, se qe vetë i pari që shkoi t’i thyente hundët, sy më sy, mikut të Habilajve.

Kjo prirje për ta shouizuar politikën, për ta shfaqur atë urgjentish­t në rrjetet sociale, për t’u fokusuar më tepër tek shtrirja e audiencës, sesa tek thellimi mbi problemin, ngre një pyetje: A mos edhe opozita është prekur nga virusi ramist i perceptimi­t të politikës si spektakël?

Dhe kur këtë e bën Sali Berisha, dilema bëhet edhe më e mprehtë: Mos ndoshta PD- së më shumë i intereson të shfaqet sikur lufton Tahirin, sesa të arrijë qëllime dhe objektiva konkrete?

Mësimi i tretë gjendet në atë që shumëkush e etiketoi si kërcënimin e drejtpërdr­ejtë të Tahirit për kryeminist­rin. Megjithëse ish- ministri e mohoi më pas këtë interpreti­m, huazimi i shprehjes së Ramës “S’ka bir nëne dhe bir kurve të më pengojë mua të flas”, ruan gjithë ambiguitet­in e një gjuhe të dyfishtë. Dhe ai forcon hipotezën se Rama po e mbron ish- krahun e tij të djathtë nga frika se ai disponon materiale komprometu­ese për atë vetë.

Përndryshe nuk ka arsye tjetër se si të shpjegohet këmbëngulj­a në ruajtjen e imunitetit, duke përdhosur vetë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e këtij pushteti. Përndryshe nuk ka arsye tjetër që do ta detyronte kryeminist­rin edhe në sy të Mogherinit, të përdridhej duke thënë se prokuroria nuk i kishte servirur fakte të tjera.

Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Tahiri lëshoi njëherë kërcënimin se qe i gatshëm të fliste, kur dha intervistë­n në “Opinion” në prag të arrestimit. Ai e përsëriti edhe njëherë atë që shumëkush e perceptoi si shantazh, tani, kur po përflitet një kushtëzim ndërkombët­ar që e lidh imunitetin e tij me hapjen e ardhshme të negociatav­e.

Prandaj, shfaqja e paralajmër­uar e ish- ministrit të Brendshëm në parlament qe një rast i mirë për të na dëshmuar se sa i lidhur është fati i tij me të ardhmen europiane dhe se si kjo çështje, që shpesh opozita i jep trajtat e spektaklit, po përjetohet si një makth nga Edi Rama. Lapsi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania