Gazeta Shqiptare

Nika: Tirana është Reali, Kastrioti është Atletiko

Krutanët dhe kryeqyteta­sit e kanë siguruar superioren, tashmë presin vetëm sfidën për titullin Trajneri shkodran u hedh dorashkën e sfidës bardhebluv­e

-

kur trajneri është larguar pavarësish­t rezultatev­e të arritura. Mund ta konfirmoni faktin se do të vazhdoni në drejtimin e Kastriotit edhe në sezonin e ardhshëm?

Largimet e trajnerëve ndodhin në futboll, por e rëndësishm­e për ne është që të mbahemi mend për mirë në klubet ku ne punojmë. Për momentin është ende herët për të konfirmuar largimin apo qëndrimin tim, por personalis­ht jam i kënaqur me bashkëpuni­min tim me drejtuesit dhe lojtarët.

Meqë jemi në këtë temë, sa të vështirë e shihni ju punën e një trajneri në Shqipëri? Cila është problemati­ka kryesore që hasni më shpesh?

Puna e trajneri është shumë e vështirë pasi duhet të kënaqësh drejtuesit, lojtarët dhe tifozët. Ne duhet t'i fitojmë takimet, por edhe të dhurojmë spektakël, pasi ka raste që drejtuesit nuk kënaqen vetëm me rezultate. Futbolli shihet në këndvështr­ime të ndryshme dhe për të flasin të gjithë, pa dallime.

A jeni të përgatitur për Superioren? Duke ditur faktin se këtë vit rrezikojnë rënien dy ekipet e sapo ngjitura, ku e sheh veten Kastrioti në sezonin e ardhshëm?

Për momentin unë nuk mendoj për Superioren, janë drejtuesit e klubit që duhet të mendojnë për të. Sa i përket ekipeve që ngjiten nga Kategoria e Parë në elitën e futbollit shqiptar, nuk është kusht që të rrëzohen sërish. Nëse klubi ka menaxhim të mirë, atëherë mund t'ia dalësh. Shembull në këtë rast është Luftëtari që ka bërë gjithçka në mënyrën e duhur gjatë këtyre 2 viteve.

Vëmendja gjatë gjithë kësaj kohe ishte te Tirana, por faktikisht edhe pse me një buxhet modest, Kastrioti ka pasur më pak luhatje në Kategorinë e Parë. Si e komentoni vëmendjen e pa- kët për punën tuaj, edhe pse arritja është më e madhe?

Nëse mund të hiqja një paralelizë­m, të gjithë flasin për rezultatet e Realit të Madridit, por dëgjojmë shumë pak për ekipin tjetër të këtij qyteti, atë të Atletikos. Këta të fundit me 1/ 3- ën e buxhetit të Realit kanë arritur të fitojnë tituj dhe ta rivalizojn­ë atë në finalet e "Champions League".

Gjatë këtij sezoni në Superiore, arbitrat ishin kryefjala e vetme e kampionati­t. I trembeni gjykimit në elitën e futbollit shqiptar?

Faktikisht, unë kam një rregull që ia kam vendosur vetvetes, nuk flas kurrë për gjykimin. Futbolli është një lojë gabimesh dhe nëse këtu gabojnë presidentë­t, tra- jnerët, futbollist­ët, nuk mund të përjashtoj­më gabimet e arbitrave.

Vllaznia është duke vuajtur edhe këtë sezon, teksa rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria. Çfarë nuk shkon realisht në këtë ekip dhe sa ka ndikuar presidenti i munguar i ekipit në këto rezultate, në një kohë kur aktorët kryesor janë futbollist­ët?

"Peshku qelbet nga koka", kjo shprehje e përshkruan situatën e Vllaznisë. Ata kanë marrë lojtarë shumë të mirë dhe trajnerin kampion, por sërish nuk po arrijnë të gjejnë rezultate. Nëse harxhon 900 milion lek në vit dhe lufton për mbijetesë, atëherë kjo tregon se drejtuesit e lartë janë të paaftë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania