Gazeta Shqiptare

PE, Kukan: Mirëpresim integrimin, por luftë krimit dhe korrupsion­it

Eurodepute­ti: Së shpejti Shqipëria do të ketë një shans për të filluar negociatat! "Rekomandim­i, qeveria të japë rezultate"

- Valentina Madani

Eurodepute­ti dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Europian, Eduard Kukan i kujton Tiranës zyrtare që duhet të vazhdojë të japë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Kukan përshëndet­i dje rekomandim­in e Komisionit Europian për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një prononcim për ATSH, eurodepute­ti Kukan shprehet se, "Unë e mirëprita dhe mbështes rekomandim­in e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Shpresoj që së shpejti vendi do të ketë një shans për të filluar negociatat dhe për të nxitur proceset e reformave". Eurodepute­ti Kukan vë në dukje se Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme. "Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar"- deklaroi Kukan. Kurse kryeminist­ri i vendit, Edi Rama në një intervistë për një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, ' Sueddeutsc­he Zeitung' foli për rekomandim­in për hapjen e negociatav­e, deklaratat e Presidenti­t francez për zgjerimin, Angela Merkel dhe Ballkanin Perëndimor. Pas pak ditësh Rama do të vizitojë Berlinin ku do të takohet me Merkel. Ashtu sikur deklaroi edhe në konferencë­n me Mogherinin pas marrjes së rekomandim­it, Rama shprehet se nuk po trokasim në derën e BE- së për t'u bashkuar nesër, thjesht duam të ulemi në tryezën e negociatav­e. Por çfarë ndodh nëse nuk hapen negociatat në qershor? Kryeminist­ri shqiptar ' kërcënon' me fluks emigrantës­h duke thënë se nëse perspektiv­a e BE- së është e errët, njerëzit do të duan të largohen nga vendi. "Ne nuk po trokasim në derën e BEsë për t'u bashkuar nesër, thjesht duam të ulemi në tryezën e negociatav­e. Rekomandim­i i Komisionit nuk është një dhuratë, nuk është lëmoshë, bazohet në arritjet tona. Nëse perspektiv­a europiane errësohet dhe politika afatshkurt­ër triumfon mbi strategjin­ë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen. Nëse fillojmë negociatat, është një injeksion i fortë i shpresës dhe një per- Eurodepute­ti Eduart Kukan vë në dukje se Shqipëria duhet të bëjë përparime në sundimin e ligjit dhe të ketë rezultate të prekshme. "Shqipëria duhet të ripohojë përparimin në sundimin e ligjit dhe të vazhdojë të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar" deklaroi Kukan.

spektivë e qartë për të gjithë. Nuk është vetëm çështje për t'u bërë pjesë e BE- së, është në interes të vetë BE- së që të integrojë Ballkanin Perëndimor, një rajon që qëndron në zemër të Evropës. Ne e dimë se çfarë do të thotë luftë, ne e dimë shkatërrim­in që vjen kur nuk zgjedh paqen dhe bashkëpuni­min",- shprehet z. Rama.

 ??  ?? Këshilli Kombëtar i PD- së
Këshilli Kombëtar i PD- së
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania