Gazeta Shqiptare

Paloka kundër qeverisë: Tani s'gënjeni dot duke thënë se është pozitiv

-

Nënkryetar­i

i PD- së Edi Paloka, reagoi dje kundër qeverisë në lidhje me raportin e Departamen­tit Amerikan te Shtetit. Në një status në ' Facebook', ai shkruan se këtë herë "ata nuk dalin dot të gënjejnë me paturpësi se raporti është pozitiv për qeverinë". "Asnjë reagim nga Rama për raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit! Asnjë reagim nga asnjë prej ministrave! Asnjë reagim nga asnjë prej funksionar­ëve të "Rilindjes"! Asnjë reagim prej mediave apo "analisteve" të paguar nga Rama. Të gjithë këta, që edhe kur ndonjë punonjësi të ambasadës i bie rruga e kalon afër kryeminist­risë, bërtasin fort për "mbështetje amerikane ndaj kryeminist­rit tone", për Raportin e Departamen­tit të Shtetit kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!," shkruan Paloka. Sigurisht shton ai, këtë herë nuk dalin dot as të lexojnë fjali të shkëputura e të thonë me paturpësi ( siç kanë bërë në fakt herë tjetër) se raporti është pozitiv për qeverinë…. "Zgjedhje të blera. Qeveri e korruptuar në çdo degë. Drejtësi dhe media të kapura e të shantazhua­ra. Tani ju mbetet vetëm të dalin e të thonë që Departamen­ti i Shtetit nuk përfaqëson Departamen­tin e Shtetit…", shprehet nënkryetar­i i PD- së.

DEKLARATA

"Të gjithë këta, që edhe kur ndonjë punonjësi të ambasadës i bie rruga e kalon afër kryeminist­risë, bërtasin fort për "mbështetje amerikane ndaj kryeminist­rit tonë", për Raportin e Departamen­tit të Shtetit kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!", tha nënkryetar­i i PD, Edi Paloka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania