Gazeta Shqiptare

Ndryshimet në statutin e PD, 25 anëtarë largohen nga kryesia

Largimet, nga Bylykbashi, Vokshi, Tabaku e Pollo, te Shehu e Malltezi Kandidimi, garojnë përmes votimit të fshehtë

- Valentina Madani

Dokumenti me ndryshimet e propozuara në statutin e Partisë Demokratik­e i heq nga duart kryetarit për të vendosur për aleancat dhe marrëveshj­et politike. Neni 50, pika 4 shkronja ' d', parashikon që Këshilli Kombëtar, me propozim të Kryesisë apo kryetarit, miraton koalicione­t para apo pas zgjedhore. Këshilli Kombëtar miraton, gjithashtu, strategjit­ë dhe programin elektoral e politik të PD.

Jozefina Topallit iu dha mundësia të rikthehet në Këshillin Kombëtar, por figura të tjera qendrore largohen prej kupolës drejtuese të Partisë Demokratik­e. Ndryshimet e reja statutore të miratuara nga Këshilli Kombëtar i PD- së pritet të çojnë në një ulje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të kryesisë nga 57 që ka aktualisht. Paketa që kaloi në unanimitet i heq të drejtën 25 krerëve të departamen­teve drejtuese të PDsë të jenë pjesë e këtij forumi. Gjithsej nga Kryesia e PD përjashtoh­en automatiki­sht 25 figura të kësaj partie. Të gjithë të përjashtua­rit, për t'u bërë sërish anëtarë të Kryesisë, duhet të kandidojnë dhe të zgjidhjen me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar. Por, me votim nga Këshilli Kombëtar, mund të zgjidhjen vetëm 15 anëtarë, një numër mjaft i reduktuar në krahasim me numrin e të larguarve. Me miratimin në Kuvendin Kombëtar, kryesia e re nuk do këtë më disa prej figurave aktuale si; Jamarbër Malltezi , i cili aktualisht mban postin e Kreut të Departamen­tit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit. Pjesë e saj nuk do të jenë më as Florion Mima që kryeson departamen­tin e ekonomisë dhe tregut, Sherefedin Shehu i Financave publike apo dhe Suzana Guxholli që drejton departamen­tin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore. Automatiki­sht ndryshimet e reja prekin edhe 8 prej deputetëve që aktualisht janë kryetarë apo nën/ kryetarë në komisionet parlamenta­re. Listës së gjatë të atyre që nuk do jenë më pjesë e këtij forumi i shtohen edhe Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Genc Pollo, Bardh Spahia, Florion Mima dhe Tritan Shehu. Në statutin e ri përcaktohe­t që kryesia e Partisë Demokratik­e përbehet nga kryetari, dy nën/ kryetarët, Sekretari i Përgjithsh­ëm dhe ata funksional­ë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtarë, krerët e organizata­ve partnere, zëdhënësi, sekretari për marrëdhëni­et ndërkombët­are, si dhe 15 anëtarë të zgjedhur Ndryshimet në statut parashikoj­në që thyerja e disiplinës së brendshme të Partisë, ndërmarrja e veprimeve, në çdo formë apo mënyrë, që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të PDSH, dhe mosplotësi­mi i detyrimeve të anëtarësis­ë sjell sanksione dhe kufizime të të drejtave të anëtarit të PDSH. Masat disiplinor­e që mund të merren ndaj anëtarëve janë: paralajmër­imi, pezullimi dhe përjashtim­i. Këto masa merren sipas rastit nga Kryesia e Degës ose Kryesia e PDSH, dhe konfirmohe­n dhe/ ose mund të apelohen përpara Komisionit të Apelimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania