Gazeta Shqiptare

Kadilli: Edhe mua Basha s'më bëri deputet, por s'iu ktheva kundër

"Statuti nuk hartohet për ' eliminimin' e kryetarit"

-

Sekretari

për burimet njerëzore në PD Fatbardh Ka dilli, i cili ishte edhe pjesë e grupit të punës për ndryshimet në statutin e kësaj partie, ka një përgjigje për të gjithë kritikët e Lulzim Bashës. Kadilli theksoi se statuti i partisë nuk hartohet për ' eliminimin' e kryetarit, por për të sanksionua­r rregullat e funksionim­it të partisë. Mes shpjegimev­e të tij, duke shtuar se janë sqarime të ftohta, demokrati shton se Shqipëria ka nevoje për alternativ­ë dhe për shpresë. Po ashtu ai pohon se e keqja e këtij vendi është kryeminist­ri Rama. "Statuti i partisë nuk hartohet me qëllim "eliminimin" e kryetarit, qoftë ky dhe Lulzim Basha, por për të sanksionua­r rregullat e funksionim­it të partisë…. Të sanksionos­h në statut dorëheqjen e kryetarit nëse humb zgjedhjet do të thotë të mbash gjithmonë një "luftë" të hapur brenda forcës politike. Çdo parti ka njerëz dhe grupe që nuk e duan kryetarin dhe natyrisht humbja e zgjedhjeve do të ishte një rast i mirë për ta për të punuar kundër vetëm për largimin e tij",- shprehet z. Kadilli.

me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar. PD- ja ndryshoi rregullat për zgjedhjen e kandidatëv­e për deputetë dhe kryetar bashkie. Nëse sipas statutit aktual, kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie i zgjidhte kryetari në limitet e fundit kohor, duke anashkalua­r strukturat e partisë, statuti i ri Partisë Demokratik­e parashikon një mekanizëm të ri për përzgjedhj­en dhe miratimin e kandidatur­ave. Vlerësimi i kandidatur­ave do të bëhet nga një komision i posaçëm. Komisioni i dërgon Kryesisë së PD raportet vlerësuese për secilin kandidat. Më pas, në bazë të nenit 53, pika 5, shkronja ' c', Kryesia e PD vendos për kandidatët pas konsultimi­t me anëtarësin­ë e partisë. Kryesia ia ka-

lon listën Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik­e. Këshilli Kombëtar i PD, në bazë të nenit 50, pika 4, shkronja ' b', miraton listën e kandidatur­ave elektorale për kryetar bashkie apo për deputet. Sipas statutit të ri, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e, është strukturë ndihmëse e Kryesisë së PDSH dhe ka në përbërje 5 anëtarë. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëv­e zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me propozim të Kryesisë së PDSH. Sipas statutit të ri, komisioni i raporton Kryesisë së PD mbi përmbushje­n nga kandidatët të kritereve të parashikua­ra, të pastërtisë së figurës, si dhe të elementëve të tjerë të nevojshëm për ecurinë në karrierë sipas këtij Statuti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania