Gazeta Shqiptare

Vrasja e Mario Majollarit, Gjuzi: S'kam lidhje me krimin, do të vetëdorëzo­hesha

Gjykata e Tiranës e lë në burg, avokati: U arratis nga paniku, s'keni prova Prokuroria: Makina e 40- vjeçarit u filmua nga kamerat në zonën e krimit

-

Gjykata e Tiranës zh villoi ditën e djeshme seancën gjyqësore ndaj Kastriot Gjuzit, i cili dyshohet të jetë autori i ekzekutimi­n të 28vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e 10 prillit në Kinostudio. 40- vjeçari Gjuzi doli përpara trupës gjykuese dhe u njoh me masën e sigurisë "arrest me burg", nën akuzën e vrasjes për motive gjakmarrje dhe armëmbajtj­es pa leje. Sipas organit të akuzës një ndër provat që rëndojnë pozitën e Gjuzit janë pamjet filmike të një kamera sigurie, ku shfaqet makina e këtij të fundit pak orë para krimit, pranë vendit ku ndodhi ekzekutimi i 28- vjeçarit.

SEANCA GJYQËSORE

Ditën e diel pranë gjykatës së Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Kastriot Gjuzit, ku 40- vjeçari u njoh me masën e sigurisë burg pa afat. Në seancën, e cila zgjati rreth 20 minuta, organi i akuzës i paraqiti si provë gjykatës pamjet filmike të një kamere sigurie, ku shfaqet makina e Gjuzit, në vendin e ngjarjes përpara vrasjes se Majollarit. Sipas avokatit mbrojtës së Gjuzit, provat nuk janë të mjaftueshm­e duke theksuar se klienti i tij nuk ka lidhje me atentatin e ndodhur. Ndërkohë i pandehuri pohon faktin se dy familjet ishin në hasmëri, por mohon të ketë lidhje me krimin. Ai është shprehur se shkon shpesh në zonën ku jetonte viktima pasi aty pranë banon vjehrra e tij.

"Është e vërtetë që kam qenë në atë zonë, por atje shkoj shpesh, pasi vizitoj vjehrrën. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Mario Majollarit, edhe pse babai i tij Avniu me ka vrarë vëllain Ilirin 18 vite më parë në një lokal në Linzë", u shpreh Kastriot Gjuzi. Më tej ai thekson se arsyeja e arratisjes ishte, sepse u ndje i frikësuar dhe se kishte vendosur të vetëdorëzo­hej për të sqaruar pozicionin e tij në këtë histori. "Kur policia erdhi në shtëpinë time, me zuri paniku, pasi po shkatërron­in dyert dhe kryenin veprime të dhunshme. Kujtova se kanë bërë sherr nipat që loznin futboll, dola me të shpejtë dhe u fsheha tek shtëpia e njëri prej komshinjve. Kur mësova se po më kërkonin mua, vendosa të largohesha drejt Kosovës. Por dhjetë ditë më pas, unë mora rrugën e kthimit. Do të vetëdorëzo­hesha për të sqaruar pozicionin tim. Po ecja në autostradë, kur mu afruan policët dhe me ndaluan", u shpreh 40- vjeçari. Kujtojmë se Gjuzi u arrestua afër kufirit me Kosovën 10 ditë pasi ishte shpallur në kërkim, "Është e vërtetë që kam qenë në atë zonë, por atje shkoj shpesh, pasi vizitoj vjehrrën. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Mario Majollarit, edhe pse babai i tij Avniu me ka vrarë vëllain Ilirin 18 vite më parë në një lokal në Linzë. Kur policia erdhi në shtëpinë time, me zuri paniku, pasi po shkatërron­in dyert dhe kryenin veprime të dhunshme. Kujtova se kanë bërë sherr nipat që loznin futboll, dola me të shpejtë dhe u fsheha tek shtëpia e njërit prej komshinjve. Kur mësova se po më kërkonin mua, vendosa të largohesha drejt Kosovës. Por dhjetë ditë më pas, unë mora rrugën e kthimit", - u shpreh Kastriot Gjuzi.

ndërsa kishte përdorur emrin Petrit Gega për të kaluar kufirin. Sakaq gjykata nuk mori parasysh pretendimi­n e të akuzuarit se nuk kishte lidhje me vrasjen dhe vendosi ta lerë në burg deri në

fund të hetimeve.

Pas vendimit të trupës gjykuese, në një deklaratë për mediat nga Gjykata e Tiranës, avokati mbrojtës i Gjuzit pohoi se klienti i tij ishte larguar nga banesa

pasi veprimet e policisë kishin qenë të dhunshme, duke theksuar se sapo 40vjeçari kishte dëgjuar ato çka thuheshin për të, ishte nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. "Ardhja e policisë ishte shumë brutale, e ka kapur paniku dhe prandaj është larguar. Nuk ka asnjë provë përveç dyshimit për vrasjen e vëllait shumë vite më parë. Ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka mohuar kategorish ngjarjen. Ka dhënë një shpjegim të detajuar për këtë problem, pasi pikërisht në atë lagje ka pasur vjehrrën e tij. Ai e vizitonte vjehrrën 2- 3 herë në ditë. Vajtja e policisë në banesë ishte e dhunshme, në moment e kapi një panik që u shoqërua edhe pak ditë më parë. Pasi pa në media ato që fliteshin për të, vendosi që të kthej nga Kosova",- tha avokati. Kujtojmë se mbrëmjen e 10 prillit, Mario Majollari u qëllua pranë shtëpisë së tij në Tiranë me tre plumba duke gjetur vdekjen e menjëhersh­me dhe shkak i atentati dyshohet gjakmarrja. Kjo pasi babai i viktimës, Avni Majollari, kishte vrarë në vitin 2000 vëllain e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzin dhe kushëririn e gruas së tij, Armand Nelën. Më tej në 19 Prill policia arrestoi Kastriot Gjuzin ( vëllain e Ilir Gjuzit) si autorin e dyshuar të vrasjes së 28- vjeçarit.

 ??  ?? Viktima, Mario Majollari
Viktima, Mario Majollari
 ??  ?? Autori i dyshuar, Kastriot Gjuzi
Autori i dyshuar, Kastriot Gjuzi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania