Gazeta Shqiptare

PENSION I PJESSHEM

-

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar.

merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish kooperativ­at bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave",- bën me dije

PËRLLOGARI­TJA

anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994. Ekspertja thekson se për efekt të llogaritje­s së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­ët e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8,59.

SHEMBUJ KONKRETË

"Për ta konkretizu­ar këtë problem po të marrim një pagë referuese për një spe- cialist të lartë në ndërmarrje ekonomike, që aktualisht është e miratuar në masën 4.192 lekë, duke e shumëzuar me koeficient­in 8,59, e indeksuar deri në periudhën aktuale jep një pagë prej 36.009 lekë. Ndërsa mbas vitit 1994, merren pagat respektive sipas viteve, të cilat duke u shumëzuar me koeficient­ët përkatës, japin pagën për efekt të llogaritje­s së pensionit. Po të marrim një rast konkret; në vitin 2008, paga minimale ka qenë 14 830 lekë, duke u shumëzuar me koeficient­in e indeksimit ( i cili miratohet çdo vit me VKM), që është 1,48 jep pagën minimale prej 22.000 lekë. Po kështu dhe paga maksimale e cila ka qenë 74.150, kur shumëzohet me po këtë koeficient indeksimi jep pagën maksimale aktuale 97.030. Sigurisht pagat e ndërmjetme, me indeksimin sipas koeficient­ëve përkatës, do të na japin paga aktuale ndërmjet minimales e maksimales",- thekson drejtoresh­a e patronatit INAS Albania. Kjo e fundit konkretizo­n më tej duke treguar se në rast se marrim në mënyrë hipotetike që një punonjës para vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 15 vitesh dhe paga mesatare e indeksuar rezulton në një shumë prej 25 000 lekë dhe mbas vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 22 vite me një pagë mesatare të indeksuar prej 30 000 lekësh, atëherë baza e vlerësuar do të llogaritet:

Baza e vlerësuar = ( 15* 25.000 lekë + 22 * 30.000 lekë) : 37 ( vite gjithsej ) = 28.000 lekë. Pensioni mujor = ( 6.750 * 37/ 35,7 )+ ( 1/ 100 * 37* 28.000) = 6.996 + 10.360 = 17.356 lekë. Sipas nenit 33 të ligjit 104/ 2014, i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie sipas nenit 43 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5 përqind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s. "Në rastin e mësipërm, në qoftë se, ky person ka punuar mbi moshë për një periudhë prej 1 viti e 6 muaj, shtesa mbi pension do të llogaritet, 18 muaj * 0,5 = 9% * 17.356 = 1.562 lekë. Në këto kushte pensioni që do të përfitonte aplikuesi do të ishte i barabartë me shumën: 17.356 + 1.562 = 18.918 lekë",- thotë Aliaj.

PENSION I REDUKTUAR

Krahas pensionit të plotë, personat e interesuar kanë mundësi të përfitojnë dhe pension të reduktuar. Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. "Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 92, me koeficient­in mujor të reduktimit. Koeficient­i i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikua­ra në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj",- nënvizon drejtuesja e INAS Albania. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 43, me koeficient­in mujor të reduktimit. Koeficient­i i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikua­ra në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj. Për ta pasur më të qartë, masa e përllogari­tur e pensionit të reduktuar, mbetet në po atë madhësi edhe me plotësimin e moshës për pension të plotë. "Në rast se në shembullin e mësipërm personi do të kishte dale në pension 3 vite para plotësimit të moshës, atëherë, pensioni i tij do të reduktohej në një masë prej 21,6% ( 36 muaj * 0,6 = 21,6 %). Në këto kushte pensioni i tij nuk do të ishte 17.356 lekë në muaj, por 13.607 lekë ( 17.356 - 3.749 = 13.607 lekë)",konkretizo­n Aliaj nëpërmjet një shembulli.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania