Gazeta Shqiptare

Fier/ Atentati me lëndë shpërthyes­e, dyshohet konflikt për pronësinë

Mjekët: 38- vjeçari ka pësuar lëndime në fytyrë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën Tritoli u aktivizua me telekomand­ë, objektivi Ervin Memo

-

Pas shpërthimi­t të fu qishëm me tritol të makinës së Ervin Memos, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, policia e fierit zbulon detaje të reja. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22: 55 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë". Makina e cila ishte e parkuar poshtë shtëpisë së Ervin Memos, ka shpërthyer në momentin kur ky i fundit kishte hipur në automjet. Ende nuk dihet sasia e tritolit, por besohet se shpërthimi është bërë me telekomand­ë. Mësohet se një nga pistat që po heton policia është ajo e konfliktev­e për shkak të pronës, kjo pasi familja e 38- vjeçarit, i cili mbeti i plagosur, ka qenë palë në disa procese gjyqësore për prona të trashëguar­a. Sakaq nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivi­t, së paku orët e fundit përpara shpërthimi­t.

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Fierit mbrëmjen e së shtunës, ku një sasi eksplozivi ishte vendosur në një automjet tip ' Benz' me targa AA270IV në lagjen ' 29 Nëntori'. Drejtuesi i mjetit, Ervin Memo ish- te në makinë kur shpërtheu eksplozivi dhe është transportu­ar menjëherë për në spitalin e Fierit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bluzat e bardha bëjnë me dije se i plagosuri ka pësuar lëndime në fytyrë si pasoje e valës goditëse të shpër- Një nga pistat që po heton policia është ajo e konfliktev­e për shkak të pronës, kjo pasi familja e 38vjeçarit, i cili mbeti i plagosur, ka qenë pale në disa procese gjyqësore për prona të trashëguar­a. Sakaq nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivi­t.

thimit të fuqishëm dhe copa xhami në pjesën më të madhe të trupit. Mendohet se shpërthimi ka qenë i telekomand­uar, pasi makina nuk lëvizte prej kohësh nga vendi ku ishte parkuar, për faktin se ishte në shitje. 38vjeçari ndonëse nuk e përdorte makinën, e ndizte atë rrallë. Shpërthimi ka tronditur gjithë qytetin e Fierit dhe zhurma është dëgjuar edhe në periferi. Sipas dëshmitarë­ve, pas shpërthimi­t është ngritur re tymi. Ndërsa banorët e Fierit të pranish në vendin e ngjarjes e kanë

konsiderua­r mrekulli shpëtimin e 38- vjeçarit.

"Shpërthimi ndodhi rreth orës 22: 00, ishte shumë i fuqishëm. Shyqyr që shpëtoi se ishte fati i tij. Ai është djalë shumë mirë, se njohim për djalë të keq. S'di gjë për konflikte, por ai ishte në punën e tij, ishte në makinën e tij. Ai punonte në frutikultu­rë. Djali ka punuar në Greqi. Nuk kemi dëgjuar gjë për konflikte",- tha një nga banorët e lagjes. Sakaq policia po vijon me mbledhjen e provave dhe zbardhjen e ngjarjes si dhe identifiki­min e autorëve.

 ??  ?? Ervin Memo
Ervin Memo
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania