Gazeta Shqiptare

Rinas, arrestohet nga Policia Kufitare një çift nga Turqia, posedonin dokumente false

-

RINAS - Një çift të rinjsh nga Turqia janë arrestuar ditën e djeshme në Rinas, pasi tentuan të udhëtonin drejt Anglisë me pasaporta false. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ozan I., 21 vjeç, dhe Elif I., 18 vjeçe, lindur dhe banues të dy në Turqi. Dy të rinjtë prej disa ditësh kishin ardhur në Shqipëri, ndërsa kishin si destinacio­n Londrën. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Kufitare Rinas, arrestuan në flagrancë çiftin turk, për veprën penale "Falsifikim­i i pasaportav­e, letërnjoft­imeve ose i vizave" dhe "Falsifikim­i i vulave, stampave ose i formularëv­e" e kryer në bashkëpuni­m. Bëhet me dije se shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikua­ra. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia. Dokumentet e falsifikua­ra u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

ÇIFTI TURK

Ozan I., 21 vjeç, dhe Elif I., 18 vjeçe, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikua­ra. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania