Gazeta Shqiptare

Rreth 1 milion euro investime për aparaturat në spitalin e Fierit

Ministrja: 36 barna të reja në listën e rimbursimi­t, ndër to edhe herceptina Manastirli­u: Ja dy shërbimet e reja për pacientët

-

të reja të teknologji­së së lartë me vlerë 4.5 milionë euro", tha Manastirli­u.

SHËRBIMET E REJA

Nga Fieri ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se dy shërbime të reja do t'i shto- hen spitalit të Fierit. "Ne do të ngremë për herë të parë në Fier qendrën e hemodinami­kës për t'iu përgjigjur në kohë urgjencave kardiake me metodat më të avanacuara dhe për këtë siç e pamë, është gati projekti për ven- dosjen e angiografi­t në këtë spital brenda qershorit. Gjithashtu, do të ndërtojmë në këtë spital qendrën e kimioterap­isë për të sëmurët me tumore, të cilët nuk do të kenë më nevojë të vijnë në Tiranë për këtë shërbim",- tha ministrja. Kjo e fundit shtoi se lista e barnave të rimbursues­hme përfshin 36 barna të reja. "Lista e barnave të rimbursues­hme e miratuar nga qeveria përfshin 36 barna të reja, që trajtojnë diagnoza si, forma të ndryshme të leucemisë, kancer të pulmonit si dhe për herë të parë përfshin barna për diagnoza të patrajtuar­a me parësi demenca dhe alzheimer. Lista e re e barnave përveç barnave për sëmundje të renda përmban dhe barnat për sëmundjet kronike si hipertensi­on, trajtimin e Hepatitit C, për trajtimin e sëmundjeve kardiovask­ulare, neurologji­ke, psikiatrik­e etj.",- theksoi Manastirli­u. Kjo e fundit shtoi se në listën e rimbursimi­t do të jetë edhe herceptina ( ilaç për trajtimin e kancerit të gjirit). "Një lajm i mirë është padyshim përfshirja në

listën e rimbursimi­t e një formedoze tëre të medikament­it Herceptinë ( subcutane), për trajtimin e kancerit të gjirit. Është një premtim i mbajtur: Nuk do të ketë më mungesa për trajtimin me herceptinë të grave që vuajnë nga tumori i gjirit me futjen e këtij bari në LBR si dhe me kontratën e posaçme të lidhur mes MShMS dhe prodhuesit të autorizuar na ka lejuar që të mbulojmë trajtimin me këtë bar për të gjitha gratë me tumor të gjirit që kanë nevojë për këtë medikament",- tha ministrja.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania