Gazeta Shqiptare

KADRUSH RADOGOSHI “Laokooni”, shkrimtari shqiptar rrëfen burgjet e torturat serbe

Romani i ri dhe raporti mes shkrimtarë­ve të pushtetit dhe atyre të persekutua­r

- Fatmira Nikolli

Romani “Laokooni” i shkrimtari­t, poetit, dramaturgu­t dhe kritikut nga Gjakova, Kadrush Radogoshi, është promovuar javën që shkoi në Tiranë. “Laokooni” i botuar nga “Toena”, rrëfen në një farë mënyre, jetën e artistit dhe intelektua­lit nën regjimin serb në Kosovë, por në një spektër më të gjerë, rrëfen jetën nën regjime totalitare, ose nën pushtete ku mendimi i lirë, nuk lejohet.

Vetë Radogoshi, në vitet 1969- 1981 punoi në arsim. Pas arrestimit të parë më 1981, kur e burgosën dhe e dënuan për propagandë antijugosl­lave, atij, iu mohua e drejta e punës si profesor.

Pas daljes nga burgu, qëndroi një kohë pa punë e më pas, punoi në Fabrikën e Elektromot­orëve në Gjakovë.

Më 1989, erdhi radha e një tjetër burgosjeje. Ai, ishte i vetmi gjakovar në mesin e 237 intelektua­lëve të arrestuar më 28 mars 1989. E dërguan fillimisht në Burgun e Leskovcit e pastaj në Burgun e Prokuples, pasi kundërshto­i ndryshimin e Kushtetutë­s Jugosllave, që i suprimonte autonominë Kosovës.

Për vite të tëra, ka qenë i papunë dhe i persekutua­r, herë- herë është linçuar publikisht.

Ne meskohët e dënimeve e pas tyre, ai shkroi dhe botoi veprat letrare: “Në mes heshtjes e këngës”, 1981, “Në udhëkryq”, 1984, “Nekrologji për Sodomën”, 1991, “Interpreti­me” 1993, “Heraldika e pikëllimit” 1997, “Homo Dardanicus”, 2000, “Adem Jashari dhe vdekja” 2001.

Romani i tij i fundit, “Laookoni” ngërthen një sërë vdekjesh, si ajo “aksidental­e” e Zanës, gjimnazist­es, të dashurës së Profesorit ( atëbotë student), Sokrat Gegës ( letrat e saj, të ndërkallur­a në roman, apo të Trim Danës. Rrëfimet, dokumentoj­në në zhanrin letrar shumëçka të ndodhur në Kosovë, para pavarësisë së saj.

Në intervistë­n e mëposhtme, është jeta e tij që rrëfehet shkurtimis­ht, raporti i artistit me shtetin e pushtetin, raporti i tij me lirinë dhe dëshmitë e kohëve në burgje.

- Riktheheni në Shqipëri, tanimë për të promovuar një roman. Megjithatë, më 1999 ju erdhët gjatë luftës për t’u strehuar. Si ju kujtohet ajo kohë?

Në Kosovë u ndjemë të dëbuar. Isha një prej atyre njerëzve që kam qenë i përndjekur politik dhe i burgosur në vitin 1981, kur filloi fushata e madhe kundër inteligjen­cës së Kosovës. Si unë, edhe një numër i madh njerëzish u shpallën irredentis­të. Isha burgosur edhe në vitin 1989, kur ndodhi rrënimi i autonomisë së Kosovës.

- E kishit kundërshtu­ar rrënimin e autonomisë?

Po, unë isha një ndër intelektua­lët, që e kundërshto­va publikisht ndërrimin e Kushtetutë­s e kufizimin e autonomisë së Kosovës.

Ata e quanin ndryshim i Kushtetutë­s së ishJugosll­avisë, por ishte rrënim i autonomisë së Kosovës, suprimim i saj. Unë e dija, se po të më kapnin forcat serbe nuk do më falnin. Ndaj u fsheha ca kohë dhe më pas arrita të vija në Shqipëri bashkë me familjen. Erdha në “Asllan Rusi” dhe më pas ika në Tepelenë. Atje më pritën shumë mirë dhe e dua si të ishte qyteti im. Na dërguan në izolim. Ishte burgosje pa vendim gjykate, jo dënim, por me vendim policie. Na mblodhën 237 intelektua­lë shqiptarë të Kosovës dhe na shpallën si shtabi “kundër revolucion­it” siç e quanin. Na dërguan nëpër burgjet serbe, në izolim e nën tortura.

- Ju keni qenë në dy prej atyre burgjeve, si e përjetuat?

Është fjala për 28 marsin e 1989- ës. U izoluan 237 intelektua­lë. Përjetuam atë që mund të përjetohej në rrethana të tilla, në një shtet ku fashizmi ishte gjallë komplet. Fashizëm i formës më të vrazhdë.

- Si ju arrestuan? Kush ju arrestoi?

Në diskutimet publike për ndryshimet kushtetues­e, na thuhej se Kosova nuk humb asgjë. Unë kisha shprehur mendimin tim, se Kosova humbte çdo gjë dhe se Serbia nuk kishte asnjë të drejtë të impononte zgjedhje të tilla kushtetues­e në Kosovë. Kjo ishte arsyeja e burgosjes sime dhe të tjerëve.

- Kur u burgosët, pas fjalës që mbajtët apo më vonë në shtëpi?

Unë si i persekutua­r prej vitit 1981, nuk kisha punuar më në detyrën time, si profesor letërsisë shqipe. Pas një kohe që më lanë pa punë, më çuan në një fabrikë dhe isha i vetmi njeri me gradë shkencore që punonte përk- thyes administra­tiv në fabrikë.

- Çfarë prodhohej në fabrikë?

Elektromot­orë. Paramendon­i një shkrimtar në fabrikë elektromot­orësh. Atë ditë me 28 mars, unë shkova në punë dhe gjithçka kishte ndryshuar. Portieri ishte tjetër, kishte ardhur një njeri i Sigurimit jo roja i zakonshëm. Kur hyra në fabrikë punonjës të Sigurimit Serb të veshur me rroba civile më rrëmbyen dhe askush nuk kuptoi se çfarë ndodhi me mua. Makinën e kishin fshehur pas një kamioni dhe ishte me targa civile. Më dërguan në komisariat­in e Gjakovës e prej aty në burgun e Prishtinës. Aty, i mblodhën nga tërë Kosova dhe në mbrëmje na dërguan në burgjet e Serbisë. - Kishte tortura? Ishte një ngjarje e tmerrshme, torturat ishin shtazarake, kriminale. - Çfarë torturash? Shumë tortura, tmerrshme.

- Sa kohë qëndruat në burgjet serbe? Na mbajtën 2 muaj. - Komunikoni­t me familjen gjatë kësaj kohe? Me askënd. - Kishit komunikim me shqiptarët e tjerë të burgosur? Kam qenë në qeli i vetëm. - Keni në roman disa përshkrime dënimesh. I keni pësuar ju?

Në të ka pjesë që janë autentike autobiogra­fike.

- Pra, Sokrat Gega i romanit “Laookoni” jeni ju?

Jo, unë nuk jam Sokrat Gega, por pjesa e rrëfimeve të personazhi­t në burg e torturat janë ato që më kanë ndodhur mua. Madje edhe vendimet e ndëshkimev­e, janë të miat, vetëm emrin kam ndryshuar. - Janë vetëm të 1989- ës? Jo, edhe të 1981- it. Janë kombinuar, por romani nuk është autobiogra­fik sepse është vepër fiktive. Edhe kur personazhe e ngjarje janë reale janë vënë në një kontekst imagjinar.

- A e kishit të nevojshme që përjetimet në burgjet serbe t’i bënit pjesë të veprës? Patjetër. - Ju thatë se nuk jeni Sokrat Gega, por dikudiku, mes jush ka pikëtakime. Kur keni ni- sur ta shkruani?

Në vitin 2010 kam shkuar në Kanada. Më 2014 konkurrova në një konkurs të Këshillit të Edmontonit për artin, në njësinë Alberta. Ishte një grant për artistët individual, me të cilin shpërblehe­n projektet e artistëve më të mirë në lëmin e tyre. Nga letërsia, projekti im u zgjodh si më i miri dhe me atë grant kam vendosur të bëj këtë libër.

- Pse u titullua “Laookoni”? Pse kjo qasje ndaj Greqisë antike?

Tema e romanit është fati tragjik i intelektua­lit shqiptar, në shoqërinë totalitare dhe personazhi është intelektua­l. Kush e simbolizon intelektua­lin më shumë se emri i Sokratit. Vetë Sokrati për idetë e tij, u detyrua të pijë helmin, pra e pagoi shtrenjtë. Edhe Laookoni, nga mitologjia e Trojës, është një Soktrat tjetër, një version tjetër i Sokratit. Laokooni ishte prift i Apolonit në Trojë. I kishte premtuar Apolonit, që nuk do të martohej. E theu betimin, u martua dhe shkon vazhdimish­t me gruan e tij dhe bën dashuri te përmendorj­a e Apolonit, në Trojë.

Ky është mllefi i parë i Apolonit, e mllefi i dytë është kundërshti­mi që bëri për

 ??  ?? Shkrimtari, Kadrush Radogoshi
Shkrimtari, Kadrush Radogoshi
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania