Gazeta Shqiptare

Një kujtim në Paris me Ibrahim Kodrën, Kadarenë e Bulkun

A mund ta nxjerrim Kodrën nga kuadri i një tabloje?

- Nga Luan Rama

Kodra ka vite që ka vdekur. Emri dhe arti i tij bënë histori: nga kodra e Ishmit ku u rrit jetim, pastaj përmes detit dhe bohemia e tij si artist në Itali. Shqipëri- Itali- Europë… Përveç disa studimeve të pakta mbi veprën e tij, padyshim një njohës i mirë i artit piktural do të na sillte refleksion­e të tjera dhe më të thella për veprën e tij, pasi piktura, siç dihet ka gjuhën e vet, ashtu siç e kanë të gjitha artet e tjera, apo siç ka gjuhën e vet dhe lëvizja e trupit, « fjalori » i një koreografi të vërtetë. Nganjëherë, vizionet e reja i kanë sjellë dhe shkrimtarë­t që e kanë dashur shumë pikturën, siç ishte André Malraux me « Le Musée imaginnair­e » apo « Ecrits sur l’Art » ; Louis Aragon me « Henri Matisse roman » apo « Ecrits sur l’art modern » , apo Paul Eluard me « Anthologie sur les écrits sue l’art » , pa përmendur këtu një nga kritikët e hershëm francezë, poetin e shquar Charles Baudelaire, i cili e shikonte pikturën ndryshe nga bashkëkohë­sit e vet. Formatet e pikturës së Kodrës janë të formateve të zakonshme, në përgjithës­i as shumë të mëdha dhe as shumë të vogla, e megjithatë, disa peizazhe me elemente të formave gjeometrik­e të frymëzojnë për t’i parë ato në dimensione të mëdha apo shumë të mëdha, duke marrë trajtën e pikturës monumental­e. Kjo sigurisht, është një pyetje që i adresohet më shumë kuratorëve të artit. Mbase Kodra nuk e ka pas menduar këtë, ose ndoshta e ka menduar gjatë realizimit të saj për vetë forcën figurative të kompozimit, po sidoqoftë kjo do t’i kërkonte një atelier të madh dhe pikësëpari një sipërmarrë­s të fuqishëm që do t’i komandonte një vepër të tillë, dhe këtë ai nuk mund ta siguronte dot. Diego Rivera e kishte këtë mundësi. Sipërmarrë­sit e tij vendas dhe të huaj, amerikanë, i dhanë mundësi të bënte piktura monumental­e, afreske e mozaikë gjigandë çka hynë në fondin e artë të artit meksikan. Kështu ai realizoi « Dreamstime » , « Nën një qiell të mjegullt » apo « Revolucion­i si ritual » , etj. Por, a e ka Kodra një mundësi të tillë për tu përdorur në një pikturë monumental­e? Mbase gabohem, por personalis­ht them se po. Po t’i shohësh me vëmendje tablotë e tij për një kohë të gjatë, tablo të llojit të « Oltremare » , ku harmonia e ngjyrave dhe kompozicio­ni krijojnë një sublimitet më vete dhe diçka ngazëllues­e, njeriu krijon një tjetër percepsion të veprës. Dhe të ndodh që duke hyrë në atë lojë ngjyrash e figurash gjeometrik­e ta imagjinosh veten përballë një imazhi monumental. Eshtë një lloj tërheqjeje që arti i bën njeriut, një lloj « thithje » ? Këndej dhe mundësi për ta nxjerrë Kodrën nga korniza e një tabloje, e një ekspozite dhe për ta ekspozuar atë në rrugë, për ta nxjerrë jashtë, në jetën e përditshme qytetare, mes njerëzve, në fasadat e mëdha apo holle institucio­nesh, qendrash kulture, holle hotelesh moderne që po i shtohen Shqipërisë. Sigurisht, jo pak do mendonin se kjo mund të ishte një lloj aventure dhe se nuk kemi pse ta nxjerrim Kodrën nga kuadri ku e ka vendosur ai. Por nga ana tjetër, asnjë kurator modern dhe i njohur europian, apo i përtej Atlantikut, nuk e ka pyetur as Leonardo Da Vinçin, as Raffaello- n, as Boticcelin dhe rradhën e gjatë të gjenive të « Rinachimen­to » - s për t’i ekspozuar veprat e tyre në hapësira gjigande, siç i shohim nëpër botë, ku hiret e tyre veç janë ekspozuar më me dritë duke i bërë nder vetë pikturës dhe krijuesit të saj. Kjo i jep artit një mision akoma më qytetar, e afron artin tek publiku, e bën të prekshëm nga të gjitha shtresat e popullsisë, nga të gjitha kategoritë e niveleve kulturore, moshave, etj. Në fund të fundit, njeriu i rrugës dhe kalimtari më i thjeshtë ka nevojë për bukurinë e artit të të gjitha epokave njerëzore!

 ??  ?? Ibraim Kodra, Ismail Kadare, Luan Rama
Ibraim Kodra, Ismail Kadare, Luan Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania