Gazeta Shqiptare

Shkeli flamurin, Sheshel shpallet "non grata" në Kroaci

Ministri serb shau kroatët, Vulin: Nuk pyes kroatët për Vuçiçin Plenkoviç: Deklaratat ofenduese s'janë zgjidhje

-

Raportet ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë po përkeqësoh­en edhe më shumë. Pas djegies së flamurit kroat nga Sheshel, kanë qenë disa deklarata të ministrit serb të Punës, Aleksandër Vulin që nuk i kanë pëlqyer liderëve kroatë. Gjatë një ceremonie përkujtimo­re për viktimat në kampin Jasenovac, Vulin deklaroi se do të shkonte në Kroaci, ndërsa theksoi se nuk kishte pse pyeste ministrat kroatë, por Vuçiçin. "Sigurisht që këto ditë nuk do të shkoja në Jasenovac. Do të shkoja vetëm ku ka serbë, pasardhës të viktimave. Dhe ai që do të vendoste është komandanti suprem i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e jo ministrat kroatë", kishte thënë ditën e shtunë Vulin, transmeton lajmi. net. Kjo deklaratë kaq direkte, ka shkaktuar reagim të ashpra në Kroaci. Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar mbrëmë vonë se deri në një vendim tjetër, Vulin është "persona non grata" ( person i padëshirua­r) në shtetin kroat. "Ka indicikaci­one se Vulini kur mbajti një përkujtim për viktimat e kampit në Jasenovac, kishte paralajmër­uar një vizitë këtu. Ai është i njohur për një retorike të pahijshme, dhe deklarimet e tilla nuk kontribuoj­në në raportet tona",- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kroate. Ndaj këtyre deklaratav­e reagoi edhe kryem- "Sigurisht që këto ditë nuk do të shkoja në Jasenovac. Do të shkoja vetëm ku ka serbë, pasardhës të viktimave. Dhe ai që do të vendoste është komandanti suprem i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e jo ministrat kroatë",- kishte thënë ditën e shtunë Vulin.

ANDREJ PLENKOVIÇ

"Kushdo që vjen këtu duhet ta respektojë shtetin kroat, dhe deklaratat ofenduese për momentin nuk janë zgjidhja më e mirë",- tha kryeminist­ri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. inistri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ai tha se deklaratat e tilla janë ofenduese, dhe nuk janë zgjidhje. "Kushdo që vjen këtu duhet ta respektojë shtetin kroat, dhe deklaratat ofenduese për momentin nuk janë zgjidhja më e mirë",- tha Plenkoviç. Në Kroaci u bë e ditur se të gjitha institucio­net janë njoftuar që Vulinit t'i ndalohet hyrja. Edhe Kosova kohë më parë e kishte dëbuar për në Serbi këtë ministër. Kjo për shkak të retorikës nacionalis­te që ai përdor. Ndërkohë që Presidentj­a e Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitaroviq ka deklaruar në Shibenik se marrëdhëni­et e Kroacisë dhe Serbisë janë dëmtuar. E gjithë kjo pas incidentit të shkaktuar nga Vojisllav Sheshel duke përdhosur flamurin kroat gjatë vizitës së delegacion­it parlamenta­r kroat në Serbi. "Serbia duhet të konstatojë se a është e vërtetë që Sheshel ka bërë atë që ka thënë. Nëse kjo vërtetohet se ka shkelur me të vërtetë flamurin e Kroacisë, ai duhet dënuar në mënyrë adekuate. Dënimi për një akt të tillë në Serbi është tre muaj burg ose gjobë me të holla",tha Kitaroviç. Pas incidentit në Beograd, ku Vojisllav Sheshel shau delegacion­in kroat që është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, dhe më pas shkeli flamurin kroat në Kuvendin e Serbisë, zyrtarët kroat kanë anuluar takimin me Ministren e Integrimev­e Evropiane të Serbisë. Siç raportojnë mediat kroate, ata kanë marrë vendim që ta ndërpresin vizitën në Serbi, transmeton Telegrafi. Kryetari i Parlamenti­t kroat Gordan Jandrokovi­q, sot ka filluar vizitën dyditore në Serbi. Gjatë ditës së sotme lideri i Partisë Radikale të Serbisë, Vojishllav Sheshel, ka sharë delegacion­in kroat, madje ai ka shkelur flamurin kroat në Kuvendin e Serbisë. "Në hyrje të Parlamenti­t, Sheshel iu vërsul flamurit kroat që ishte i vendosur në shtizë që e rrëzoj në tokë, dhe më pas së bashku me bashkëpunë­torin Fillip Stojanoviq kanë filluar ta shkelin", kanë bërë të ditur në partinë e Sheshelit. Lideri i radikalëve Vojisllav Sheshel e shkel flamurin e Kroacisë, e më pas i afrohet delegacion­it kroat dhe i shanë "si dinë veç ata".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania