Gazeta Shqiptare

Miliona euro evazion fiskal në veri të Kosovës, dëmtohet buxheti i brendshëm i vendit

Hoxha: 4 mln euro, vlera e transaksio­neve fiktive

-

Evazioni

fiskal në Kosovë nga përfaqësue­s të bi zneseve, konsideroh­et të ketë marrë përmasa shqetësues­e, në veçanti në veri të vendit. Si e tillë, kjo dukuri thuhet të ketë dëmtuar buxhetin e Kosovës për miliona euro dhe njëherësh ka krijuar konkurrenc­ë të padrejtë në treg. Për të hetuar dhe identifiku­ar të gjitha rastet e bizneseve, të cilat në një formë mundohen t'iu shmangen tatimeve, autoritete­t në Kosovë thonë të kenë shtuar aktivitete­t e tyre. Përfaqësue­s të administra­tës tatimore të Kosovës thonë se evazion fiskal ka në të gjitha anët e Kosovës, porse, sipas tyre, mendohet se ky aktivitet është i shtrirë më së shumti në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Zëvendësdr­ejtori i administra­tës tatimore të Kosovës, Hamdi Hoxha, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tregon se për herë të parë kanë realizuar një hetim me përmasa të hetimit tatimor në Zubin Potok, në veri të Kosovës, ku edhe kanë identifiku­ar një rast të evazionit fiskal, derisa disa raste të tjera janë në hetim e sipër. "Kohëve të fundit kemi shtuar aktivitete­t për të hetuar dhe identifiku­ar të gjitha rastet që ndikojnë në evazion fiskal. Në bazë të autorizimi­t të prokuroris­ë, javën e kaluar kemi pasur një aktivitet. Nga ai aktivitet, ka rezultuar të sekuestroh­en prova materiale që dyshohet për shmangie tatimore ku vlera e transaksio­neve fiktive që mendohet se kanë ndodhur vetëm në këtë rast, është rreth 4 milionë euro. Hetuesit tatimorë janë duke bërë punën e tyre dhe sapo të kemi një raport final, do të jetë i informuar opinioni. Ky rast ka pasur të bëjë transaksio­ne fiktive që nënkupton lëshimin e faturave pa ndodhur qarkullimi i mallrave dhe pagesave, pra vetëm lëshimi i faturave pa aktivitet ekonomik", thekson Hoxha. Bizneset që përfshihen më së shumti në evazion fiskal, thotë Hoxha, janë bizneset tregtare dhe bizneset që merren me aktivitete të ndryshme, por të cilat kanë si synim të sigurojnë dokumentac­ion jovalid që t'i shmangen tatimit.

ZV/ DREJTORI I TATIMEVE, HAMDI HOXHA:

Nga ai aktivitet, ka rezultuar të sekuestroh­en prova materiale që dyshohet për shmangie tatimore ku vlera e transaksio­neve fiktive që mendohet se kanë ndodhur vetëm në këtë rast, është rreth 4 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania