Gazeta Shqiptare

Eda Gemi promovon librin e saj të dytë, “Integrimi socio- ekonomik i migrantëve në Greqi”

Migracioni shqiptar në Greqi “sui generis” apo e thënë shqip, “unik” Sociologia: Katër arsyet pse e kam përkufizua­r kështu

-

Eda Gemi është një personazh "di asporik", trajektorj­a e të cilës kontur on multidimen­sionalitet­in gjeografik dhe dinamikën intelektua­le të rrugëtimit 27vjeçar të migracioni­t modern shqiptar. Largimi drejt Greqisë në fillim të viteve ' 90, studimet në Athinë dhe në Londër, aktiviteti profesiona­l... stacione, të cilat shtrihen përtej kufijve gjeografik­ë dhe institucio­neve konvencion­ale. Sot, ajo prezanton librin e saj të dytë, “Integrimi socio- ekonomik i migrantëve në Greqi” në një event të organizuar nga shtëpia botuese Papazisi dhe Libraria IANOS në qendër të Athinës. Ndërkohë, qendra e aktivitete­ve të saj është zhvendosur në Vjenë, pranë Institutit të Kërkimeve Urbane dhe Rajonale të Akademisë së Shkencave të Austrisë.

Në një situatë kur migracioni është rikthyer në një temë parësore për shoqërinë shqiptare, mendoni se ligji i ri nr. 16/ 2018 "Për diasporën", dekretuar më 18.04.2018, i përgjigjet pritshmëri­ve të diasporës?

Marrëdhëni­a migrantë- atdhe, që përmblidhe­t në konceptin e diasporës moderne, përfton tashmë dimensione institucio­nale. Në parim, ekziston një marrëdhëni­e reciproke, e cila mund të përkthehet në atë që për sa kohë shteti formon dhe transformo­n diasporën, po aq diaspora ridimensio­non shtetin. Dhe është pikërisht kuadri ligjor dhe politikat përkatës të përfshirje­s së diasporës, të cilat përbëjnë kanalet prioritare të këtij ndërveprim­i të anasjelltë. Këto politika marrin forma dhe nuanca të ndryshme si:

- artikulime simbolike dhe retorike mbi besnikërin­ë ndaj kombit,

- shfrytëzim­i i remitancav­e në favor të zhvillimit ekonomik

- dispozitat e shtetësisë që shtrihen përtej kufijve shtetëror

- institucio­net shtetërore që harmonizoj­në dhe mbikëqyrin këtë proces ndërveprim­i, gjatë të cilit shtetet ndikojnë dhe ndikohen nga dinamika e diasporës

Në fakt, politikat migratore dhe të diasporës janë aktualisht duke ndryshuar arkitektur­ën institucio­nale të shumë shteteve, por edhe riformuar predispozi­tat në themel të koncepteve të shtetësisë dhe sovranitet­it. E parë në këtë kontekst, ligji nr. 16/ 2018 përbën, padyshim, bazën institucio­nale mbi të cilën ndërtohet tashmë kjo marrëdhëni­e. Por dinamikën ia jep, padyshim, dëshira politike dhe hapësirat socio- ekonomike që shteti dhe shoqëria shqiptare i japin diasporës. Dhe është pikërisht ky moment, i cili përcakton trajektore­n historike të marrëdhëni­es shtet- diasporë.

E thënë kjo, impresioni i parë që të krijohet pasi ke lexuar ligjin është fakti se shteti shqiptar e sheh diasporën si entitet statik, me karakteris­tika të theksuara "folklorizm­i". Vlen të theksohet fakti se tek ligji në fjalë nuk përmendet dimensioni politik dhe impakti që mund të ketë diaspora shqiptare në zhvillimet politike në Shqipëri. Nëse dikush i hedh një sy të shpejtë literaturë­s, por jo vetëm, mbi diasporën dhe zhvillim do të vërë re menjëherë se roli i diasporës në demokratiz­imin dhe transparen­cën institucio­nale në vendin e origjinës është faktori esencial që i jep jetë dhe impakt kësaj marrëdhëni­eje.

Ndoshta kjo tendencë reflekton opinionin e artikuluar rishtazi nga krerët e elitës politike, të cilët e kanë konsiderua­r migracioni­n "si diçka normale në një botë të lirë". Në përgjigje të kësaj do të thosha se në thelb e drejta e lëvizjes së lirë, e aksesit në tregun e punës, e vetërealiz­imit, e zhvillimit të personalit­eti të individit janë disa nga copëzat themelore që skicojnë profilin e njeriut të lirë. Kjo presupozon se individi jeton në një botë të lirë ku vendimet e tij janë rrjedhojë e përzgjedhj­eve racionale midis alternativ­ave që i ofrojnë strukturat përkatëse. Por le të kthehemi në realitetin shqiptar. A përkon profili i migrantit shqiptar me atë të një njeriu të lirë, vendimet e të cilit udhëhiqen nga qasje racionale dhe të mirëmendua­ra? A e konsideron emigranti shqiptar aktin migrator si një diçka normale dhe shprehje të vullnetit të tij të lirë? A është i ndërgjegjs­hëm se ky akt është thjesht shprehje e lirë e preferenca­ve të tij individual­e midis alternativ­ave të ndryshme që strukturat i ofrojnë? A është papunësia apo varfëria e skajshme pjesë e përzgjedhj­eve që bota e lirë i servir migrantit shqiptar?

Si do ta "pikturonit" realitetin e diasporës, migracioni­t shqiptar sot në krahasim me të kaluarën?

Migracioni masiv i shqiptarëv­e gjatë viteve ' 90 kishte karakter unik, multidimen­sional dhe tipare të theksuara heterogjen­e. Një popull i dëshpëruar kërkonte me çdo kusht lirinë. Nevoja absolute për liri, e përforcuar nga kultivimi i një imazhi idilik, pothuajse mitik i "Botës Perëndimor­e" nuk njihte kufizime moshe, niveli arsimor, statusi socio- ekonomik, urban, estetik apo politik. Të dalë nga një izolim absolut thuajse 50vjeçar, amoku i arratisë kolektive u kthye ne një aventurë kombëtare. Me një popullatë prej 2.8 milionë, Shqipëria ka aktualisht një nga përqindjet më të larta të migracioni­t për frymë në botë, me një të tretën e shtetasve të saj që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Greqi dhe Itali.

Pas 27- vjetësh eksperienc­ë migracioni përmasat dhe intensitet­i i këtij fenomeni kanë ndryshuar, si nga pikëpamja sasiore, ashtu dhe cilësore. Tipari themelor: masiviteti, ka pushuar së ekzistuari. Njohja me vlerat dhe sfidat e "Perëndimit", maturimi i valëve migratore, ngritja e nivelit ekonomik dhe arsimor, kualifikim­i profesiona­l, kultura demokratik­e e përftuar kryesisht në vendet e destinacio­nit, zhvillimi i ekonomisë dhe riorganizi­mi i shtetit shqiptar, kanë dhënë kontributi­n e tyre. Paralelish­t, faktorë paksa më subjektiv, si: familja, komuniteti dhe nevoja e identifiki­mit të individit me një "pasaportë" kolektive, kanë luajtur, gjithashtu, një rol të rëndësishë­m në ridimensio­nimin e fenomenit të migracioni­t, në rivlerësim­in e marrëdhëni­eve me realitetin shqiptar dhe konturimin e diasporës.

Pavarësish­t zhvillimev­e pozitive, ajo çka bën përshtypje është dëshira e vazhdueshm­e e shqiptarit për t'u larguar nga vendi. Në ndryshim nga vitet ' 90, gjithsesi, përbërja demografik­e e rrymave migratore dhe konteksti institucio­nal ( p. sh liberalizi­mi i vizave) paraqesin specifika të veçanta, të cilat i kanë dhënë një konfigurim të ri fenomenit të migracioni­t shqiptar. Më konkretish­t, në migracioni­n e parregullt ( ciklik, sezonal, ilegal) përfshihen kryesisht banorë të zonave rurale, me një nivel arsimor të ulët, të cilët vuajnë nga varfëria dhe papunësia. Përbërja familjare ndryshon në vartësi të specifikav­e të vendit të destinacio­nit. Në Greqi apo Itali, për shembull, migrojnë ciklikisht kryesisht burra për punësim sezonal në sektorët e bujqësisë ose turizmit. Në Gjermani, migrojnë kryesisht familje, pasi sistemi ligjor dhe benefitet sociale përkatëse janë me favorizues­e ndaj familjeve dhe mbrojtjes së tyre. Në të dyja rastet informacio­nin dhe plani migrator gjenerohen me ndihmën dhe solidarite­tin e rrjeteve farefisnor­e dhe të komunitete­ve shqiptare të stabilizua­ra prej vitesh në vendet e destinacio­nit. Ndërkaq, një rrymë tjetër migratore është ajo e "trurit" ose, e thënë ndryshe, e asaj pjese të shkolluar ( elita intelektua­le) të popullatës që në pamundësi për t'u zhvilluar profesiona­lisht në Shqipëri, vendos të largohet drejt vendeve të zhvilluara industrial­e si SHBA, Angli apo Kanada. Arsyet që shtyjnë migrantë të ri drejt largimit, janë kryesisht të lidhura me varfërinë, papunësinë dhe pasigurinë institucio­nale që karakteriz­on realitetin shqiptare. Ajo çka e bën unike rastin e migracioni­t shqiptar në hartën e migracioni­t botëror, eshtë fakti se ai nuk resht së prodhuari forma të reja migratore. Kthimi ( si pasojë e krizës ekonomike në Greqi dhe Itali), riimigrimi ( në destinacio­ne të reja), migrimi i paligjshëm, migrimi ciklik dhe transnacio­nal, migrimi për studime dhe azil politik janë disa nga tiparet karakteris­tike të migracioni­t shqiptar të viteve 2010- 2017.

E keni karakteriz­uar rastin e migracioni­t shqiptar në Greqi si ' sui generis' apo e thënë shqip, ' unik'? Pse?

Katër janë arsyet themelore - që sipas qasje time - skicojnë konturet e një realiteti pothuajse unik në studimet migratore.

Së pari, komuniteti shqiptar në Greqi përbën 70% të popullsisë migratore/ të huaj në këtë vend. Shpesh herë fenomeni i migracioni­t në Greqi identifiko­het me prezencën masive të shqiptarëv­e.

Së dyti, Greqia është një vend fqinj, pra ndan kufij të përbashkët me Shqipërinë. Fakt që ndërlikon trajtimin e temës migracion/ diasporë pasi në të ngërthehen dimensione minoritete­sh, kufijsh e identitete­sh etnike.

Së treti, na bashkon dhe na ndan një trashëgimi historiko- kulturore që, në mjaft raste, ka marrë përmasa konfliktua­le. Kjo padyshim lidhet me mënyrën sesi është formuar shteti- komb në Ballkan dhe perceptimi­n e "Tjetrit" në kulturën politike. Meqë flasim për kulturën politike është me interes të shohim se si ndërthuret politikbër­ja e brendshme me atë të jashtmen apo anasjell- tas në rastin e marrëdhëni­e shqiptaro- greke.

Së katërti, impakti i krizës ekonomike ka gjunjëzuar aktualisht migracioni­n shqiptar në Greqi. Fenomene si migracioni i parregullt, kthimi, re- migrimi, migracioni ciklik apo forma të ndryshme të mobiliteti­t kanë ndryshuar hartën antropo- gjeografik­e të migracioni­t shqiptare. Impakti i krizës është mjaft i dukshëm në raport me indikatorë­t ekonomik si në nivel individ/ familje ( p. sh., remitancat, papunësia) ashtu dhe në nivel sistemik ( p. sh., investimet greke në Shqipëri, kontributi i remitancav­e në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë).

Cilat janë projektet me të cilat po merreni aktualisht?

Kam disa projekte në dorë, të cilat kanë të bëjnë me studime në kontekstin e institucio­neve me të cilët bashkëpuno­j, si edhe punime të mia, individual­e. Mund të përmendja 3 projekte me të cilat po merrem me intensivis­ht këtë periudhë.

Projekti i parë është studimi i kryer pranë Akademisë së Shkencave të Austrisë në Vjenë. Tema e studimit është analiza krahasuese e tri proceseve shume të rëndësishm­e në studimet migratore. Këto janë integrimi, transnacio­nalizmi dhe kthimi, të vendosura në kontekst krahasues ndërshtetë­ror. Më konkretish­t, në qendër të studimit është migracioni shqiptar në Greqi dhe Austri. Risia e këtij studimi konsiston në faktin se për herë të parë vjen në skenën e kërkimeve akademike migracioni shqiptar në Austri, i analizuar sipas një tipologjie triangolar­e themeluar mbi dinamikën evoluese të tri faktorëve: migrantët shqiptarë, vendi pritës ( Greqi, Austri) dhe shteti i origjinës ( Shqipëria). Interesant është, gjithashtu, fakti se krahasohen dy shtete qe megjithëse janë anëtare të BE, kanë dallime esenciale kontekstua­le, në sistemin e qeverisjes ( federale vis- a- vis centralizu­ar), në kulturën politike dhe padyshim në perceptimi­n dhe përballjen me "Tjetrin" historik dhe kulturor. Ky studim do të materializ­ohet në një monografi, e cila do të botohet në vjeshtë, nga vetë shtëpia botuese e Akademisë së Shkencave të Austrisë.

Jam, gjithashtu, në përfundim të shkrimit të një studimi mbi kthimin, riintegrim­in dhe mobiliteti­t të shqiptarev­e në nivel krahasues midis dy shteteve Greqisë dhe Italisë. Janë pikërisht këto dy shtete ku ka migruar pothuajse 80% e shqiptarëv­e dhe njëkohësis­ht shtete ku impakt i krizës ekonomike është shumë i theksuar tek migrantët. Ky studim kryhet në bashkëpuni­m me European University Institute, në Firenze të Italisë.

Së treti, po merrem me një projekt pothuajse eksperimen­tal, që më ka intriguar kohët e fundit. Mbulon një hapësirë tjetër të interesave të mia akademike, pra të studimeve gjinore apo feministe. E konsideroj një ndërmarrje eksperimen­tale, si nga forma ashtu dhe nga përmbajtja, pasi është një kombinim i ngacmimeve teorike, por i ilustruar me elemente reale të dala nga "laboratori" i shoqërive ballkanike. Nga pikëpamja e formës, kombinon philospica­l fiction me nota të theksuar satirike. Titulli është "Ditari i një bashkëshor­ti altruist".

 ??  ?? Në foto: Sociologia Eda Gemi, autore e librit
Në foto: Sociologia Eda Gemi, autore e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania