Gazeta Shqiptare

Flamurtari harron Duron, 3 gola krizës dhe Teutës!

Muarem Muarem me dy golat e tij udhëheq vlonjatët te fitorja me përmbysje Kuqezinjtë vulosën suksesin në pjesën e parë

-

Ika mjaftuar një pjesë loje Flamurtari­t të dyshes Behari- Ruci për të thyer Teutën. Vlonjatët që nisën sot epokën post- Duro, kanë triumfuar me shifrat 3- 1, një sukses që u vulos që në pjesën e parë falë edhe dygolëshit të Muarem. Në stadiumin "Flamurtari" nis gjithçka mirë për Teutën. Në minutën e 7- të Enea Jorgji e gjykon si penallti kontaktin mes Latif dhe Deliajt, ndërsa nga pika e bardhë ekzekuton saktë Dediç, që kalon në epërsi miqtë. Danilo Alvesh kërkon të rikthejë barazpeshë­n në minutën e 10- të, por Moçka pret gjuajtjen e braziliani­t. Gjithsesi në minutën e 19- të do të vijë barazpesha. Pas një aksioni të gjatë në vijimin e një goditje nga këndi, Muarem harkon topin në zonë drejt Mustës por ky i fundit nuk e prek duke mashtruar me lëvizjen e tij Moçkën, i cili sheh sferën të ndalet në rrjetë. 7 minuta më pas sërish Muarem vendimtar. Alvesh sheh shqiptaro- maqedonasi­n të depërtojë drejt zonës dhe nis një pasim të saktë për shokun e skuadrës, i cili e shfrytëzon më së miri për të mposhtur Moçkën dhe përmbysur rezultatin në 21. Janë minuta të vrullshme këto në Vlorë, teksa 5 minuta më pas është Useini që trefishon pas një aksioni të shpejtë të vendësve. Në minutën e 42- të Teuta ka të gjitha shanset të rikthehet në lojë. Jorgji akordon një tjetër penallti të shkaktuar nga Nurkoviç me një ndërhyrje të parregullt ndaj Al Hasan. Dediç provon nga pika e bardhë, por gabon, pasi Nurkoviç neutralizo­n gjithçka. Pjesa e parë mbyllet me fitoren 3- 1 të vendësve, ndërsa me fillimin e së dytës Flamurtari përpiqet të gjejë një tjetër gol. Aksion i shpejtë në qendër i vlonjatëve me Deliajn që humbet mundësinë para Moçkës për të shënuar golin e katërt për skuadrën e tij duke mos dërguar sferën në kuadrat, për të fituar vetëm një goditje nga këndi. Në të 64- ën Flamurtari provon të befasojë me një skemë nga goditja e dënimit, por goditja e Muarem përfundon në duart e Moçkës duke shpërdorua­r një tjetër mundësi shënimi. Teuta do të kërkojë të rikthehet në lojë në fund të pjesës së parë. Fillimisht është Beqja që vë në rrezik portën vlonjate me një gjuajtje nga distanca të cilën Nurkoviç e kontrollon në dy kohë me vështirësi, ndërsa në minutën e 80- të Flamurtari ka fatin me vete. Një harkim nga e majta gjen Dediç në shtyllën e dytë, me mesfushori­n, i cili godet jashtë edhe pse i vetëm pak hapa larg portës pa shqetësimi­n e mbrojtësve rrotull tij. Mbyllet kështu në Vlorë me fitoren 3- 1 të Flamurtari­t. Kuqezinjtë rigjejnë fitoren dhe rikthehen në garë për Europën, ndërsa durrsakët nuk arrijnë të përfitojnë nga humbja e Vllaznisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania