Gazeta Shqiptare

Laçi paqe me Kukësin, kampionët e kanë me Kridens Metën

-

Laçi dhe Kukësi janë ndarë në një barazim pa gola në takimin mes tyre të luajtur në Kurbin në kuadër të javës së 30- të të Kategorisë Superiore. Skuadrat kanë pasur disa raste të mira shënimi, ndërsa në fund, Kukësi ka akuzuar gjyqtarin Meta për një penallti të pa dhënë ndaj Gurit dhe për një ndërhyrje të ashpër të Sefgjinit. 90 minutëshi i zhvilluar në Kurbin pritej me interes sidomos pas sfidës së dyfishtë të Kupës, ku bardhezinj­të eliminuan kampionët, por mbi të gjitha për klimën e acaruar në fund të takimit të dytë gjysmëfina­l, çka u përcoll dhe në sfidën e sotme. Në pjesën e parë të takimit ishin miqtë nga Kukësi ata që iu afruan golit më shumë. Guri në minutën e 3- të gjuan bukur me kokë, por topi del ngjitur me shtyllën e Selmanit. Laçi kundërpërg­jigjet dy minuta më pas me Lushkjen, por mesfushori gjen vetëm rrjetën e jashtme. Idrizi ka humbur mundësinë e artë për Kukësin teksa i gjendur në brendësi të zonës, fillimisht ka gabuar me tentativën e parë me topin që është grushtuar nga Selmani, ndërsa në tentativën e dytë topi ka shkuar ngjitur me shtyllën e majtë. Laçi kërkon ta befasojë Kukësin me kundërsulm dhe në minutën e 36- të mund ta kishte bërë. Rexhinaldo vendos të silurojë Frashërin nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën dhe vetëm sa krijon iluzionin e golit. Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura dhe me nervozimin e austriakut Pakult ndaj kryesorit Meta. Në pjesën e dytë ndryshon tabloja, ndërsa janë të zotët e shtëpisë më kërkues. Në minutën e 47të Frashëri dhe shtylla i kanë mohuar golin Kallakut pas gjuajtjes nga distanca, ndërsa pak minuta më vonë Uzuni humbet një rast tjetër shënimi në të 53- ën. Por ka vend dhe për debat në këtë takim, sidomos për ndërhyrjen e Sefgjinit në minutën e 66të, që meta e kalon vetëm me karton të verdhë, dhe me rastin e minutës së 80të ku Guri pretendon për një 11- metërsh pas kontaktit me Qaqin. Në minutat e fundit të ndeshjes ( 86) janë kurbinasit që mund të kalonin në avantazh dhe ta mbyllnin këtë takim me fitore, por Frashëri e mban portën e paprekur. Me këtë barazim, Kukësi mbetet i dyti, larg Skënderbeu­t të vendit të parë larg ndjekësve me 55 pikë, ndërsa Laçi me 43 pikë është i pesti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania