Gazeta Shqiptare

Raporti i Prokuroris­ë për 2017: U rritën procedimet për korrupsion të zyrtarëve

Arta Marku çon në Kuvend rezultatet e punës së Adriatik Llallës Ulet numri i kallëzimev­e për vjedhje të energjisë elektrike

- Darina Tanushi

Prokuroria e Përgjiths hme ka arritur në re zultatin se për vitin 2017 ka 3 herë më shumë procedimet penale për çështjet të korrupsion­it të zyrtarëve vendorë apo të lartë. Sipas raportit të punës, depozituar në Kuvend, raport që, në fakt, i përket më së shumti periudhës kur Prokuroria e Përgjithsh­me u drejtua nga Adriatik Llalla, vihet re se gjithsej janë 40911 procedime penale. 39% e procedimev­e janë për narkotikët, 11% për korrupsion dhe 24% e procedimev­e për krimet kundër personit. Për sa i përket qyteteve, Vlora dhe Gjirokastr­a janë në krye për kriminalit­etin në raport me popullsinë. Në 2017 numri i procedimev­e i regjistrua­r në Tiranë është 32.63%, në Durrës janë regjistrua­r 7.70%, Vlorë 7.40%, në Elbasan janë regjistrua­r 7.23%, në Shkodër, 6.32%. Pra, Vlora dhe Gjirokastr­a janë qytetet më të kriminaliz­uara, ndërsa Dibra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të kriminaliz­imit. Nga të dhënat statistiko­re rezulton se në vitin 2017 numri i procedimev­e penale të regjistrua­ra për veprën penale të parashikua­r nga neni 137 i Kodit Penal "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike", ka një ulje prej 37,9 % në krahasim me vitin 2016.

KORRUPSION­I

Nga të dhënat statistiko­re rezulton se në vitin 2017 ka pasur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimev­e të regjistrua­ra për veprat penale të korrupsion­it, në krahasim me vitin 2016 dhe rritje prej 80,8 % të procedimev­e të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2016.

Për vitin 2017 për veprën penale të parashikua­r nga neni 244 i Kodit Penal "Korrupsion­i aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", organi i prokuroris­ë ka regjistrua­r 124 procedime penale, që përbën rritje me 2,6 herë ose 163,8 % në krahasim me vitin 2016.

Janë dërguar në gjykatë 106 procedime penale, ndërsa në vitin 2016 rezultojnë 37 procedime të dërguara në gjykatë.

Nga të dhënat statistiko­re në vitin 2017, vërehet një tendencë në rritje e procedimev­e të regjistrua­ra për veprën penale të parashikua­r nga neni 245/ 1 i Kodit Penal "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", prej 41 % në krahasim me vitin 2016 dhe tendencë në rritje e procedimev­e të regjistrua­ra për veprën penale të parashikua­r nga neni 259 i Kodit Penal "Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" prej 13 %.

Gjatë vitit 2017 janë regjistrua­r 3 procedime për veprën penale të parashikua­r nga neni 245 i Kodit Penal "Korrupsion­i aktiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", ndaj 2 procedimev­e të regjistrua­ra në vitin 2016. Sa i përket nenit 260 të Kodit Penal "Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", rezulton se janë regjistrua­r 13 procedime penale përkundrej­t 11 procedimev­e të regjistrua­ra në vitin 2016 për këtë vepër dhe janë dërguar 2 procedime penale në gjykatë.

Sa i përket korrupsion­it në sistemin e drejtësisë, për veprën penale të parashikua­r nga neni 319 i Kodit Penal "Korrupsion­i aktiv i gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë", organi i prokuroris­ë ka regjistrua­r 1 pro- cedim penal me 4 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2016 rezultojnë 3 procedime penale të regjistrua­ra. Është e rëndësishm­e të përmendet se në vitin 2017 u dënua edhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë për këtë vepër penale, çështje e juridiksio­nit fillestar, e cila u hetua dhe dërgua në gjyq nga Prokuroria e Përgjithsh­me në vitin 2016.

KRIMI I ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

Lufta ndaj krimit e veçanërish­t atij të organizuar, kërkon një përgjigje të koordinuar ndërinstit­ucionale e ndërkombët­are. Forcimi i bashkëpuni­mit ndërinstit­ucional dhe me partnerët ndërkombët­arë, si dhe forcimi i kapacitete­ve profesiona­le, janë prioritet në punën e prokuroris­ë për një luftë efikase ndaj këtyre veprave penale.

Në këtë kuadër, Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar hetimet kryesisht për disa raste të trafikimit të narkotikëv­e, të cilat janë evidentuar nga autoritete­t e huaja, kryesisht nga Italia. Për këto hetime në mënyrë të vazhdueshm­e janë bërë takime për shkëmbimin e të dhënave dhe ecurinë e tyre, duke zhvilluar edhe hetime të përbashkët­a me shtete si Italia ( Prokuroria Bari, Ankona, Lece), Gjermania, ( me prokurorit­ë Mynih, Ham- burg), Greqia e Maqedonia

Sa i përket treguesve statistiko­rë, nga të dhënat e vitit 2017, rezulton se janë regjistrua­r 17 procedime penale me 34 të pandehur për vepra penale të kryera nga bandat e armatosur dhe organizata kriminale, 16 nga këto procedime për nenin 333/ a, "Grupi i strukturua­r kriminal", ndërsa në vitin 2016 rezultojnë 17 procedime të regjistrua­ra për këtë vepër penale. Ndërkaq në vitin 2017, 8 procedime penale me 46 të pandehur janë dërguar në gjykatë dhe janë dënuar 30 të pandehur për këto vepra penale.

Ndërsa procedimet e regjistrua­ra për veprën penale të parashikua­r nga neni 284 i Kodit Penal "Kultivimi i bimëve narkotikëv­e" janë ulur nga 1606 në 375 procedime, ose e shprehur në përqindje 76,7 %.

HETIMET PASURORE

Në zbatim të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 "Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë", i ndryshuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda, gjatë vitit 2017, ka paraqitur në gjykatë 4 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 7 kërkesa për konfiskim pasurie, ku pasuritë kanë qenë apartament­e, truall, llogari bankare në vlerë të disa milionë eurove.

LUFTA KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE

Gjatë vitit 2017 krahas rritjes së numrit të procedimev­e penale të regjistrua­ra, janë rritur edhe numri i procedimev­e të dërguara në gjykatë për vepra penale që lidhen me pastrimin e parave. Konkretish­t, janë regjistrua­r 320 procedime penale dhe janë dërguar për gjykim 36 procedime penale për nenet 287, 287/ a e 287/ b të Kodit Penal.

STATISTIKA

Gjatë vitit 2017 janë përfunduar 30036 çështje, 38,3 % janë dërguar për gjykim, 21,8 % janë pushuar, 37,2 % janë pezulluar dhe 2,7 % janë transferua­r në prokurorin­ë kompetente. Konkretish­t janë dërguar në gjykatë 11492 çështje. Ndërkohë, nga gjykata është vendosur pushimi për 942 çështje, pra ky tregues përbën një shifër prej 8,2 % të çështjeve të dërguara në gjykatë në vitin 2017.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile nga raporti i prokuroris­ë
Faksimile nga raporti i prokuroris­ë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania