Gazeta Shqiptare

Krichbaum: Negociatat me Shqipërinë, të parakohshm­e

Deputeti gjerman: Problemati­k, niveli i lartë i korrupsion­it dhe krimit të organizuar "Koha nuk është maturuar ende"

- Valentina Madani

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europi ane në Parlamenti­n gjerman, Gynter Krichbaum e vlerëson si të parakohshm­e hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë. Pas replikave Basha- Rama të disa ditëve me parë lidhur me deputetët europiane, të cilët janë skeptikë sa i takon rekomandim­it pozitiv të KE për Shqipërinë për hapjen e negociatav­e me BE, reagoi dje vetë politikani i CDU- së, Gunther Krichbaum. Përmes një postimi në "Facebook", ai vë në dukje se koha nuk është maturuar ende. Gunther Krichbaum ndalet tek seanca e së enjtes, ku opozita hodhi miell, ujë dhe vezë në Kuvend. "Në këtë fazë, unë besoj se negociatat e pranimit me Shqipërinë janë të parakohshm­e. Më shumë detaje për pozicionin tim këtu, mund t'i shihni nga këto pamje", shprehet ai. Krichbaum bën të qartë: "Momentalis­ht, hapja e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë është e parakohshm­e". Ai postoi në profilin e tij edhe një shkrim të së përditshme­s "Tagesanzei­ger", në të cilin vetë ai flet me kritika për krimin e korrupsion­in. "Mbi të gjitha, niveli i lartë i korrupsion­it dhe krimit të organizuar është problemati­k", theksoi deputeti gjerman, Gunther Krichbaum. Në shkrimin e së përditshme­s gjermane citohet edhe deputeti social- kristian Florian Han, i cili ka kërkuar ngritjen e një komisioni me deputetë të shumicës qeverisëse në Bundestag për të vlerësuar nëse Shqipëria i përmbush kriteret për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it në Bashkimin Europian. Han shprehet se nuk do të ketë asnjë lëshim politik. Qëndrimet kritike të deputetit kristiande­mokrat, Gynter Krichbaum pas rekomandim­it të Komisionit për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë, shkaktuan polemika të ashpra në Tiranë. Të shtunën e kalu-

ar kryedemokr­ati Basha në një deklaratë nga selia blu akuzoi direkt kryeminist­rin Rama se po përdor paratë e krimit për një fushatë sulmesh e shpifjesh ndaj deputetit gjerman. Por pas këtyre akuzave, reagoi edhe

kreu i qeverisë, Edi Rama. Kryeminist­ri akuzoi kryedemokr­atin Lulzim Bashën se të njëjtat akuza i ka përkthyer në gjermanish­t dhe i ka çuar në Berlin, duke dëmtuar kështu Shqipërinë, ndërsa kreu demokrat tha "Momentalis­ht, hapja e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë është e parakohshm­e. Mbi të gjitha, niveli i lartë i korrupsion­it dhe krimit të organizuar është problemati­k", theksoi deputeti gjerman z. Krichbaum.

se qeveria ka nxitur sulme të ulëta në media ndaj kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Parlamenti­n Gjerman, vetëm përse ai thotë të vërtetën mbi realitetin shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania