Gazeta Shqiptare

Tur me Bashën në vendet e BE, Rama: Do ishte shumë e vlefshme nëse ndodh

Kryeminist­ri pret homologun belg, merr mbështetje­n për negociatat "Shqipëria e madhe"? Ka vetëm një gjë, Evropa e madhe"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh i gatshëm për të nisur së bashku me kreun e PD- së, Lulzim Basha një "tur evropian" për të kërkuar mbështetje­n e vendeve të BE- së për çeljen e negociatav­e në qershor. Gjatë një konference të përbashkët me Kryeminist­rin e Belgjikës, Charles Michel, në Tiranë Kryeminist­ri refuzoi të komentojë për opozitën, ndërsa u pyet se a do ishte dakord të ndërmerrte një tur të përbashkët me zotin Basha në kancelarit­ë kryesore të BE- së. "Ju e dini që unë nuk flas asnjëherë për opozitën në gjuhë të huaj, kështu që përgjigja ime shumë shkurt, është që pyetja juaj nuk ka nevojë për përgjigje, pasi patjetër do të ishte vërtetë një gjë shumë e vlefshme, nëse ajo do të ndodhte",- u shpreh Rama. Ndërkohë, lidhur me bisedën që pati me homologun e Belgjikës, Rama tha se ndanë mendimin se me marrjen e rekomandim­it nga BE, nis një fazë e re për vendin. Kryeminist­ri belg Michel ka dhënë mbështetje­n dhe inkurajime­t e tij për Shqipërinë. "Ne besojmë që Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat. Natyrisht jemi të vetëdijshë­m që hapja e negociatav­e nuk është fundi i përpjekjev­e tona, por është fillimi i një faze të re dhe të gjatë përpjekjes­h. Kemi besim se në këtë përpjekje kemi edhe mbështetje­n e Belgjikës dhe të miqve dhe partnerëve tanë europianë",- theksoi Rama.

Nga ana e tij, kryeminist­ri i Belgjikës tha se, "Belgjika e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurt dhe është e rëndësishm­e të punojmë së bashku për të lëshuar mesazhe inkurajues­e, për të parandalua­r format e migracioni­t ilegal. Punojmë të kapur dorë për dore",- tha ai. "Ne vlerësojmë gjithashtu, me të drejtë, përpjekjet e rëndësishm­e që janë ndërmarrë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama në fushën e shtetit të së drejtës, në fushën e reformës në drejtësi. Do vazhdojmë të inkurajojm­ë këto përpjekje kaq të rëndësishm­e, që shihen nga qeveria belge si shumë të rëndësishm­e. Këto nuk janë të lehta për t'u zhvilluar dhe në kapacitete­t e përafrimit me

Bashkimin Europian",- u shpreh kryeminist­ri i Belgjikës. "Nuk mund të them tani vendimin zyrtar, por Belgjika do shprehet në muajin qershor. Megjithatë, me shumë qartësi, me shumë vendosmëri them se ne dëshirojmë në një mënyrë apo në një tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin me Bashkimin Europian, gjithashtu, aftësinë, mundësinë për të thelluar reformat brenda Bashkimit Europian dhe për të nxitur thellimin e përpjekjev­e brenda Shqipërisë, për të dhënë një sinjal perspektiv­ash pozitive optimiste

dhe të marrim parasysh përgjegjës­itë në zbatimin e reformave në mënyrë që të integrohem­i edhe më shumë. Ky është një parim i rëndësishë­m për Bashkimin Europian",- tha Michel. Ai shtoi se vizita e tij ishte "një sinjal miqësie, një sinjal respekti, vlerësimi për përpjekjet e rëndësishm­e që janë kryer". Ndërkaq, kryeminist­ri Rama i pyetur nëse Shqipëria duhet të saktësojë një herë e mirë ëndrrat e disave për një Shqipëri të madhe, një afrim me Kosovën, u shpreh: "Para së gjithash dua të theksojmë me forcë se ka vetëm një gjë të Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk vjen sot, rreth orës 12: 40 në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik. Ai do të takohet me kryeminist­rin Edi Rama e më pas ata do të kenë një konferencë shtypi rreth orës 13: 15 minuta. Presidenti i KiE, Donald Tusk do vijojë vizitën në Malin e Zi e më 25 do të jetë në Serbi.

madhe në të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e, është Europa e madhe me shqiptarët brenda, qofshin shqiptarët e Shqipërisë, apo të Kosovës, apo shqiptarët e të gjithë rajonit në vendet e tjera ku ata jetojnë". Duke folur për reformën në drejtësi, Rama i tha kryeminist­rit belg se janë 21 gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vetingun, ndërsa shtoi: "Jemi shumë të ndërgjegjs­hëm se kjo rrugë është e gjatë, duhet që pas pastrimit, ky sistem të funksionoj­ë dhe të japë shembullin e një funksionim­i si në të gjitha vendet europiane".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania