Gazeta Shqiptare

Çelen fondet për sipërmarrj­et, kriteret dhe afati për aplikim

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimev­e: 14 sektorët që përfitojnë financim Fond i posaçëm në mbështetje të sipërmarrj­eve të reja "Start- Up"

-

Ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme do të mbështeten me fonde nga qeveria përmes katër programeve. Në dispozicio­n të bizneseve janë vënë katër programe, ku për secilin është parashikua­r një fond i posaçëm. Mbështetja financiare do të realizohet në kuadër të mbështetje­s së ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme, qeveria shqiptare ka vënë në dispozicio­n katër skema financiare të menaxhuara nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimev­e ( AIDA) për vitin 2018. Përmes tyre synohet rritja e konkurrues­hmërisë së tyre, forcimin e kapacitete­ve prodhuese si dhe daljen e tyre në treg.

KATËR SKEMAT

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimev­e bën të ditur se janë katër skemat e financimit. E para është fondi i konkurrues­hmërisë, ku për vitin 2018 janë parashikua­r 28 milionë lekë, për financimin e një skeme granti për ndarje të kostove në ndihmë të ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme dhe përpjekjev­e të tyre për të konkurruar në tregun e huaj. Prodhimi dhe shërbimi janë edhe fushat kryesore që mbulon fondi. Ndërkohë sektorët që do të përfitojnë mbështetje janë sektori i industrisë së përpunimit aktiv ( fasonet), sektori i industrisë së lehtë, sektori i agropërpun­imit dhe sektori i kërkimit dhe zhvillimit. Në skemën e dytë është fondi i ekonomive kreative, ku parashikoh­et zhvillimi i sektorit të artizanati­t dhe zejtarisë në vendin tonë, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës, është edhe qëllimi kryesor i këtij fondi. Qeveria shqiptare ka planifikua­r për vitin 2017- 2019 një fond prej 30 milionë lekësh, ku për secilin vit buxheti do të jetë 10 milionë lekë. Projektet që përzgjidhe­n nga sektori i artizanati­t që mbështet fondi janë: Zhvillimi i produkteve të reja, blerja e pajisjeve për nxitjen e prodhimit, marketingu i produktit dhe kualifikim­i dhe ndërtimi i kapacitete­ve menaxheria­le të ndërmarrje­s aplikuese. Në skemën e tretë është fondi në mbështetje të sipërmarrj­eve të reja "Start- Up". Qëllimi kryesor është mbështetja e sipërmarrj­eve të reja përmes subvencion­imit financiar të drejtpërdr­ejtë për këtë kategori biznesi. Fondi "StartUp" jep grante deri në 300 mijë lekë, por projekti mbulon vetëm 70% të kostove të angazhuara. Ndërkohë, 10 milionë lekë është vlera e buxhetit për këtë fond në vitin 2018. Përmes tij, përfitojnë ndërmarrje­t e mikro dhe të vogla, të cilat ushtrojnë aktiviteti­n në këto sektorë: sektorët prodhues dhe të shërbimit, industrisë Fondi "Start- Up" jep grante deri në 300 mijë lekë, por projekti mbulon vetëm 70% të kostove të angazhuara. Ndërkohë, 10 milionë lekë është vlera e buxhetit të për këtë fond në vitin 2018. Përmes tij, përfitojnë ndërmarrje­t e mikro dhe të vogla të cilat ushtrojnë aktiviteti­n në këto sektorë: Sektorët prodhues dhe të shërbimit, industrisë së lehtë, turizmit, fushën e kërkimit dhe të zhvillimit, procesin e agropërpun­imit dhe fushën e dizenjimit, modelimit, artizanati­t.

së lehtë, turizmit, fushën e kërkimit dhe të zhvillimit, procesin e agropërpun­imit dhe fushën e dizenjimit, modelimit, artizanati­t. Ndërsa skema ë fundit është fondi i Inovacioni­t, i cili iu vjen në ndihmë në formë granti të drejtpërdr­ejtë ndërmarrje­ve mikro, të vogla dhe të mes-

me për të audituar nevojat e tyre për inovacion dhe teknologji. Një ndërmarrje mund të përfitojë maksimalis­ht 400 mijë lekë për një projekt, ku pagesa bëhet 50% në fillim të projektit dhe 50% në fund përfundim të tij. Për këtë fond mund të aplikojnë kompanitë, të cilat kanë

selinë brenda territorit të Shqipërisë si dhe prodhojnë në Shqipëri produkte/ shërbime që tregtohen brenda dhe jashtë vendit. Sipas Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimev­e aplikimet për fondet për vitin 2018 do të jenë të hapura deri më datë 1 nëntor 2018.

 ??  ?? Farmularët e aplikimit
Farmularët e aplikimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania