Gazeta Shqiptare

Sonila Qato, konsultim me sipërmarrj­en për sistemin fiskal

Ministrja e Shtetit ndërmjetës­on zgjidhjen e ngërçit

-

Ministria

e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Sonila Qato, ka organizuar një seri takimesh me grupet interesit dhe ministritë përgjegjës­e në fushat respektive në lidhje me problemati­kat që hasin bizneset në ushtrimin e aktiviteti­t të tyre. Konsultime­t po kryhen në kuadër të procesit për reformën e deregullim­it, ku bizneset kanë dhënë sugjerimet e tyre në lidhje me ndryshimet ligjore që duhet të ndërmarrë qeveria për përmirësua­r kushtet e të bërit biznes në vend. Në fjalën e saj gjatë takimit me përfaqësue­s të biznesit Min- istrja Qato bëri të ditur se të gjitha shqetësime­t dhe problemati­kat që do të ngrihen nga përfaqësue­sit e grupeve të biznesit ne do t'i ndajmë sipas fushave të përgjegjës­isë për të marrë më pas zgjidhjen për ato çështje që mund të zgjidhen brenda kuadrit ligjor në fuqi. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es Sonila Qato, zhvilloi një takim me: Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, Shoqatën Shqiptare të Turizmit, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Forumin Kombëtar të Biznesit, Shoqatën e Transportu­esve Kombëtarë dhe Ndërkombët­arë të Udhëtarëve, Shoqatën Shqiptare të Operatorëv­e Turistikë, Këshillin e Agrobiznes­it Shqiptar dhe Bashkimin e Industrial­istëve. Në takim, me ftesë të ministres Qato, ishin të pranishëm edhe dy zëvendësmi­nistrat e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta dhe Elton Haxhi. Takimi u zhvillua në kuadër të reformës së deregullim­it, ku përfaqësue­sit e grupeve të biznesit ngritën shqetësime­t e tyre sipas fushave ku ata kryejnë aktiviteti­n ekonomik. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, znj. Sonila Qato garantoi bizneset se çdo problem i ngritur prej tyre gjatë takimit do të trajtohet institucio­nalisht për të gje- tur zgjidhje. Gjatë tryezës sektoriale mbi ekonominë u diskutua mbi problemati­kat lidhur me sistemin fiskal dhe marrjen parasysh të vërejtjeve dhe sugjerimev­e të grupeve të interesit në hartimin dhe përgatitje­n e ligjeve për të bërë të mundur implementi­min sa më të drejtë të tyre. Prob- lemet kryesore që ngritën përfaqësue­sit e bizneseve ishin: rimbursimi i TVSHsë për karburanti­n për transporti­n publik, zbatimi i ndryshimev­e ligjore për TVSH- së në sektorin e hotelerisë, TVSh- je për fasonët, taksa mbi truallin për fabrikat, taksa e ambalazhit etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania